PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jet Li dhe pasioni i tij për artet marciale
2016-02-11 09:09:27 CRI Komenti juaj Printoni

"Ti mund të më mundësh në luftim, por mos më prek flokët!"

Kush mund ta ketë thënë këtë shprehje, që në fakt është e njohur për fansat e aktorit të madh kinez?

Bëhet fjalë për Jet Li, i njohur për publikun shqiptar përmes filmave me temë nga artet marciale.

Biografia

Jet Li një nga aktorët më të njohur kinezë të arteve marciale, i cili ka interpretuar dhe në filma të huaj është kampion i arteve Wushu. Emri i tij i vërtetë është Li Lian Jie, ka lindur në Pekin në 26 prill të vitit 1963.

Jet Li ishte fëmija i fundit i një familjeje me 2 djem e dy vajza, i cili në vitet e para të jetës kaloi vështirësi edhe për shkak të mbetjes jetim nga vdekja e të atit, kur ishte vetëm 2 vjeç. Pasioni për artet marciale i lindi qysh kur ishte një vogëlush 8 vjeçar dhe nisi të stërvitej me një ekip të Wushu-së. Gjatë karrierës së tij në këtë sport ai ka fituar 15 medalje ari dhe 1 argjendi, kur u shkëput nga garimet në moshën 17 vjeçare.

Pasion i madh i Jet Lisë u bë filmi dhe kur ishte vetëm 19 vjeç atij iu ofrua roli i parë në filmin "Tempulli Shaolin".

Përveç wushu-së Jet Li njihte dhe ushtronte dhe arte të tjera marciale, por stili më i përdorur dhe i pëlqyer i tij ishte ai i veriut të Shaolin i njohur me emrin "Fanziquan", si dhe ai "Changquan".

Në përvojën e tij të arteve marciale Jet Li ka mësuar shumë dhe përdorimin e armëve të lashta ndër të cilat Jian (shpatë e drejtë) apo Gan e Sanjiegun.

Përsa i përket jetës private Jet Li u martua për herë të parë me Huang Qiuyuan, e cila ishte gjithashtu anëtare e ekipit të wushusë në Pekin dhe protagoniste në filmin "Fëmijët nga Shaolini". Çifti pati dy vajza deri në vitin 1990 kur u divorcua. Më pas Jet Li u martua me aktoren nga Shangai Nina Li Chi, me të cilën ka dy vajza. Pas një përvoje të gjatë pune dhe jete në SHBA, Jet Li mori nënshtetësinë amerikane, por në vitin 2009 ai hoqi dorë prej saj dhe zgjodhi nënshtetësinë singaporase, me qëllim arsimimin e dy vajzave të tij.

Ndër pasionet e shumta të aktorit të njohur të arteve marciale, Jet Li është dhe budizmi tibetian, leximi, shëtitjet me biçikletë, badmintoni apo pingpongu. Në vitin 2009 ai promovoi dhe programin e tij të fitnessit të quajtur Wuji, i cili bazohet në teknikën e arteve marciale Wushu, në yoga dhe pilates. Jet Li njihet dhe si bamirës, me veprimtarinë e tij mbështetëse të Kryqit të Kuq, si dhe ka krijuar një fondacion jofitimprurës bamirësie të njohur si "The One Foundation".

Është interesant fakti që Jet Li tregon se në jetën reale ai nuk i ka përdorur kurrë artet marciale.

Filmografia e Jet Li

Ka nisur interpretimin që në vitin 1982 me filmin "Tempulli Shaolin" kur ishte vetëm 19 vjeç për të vazhduar më pas me "Fëmijët e Tempullit Shaolin" dhe ka patur një karrierë të pasur në industrinë kineze të filmit. Pjesa më e madhe e filmave të tij janë aksion dhe të bazuar në lavdinë e arteve marciale, me regji të Wong Fei Hung. Ndër këta mund të përmendim "The Warlords" (2007), "Hero" (2002), "Black Mask" (1996), "The Flying Swords of Dragon Gate" (2011) Por Jet Li është bërë i njohur ndërkombëtarisht si mjeshtër i arteve marciale edhe përmes roleve të tij në filmat e huaj.

Ndërsa në filmat e huaj janë tashmë të njohur "The Expendables" (2012) ,"The Mummy Tomb of the Dragon Emperor" (2008), "The Forbidden Kingdom" (2008), "Lethal Weapon" (1998) , "The One" (2001)

Çmime dhe medalje

Jet Li gjatë karrierës së tij të gjatë si aktor është nderuar me çmime nga kinematografia kineze, aziatike por dhe ndërkombëtare. Ai ka fituar 4 herë çmime dhe 10 nominime në Festivalin e 26-të dhe 27-të të Filmit në Hong Kong, si "Aktori më i mirë". Jet Li është nderuar me çmimin "Kali i artë" si "Aktori më i mirë" në interpretimin e filmit "The Warlords",por edhe me Çmimin e Filmit Aziatik" në 2008, çmimin si "Aktori më i mirë" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shangait po në 2008 në 2003 Jet Li u nderua për interpretimin më të mirë në aksion nga MTV Movie Awards, një çmim që e kishte marrë për disa vite rresht nga ky kompeticion edhe në vitet 2002, 2001, 1999. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China