PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ikonat e muzikës aziatike
2016-02-15 11:42:22 CRI Komenti juaj Printoni

Jay Chou

Ai ka lindur më 18 janar të vitit 1979. Jay është një muzikant, kat-autor, producent, regjizor dhe aktor tajvanez.

Në vitin 2000, ai nxorri albumin e titulluar Jay nën firmën e shtëpisë diskugrafike Alfa Music. Që atëherë muzika e tij u bë e njohur në të gjithë Azinë, e sidomos në Tajvan, në pjesën kontinentale të Kinës, Hong Kong, Singapor, Malajzi, Indonesia, Kore, Japoni dhe jashtë vendit si ShBA dhe Australi.

Ai ka shitur më shumë se 30 million albume dhe është nderuar me shumë çmime të ndryshme gjatë karierës së tij muzikore. Chou ka shkruar shumë këngë edhe për këngëtarë të tjerë gjatë kohës kur punonte mbi albumin e tij. Në vitin 2003, ai ishte personazh në revistën aziatike Time magazine, ku u konsiderua dhe u quajt "Mbreti i ri i pop-it aziatik", duke ditur influencën e tij mbi kulturën e popullit. Ai ka mbajtur rreth gjashtë ture botërore, duke performuar në qytete të ndryshme të mbarë botës me mbi 10 milionë fansa.

Kariera e tij kinematografike filloi me filmin " Initial D" (2005); duke u ndjekur nga roli i tij në filmin Curse Of The Golden Flower(2006). Më pas ai ka qënë pjesë e shumë filmave të tjerë duke arritur të deportojë edhe në Hollywoodnë vitin 2011 me filmin The Green Hornet, duke aktruar përkrah Seth Rogen dhe Christoph Waltz. Chou menaxhon kompanin e tij si dhe JVR Music. Ai edhe sot konsiderohet si ikonë e muzikës aziatike.

Andy Lau

Ka lindur më 27 shtator të vitit 1961 dhe është një këngëtarë dhe actor nga Hong Kongu. Ai ka qënë një ndër akorët më të njohur dhe më të pëlqyer të Hong Kongut nga mesi i viteve 80', duke performuar në më shumë se 160 filma dhe duke mbajtur konstant suksesin e tij në muzikë. Praktikisht ai ka qënë një talent i vërtet, një artist i shkëlqyer. Gjatë viteve 90 ai u cilësua nga mediat si një ndër katër "Mbretërit Hyjnorë të Kantopopit".

Lau ka hyrë në Guinness World Records si mashkulli me numrin më lartë të çmimeve të fituara në muzikën kantopop.

Deri në prill të vitit 2000, ai kishte fituar rreth 292 çmime, një numër ky, i parecedent. Në 2005-ën ai u vlerësua me çmimin e Hong Kongut, "No.1 Box office Actor 1985–2005". Në vitin 2007 ai mori një tjetër çmim "Nielsen Box Office Star of Asia" nga kompania Nielsen (ACNielsen). Ai ka qënë dhe mbetet një ndër emrat të cilët kanë bërë histori në muzikë.

Jacky Cheung

Ai ka lindur më 10 korrik të vitit 1961 dhe është kant-autor dhe aktor nga Hong Kongu. Me më shumë se 25 milionë këngë të shitura deri në 2003-shin, ai u rëndit si një ndër katër "Mbretërit Hyjnorë" të Hong Kongut.

Në vitin 2010, ai nisi turin e tij botëror Jacky Cheung 1/2 Century World tour". Turi zgjati një vit e pesë muaj, ku u përfshinë pesë shtete, 77 qytete, me 146 shfaqje dhe me një audiencë prej 2,8milionë fansa. 146 shfaqje, ishte numri rekordi i atij viti ku edhe në vitin 2007 me 105 shfaqje e performime ishte thyer sërish nga ai.

Albumi i tij i ri, Private Corner, u bë albumi i parë Jazz në historinë e Kantopopit.

Gjatë turit botëror "Jacky Cheung 1/2 Century World tour", ai vendosi një rekord të ri në Guinness World record për audiencën më të madhe gjatë një viti. Gjatë vitit të parë të turit të tij botëror u përfshinë 105 koncerte live në 61 qytete rreth Kinës, ShBA-së, Malajzisë, Singaporit dhe Australisë.

Cheung u nderua me çmimin prestgjoz "Honor of Golden song 35th Anniversary Award" në RTHK Top 10 Gold Songs Awards. Ai mbetet një ikonë e muzikës aziatike.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China