20150130Culturebeatpj2 |
Gigi Leung Wing-kei
Ajo ka lindur më 25 mars të vitit 1976 në Hong Kong dhe është një këngëtare kantopopi si dhe akore e njohur.
Kur ajo lindi, i vendosën emrin Leung Bik-zi, por në moshën 7 vjeçare e ëma i ndryshoi emrin në 'Wing-kei' pasi kur ajo ishte e vogël vuante nga kriza të vazhdueshme azme, dhe nënës së saj i kishin thënë që nëse do t'i ndryshonte emrin, shëndeti i saj do të përmirësohej. Dhe në të vërtetë, ashtu ndodhi.
Kur ajo ishte adoleshente mori një tjetër emër, kësaj radhe pseudonomin "vajza e gjatë" pasi ishte rreth 1,76cm.
Ajo ka një vëlla binjak të quajtur Keith Leung
Filmi i saj i parë ishte në vitin 1995 me titull "Doctor Mack". Suksesi i këtij filmi, i solli një tjetër rol në filmin "Full Throttle" në po të njëjtin vit.
Kariera e saj muzikore filloi me debutimin e albumit "Love Myself". Aty u hapen dyert e karierës së saj muzikore, nga ku sot njihet si ikonë e muzikës aziatike.
Teresa Teng
Ky emër i madh, ky yll i skenës aziatike lindi në 1953-shin dhe arriti të shndrit deri në 1995-ën. Bokuroshja tajvaneze Teresa Teng vuante nga azma dhe ndërroi jetë në moshën 42 vjeçare nga një vështirësi në frymëmarrje, kur ajo ndodhej me pushime në Tajlandë. Ajo njihet për vlerat dhe muzikën e saj e cila ka lënë gjurmë të thella në historinë e artit aziatik dhe emri i këtij ylli nuk do shuhet asnjëherë, por do vazhdojë të përcillet nga brezi në brez.
Ajo shijoi famën për herë të parë në vitin 1968 gjatë një performimi në televizor, i cili bëri të mundur që ajo të firmoste një kontratë. Ajo ka hedhur në treg albume të ndryshme nën firmën e shtëpisë diskografike "Life Records".
Në 1973 ajo u përpoq të hynte në tregun japonez duke u paraqitur nën labelin japonez "Polydor". Më në fund, pas një viti performime ajo u vlerësua si "Best New Singing Star", dhe kështu arriti të ndriçonte edhe në tregun japonez.
Në Kinë ajo u prit mjaftë mirë dhe u pëlqye shumë nga publiku i cili e vlerësoi dhe e mban ende sot kujtimin e saj gjallë.
Faye Wong
Ka lindur më 8 gusht të vitit 1969, kinezja nga Hong Kongu është e njohur si kant-autore dhe aktore.
Në fillimet e karierës së saj do e hasim me emrin Shirley Wong. E lindur në Pekin, ajo u vendos në Hong Kong në 87-ën, ku vetëm në fillimet e viteve 90 arriti të vihej re në muzikë, për talentin e saj. Në vitin 2000 ajo u vlerësua nga "Guinness World Records" si "artistja femër më e shitur në Canto-Pop".
Pas martesës së saj së dytë në 2005-ën, ajo u largua nga skena për disa kohë, për t'u rikthyer sërish në vitin 2010 .
Ajo ka bashkëpunuar me emrat më në zë të skenës si Cocteau Twins, etj ku dhe ka kënduar përveç gjuhës së saj edhe në anglisht. Do të përmendja hitin e saj të famshëm "Eyes on Me" – e cila këngë u përdorë si kënga bazë në vidiolojrat "Final Fantasy VIII". Në Enciklopedinë Bashkohore të Kulturës kineze ajo është cilësuar nga Jeroen de Kloet si "këngëtare, aktore, mit, VIP, seks symbol dhe divë në të njëjtën kohë." (Raela Hafizi)