PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Njihuni me Hakka-t dhe banesat Tulou, pjesë e UNESCO-s
2016-01-28 14:50:03 CRI Komenti juaj Printoni

Banorët Hakka janë të famshëm për Tulou-t (blloqet e shtëpive në formë rrethore), kukullat prej druri, pjatat e shëndetshme e të shijshme, çajin dhe këngët popullore.

Banorët Hakka i përkasin grupit Han, paraardhësit e tyre banuan në Luginën e Lumit të Verdhë deri kur lufta dhe thatësira i çuan drejt pjesës jugore të Kinës.

Banorët Hakka janë shpërndarë në Fujian, Guandong dhe në juglindje të Azisë.

Gatimet e njohura të banorëve Hakka

Në kuzhinën e banorëve Hakka kryeson mishi. Për një shef të lartë kuzhine në këtë vend, synimi kryesor është përmirësimi i shijes së pjatave si dhe ruajtja e vlerave ushqimore dhe freskisë së përbërësve. Ata përdorin kripë dhe salca të ndryshme, dhe kështu pjatat Hakka cilësohen për aromën dhe shijen e tyre. Gatimet më të njohura në këtë zonë janë pula në avull, pula e pjekur me kripë, mishi i derrit dhe trangulli i detit.

Për të festuar Vitin e Ri kinez, banorët Hakka therin derrat dhe përgatisin një banket. Pjesët më të mira përdoren për supë. Gjaku dhe të brendshmet e derrave përdoren për skuqje apo për forma të tjera gatimi. Gjaku i derrit ushqen trupin dhe pastron gjakut, ndërkohë mëlçia e derrit përmirëson shikimin dhe ushqen energjinë e veshkave, po ashtu supa me mish derri zbukuron lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e brendshëm. Duke ngrënë pjesë të veanta të kafshëve mund të përmirësohet shëndeti i organeve korresponduese në trupin e njeriut.

Festa e toufu-së Hakka: Nëse nuk konsumojmë mish, toufuja shfaqet si burim i mirë proteinash. Për më tepër, toufuja ju mban elegantë. Banorët Hakka shpikën makaronat toufu. Nëse provoni një kafshatë, menjëherë do t'ju pëlqejnë. Festa e tyre e toufu-së, ku shërbehen disa ushqime të vogla prej toufu-je, tofu të skuqura, në poçen e nxehtë, tofu me oriz veshtullor dhe tofu të fermentuar ju bën që të provoni shije të reja.

Këngët popullore të banorëve Hakka

Muzika popullore e banorëve Hakka reflekton jetën idilike në zonat kodrinore të jugut të Kinës. Në çdo kohë, gjatë punës, kohës së lire dhe festave, banorët Hakka i shprehin ndjenjat e tyre përmes këngëve

Pjesa më e madhe e banorë këndojnë këngë folkloriek gjatë kohës së vjeljes së çajit. Në fillim performohej solo, por me kalimin e kohës u zhvillua në korr. Pas mesit të shekullit të 15-të, hynë koshat e çajit, erashkat dhe shamitë e dorës.

Në ishullin Meizhou ku jetojnë banorët Hakka organizohet një festival i përvitshëm këngësh popullore.

Tulou, shtëpitë e Hakka-ve, pjesë e UNESCO-s

Ndërtesat tulou në Fujian ndodhen kryesisht në distriktet Yongding, Nanjing dhe Huaan, që shtrihen në malet e larta të provincës Fujian. Këto ndërtesat në Fujian janë banesa të mëdha e të vetme në botë në zonat malore dhe janë të njohura për stilin e tyre të veçantë të ndërtimit, historinë dhe kulturën e tyre të gjatë. Më 6 korrik 2008 ndërtesat tulou të Fujian-it u përfshinë në "Listën e trashëgimive botërore" në Konferencën e 32-të Botërore të Trashëgimive, të mbajtur në Kanada.

Tulou-t në Fujian filluan të ndërtoheshin në periudhën e dinastive Song dhe Yuan. Këto tulou të ndërtuara sipas relievit të maleve, të planifikuara në mënyrë racionale dhe të mbështetura mbi konceptin e gjeomancisë të arkitekturës tradicionale kineze, janë të përshtatshme për banimin e përqendruar të një farefisi dhe në përputhje me kërkesat e mbrojtjes. Në ndërtimin e këtyre tulou-ve janë përdorur në mënyrë të mrekullueshme copat e vogla të tokave të sheshta në mes të maleve dhe materiale ndërtimi të marra në vend, si drurë, gurë etj. Këto banesa ishin të forta, të bukura dhe të afta për mbrojtje.

