20150130CultureBeatPj1 |
Ryva Kajtazi "Mos Harro"
Ryva Kajtazi është këngëtare e njohur shqiptare. Ajo përveçse këndon dhe pëlqehet në trevat shqip-folëse, gjithashtu ajo ka kënduar për një publik më të gjërë, ndërkombëtar, si në Zvicërr, Gjermani e ShBA etj.
Me zërin e saj të plotë, të fuqishëm e mjaft karakteristik, por në të njëjtën kohë me prezencën e saj bombastike, ajo arrinë të tërheq fansa kudo që performon, qoftë brënda dhe jashtë vendit. Në vitin 2008 ajo ka marrë pjesë në festivalin"Kënga Magjike" me këngën "me pizhamat e tua", e cila pati mjaft sukses, pasi mori shumë klikime nga publiku dhe duartrokitje. Po në atë vit ajo u vlerësua me çmimin "Vidioklipi më i mirë Hip Hop dhe RnB". Këtë vit ajo vjen me hitin e saj më të fundit, i cili është një baladë dashurie e titulluar "Mos Harro". Kjo këngë dashurie ka marrë mjaft klikime në youtube si dhe po shpërndahet mjaft shpejt në rrjetet sociale.
Eni Koçi "Si dikur"
Eni Koçi, motra e vogël e këngëtares të njohur Greta Koçi. Vajzat shkodrane kanë karrierën e tyre përkatësisht në muzikë, edhe pse kanë performuar së bashku disa herë. Pas hitit të saj të fundit në bashkëpunim me Gretën dhe repper-in Gold G, i cili pati vërtet shumë sukses. Tani vjen me një tjetër hit, i cili po pëlqehet mjaft shpejt dhe po shpërndahet nga të rinjt nëpër rrjetet sociale. Kënga titullohet "Si dikur" dhe është një këngë dashurie por e paraqitur jo nën ritme melankolike që ne jemi mësuar t'i dëgjojmë këto këngë por ritmike dhe do ta quaja pa frikë një këngë club-esh.
Enis Bytyçi " Sillesh"
Këngëtari Enis Bytyçi pas një periudhe shkëputje nga skena shqiptare është rikthyer me një punim të ri, sigurisht dashurie. Kënga titullohet "Sillesh" dhe i përket rrymës turbo-folk. Kjo këngë po pëlqehet shumë pasi ka ritme dhe përkëdhel me fjalë të ëmbla vajzat. Epo të gjithë e dimë se ne vajzat i kemi shumë për zemër fjalët e ëmbla, përkëdheljet e ledhatimet. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku.(Raela Hafizi)