Koha për ndërtimin e një tulou të zakonshëm ishte shumë e gjatë, në përgjithësi duheshin 2 ose 3 vjet dhe 300-500 metra kub drurë, madje dhjetëra vjet dhe përpjekjet e disa brezave të punëtorëve për ndërtimin e një tulou të madh. Tulou-t me muret e trasha në pjesën e poshtme janë shumë të fortë dhe u qëndrojnë mirë erës, ujit dhe tërmetit, e disa prej tyre janë të qëndrueshme edhe ndaj zjarrit. Të gjithë tulou-t u kanë rezistuar provave të tërmeteve të ndryshme dhe qëndrojnë ende më këmbë. P. sh. "Huanjilou" në lokalitetin Hukëng të distriktit Yongding, i ndërtuar në vitin 1693, ka përjetuar shumë herë tërmete gjatë 300 vjetëve dhe vetëm tërmeti i madh që ra më 6 prill të vitit 1918 sipas kalendarit bujqësor kinez ka lënë një të çarë të vogël prej 50 centimetrash në të djathtë sipër mbi portën midis katit të 3-të dhe atij të 4-t. Për shkak se muret e tulou-t të rrumbullakët janë 1.2 metra të trasha në pjesën e poshtme, pak të pjerrët përbrenda e në formë trapezi, ato kanë forcë të madhe centripete. Kështu që pas 70 vjetëve kjo e çarë gati u bashkua vetvetiu në mënyrë të mrekullueshme.

Veçoria tjetër e këtyre banesave është struktura shumë e rregullt, të gjitha dhomat janë të një madhësie. Pjesa më e madhe e tyre kanë vetëm një portë dhe nga një oborr të brendshëm secili, në to mund të rezervohen drithëra për gjysmë viti dhe ato mund të shërbejnë si kështjellë për t'u mbrojtur nga vjedhësit e banditët. Këto ndërtesa janë të freskëta në verë e të ngrohta në dimër dhe janë shumë të pastra, sepse oxhakët i kanë të futur brenda në mur. Ndërtimi i tulou-ve është edhe shprehja e besimit në gjeomanci nga banorët vendës këjia. Kur mendonin se diku mund të kishte rrezik, ata gdhendnin disa hieroglife mbarësie ose vinin figura bagua (8 trigrama), dhe ndërtesat e rrumbullakëta pa kënde mund të largonin lehtë rreziqet, prandaj pas dinastisë Qing të gjithë tulou¬-t janë të rrumbullakët.

Tulou-t jo vetëm kanë karakteristika të theksuara në stilin e ndërtimit, por edhe emrat e tyre janë kuptimplotë. P. sh. emri "Dongshenglou" ka kuptimin e ngritjes së diellit mëngjesor nga lindja dhe se kjo ndërtesë e ka portën nga perëndimi. Emri "Zhenfulou" na tregon se ky tulou është ndërtuar nga z. Su Zhenfu. Ndërsa në emrat "Qingfulou", "Fuyulou", "Zhenchenglou", "Qingchenglou" gjendet hieroglifi "fu" (lumturi) ose "cheng" (sukses), sepse stërgjyshi i banorëve të tyre e kishte emrin Song Fucheng. "Wanfenglou" do të thotë se përpara tulou-t ngrihet maja e malit Bijiashan, "Huaxinglou" na tregon se ndërtesa është e rrethuar prej ujit nga 3 anë, kurse emri "Qunxinglou" dëshmon se ky tulou është ndërtuar së bashku nga një grup njerëzish etj. Me një fjalë, këto ndërtesa kanë emra të shumëllojshëm që shprehin kuptime të larmishme.

Pas viteve '60 të shekullit të 20-të pushoi ndërtimi i tulou-ve tradicionalë. Tani në perëndim e jug të provincës Fujian ndodhen dhjetëra qind tulou të formave të ndryshme, më shumë ata gjenden në distriktet Yongding e Nanjing, që kanë secili mbi 100 tulou. Vetëm në lokalitetin Hukëng të distriktit Yongding ka 54 tulou. Pjesa më e madhe e këtyre ndërtesave janë ruajtur në mënyrë të plotë dhe në to banojnë ende njerëz. Në mes të shtëpive të thjeshta këta tulou duken shumë tërheqës. Tulou "Chengqilou" në fshatin Gaobei të distriktit Yongding shfaqet shpesh në filma e telenovela, madje është përfshirë në "Fjalorin e monumenteve historike të Kinës" dhe në koleksionin e pullave të "banesave" kineze. Kjo ndërtesë e rrumbullakët është bërë e njohur si përfaqësuese e tulou-ve të banorëve këjia të provincës Fujian

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China