PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mozaik kulturor nga Kina
2016-01-28 14:51:27 CRI Komenti juaj Printoni

Veprimtaria "Gëzuar Vitin e Ri kinez 2016" në 140 vende të botës

Jemi në kulmin e festimeve të Viti të ri kinez, ku përveç qytetarëve që ndezin atmosferën e festës me lëvizjen drejt vendlindjes, është gjallëruar së tepërmi dhe jeta kulturore. Për këtë në një konferencë për shtyp mbajtur ditët e fundit në Pekin, zëvendësministri I kulturës Ding Wei prezantoi veprimtaritë që kanë nisur të organizohen dhe do të vijojnë deri në mes të shkurtit, me moton "Gezuar Vitin e Ri 2016".

Ai bëri të ditur se veprimtaritë zhvillohen nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Jashtme dhe Administratës së Hapësirës Kibernetike të cilat ftojnë sipërmarrjen vendëse dhe të huaj të bëhet pjesë e këtij organizimi të përvitshëm. Sipas zvministrit Ding, me rastin e Vitit të Ri do të organizohen 2100 veprimtari në 400 qytete të vendit si dhe në 140 vende të botës. Veprimtaritë do të jenë me karakter tradicional si panairet e tempujve, festivali I fenerëve, parada, hapje ekspozitash si dhe aktiviteve për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kinës.

Zëvendësministri I kulturës Ding tha se veprimtaritë në moton "Gëzuar Vitin e Ri 2016" do të përshkohen nga plani I 13-të 5 vjeçar për promovimin e kulturës kineze në botë. Është ftuar sipërmarrja që të jetë aktive në zhvillimin e aktiviteteve, çka do të ndihmojë dhe në promovimin e vetë bizneseve. Ndër bizneset që tashmë I janë përgjigjur ftesës për mbështetje të veprimtarive me rastin e Vitit të Ri kinez janë Banka e Kinës, Banka Tregtare Industriale, Kompanitë Jingdong, Baidu dhe Pepsic o. Veprimtaritë festive me moton "Gëzuar Vitin e Ri Kinez" kanë nisur në vitin 2009 në kundesin e Ministrisë së Kulturës si dhe të autoriteteve të tjera shtetërore në vend dhe në to janë përfshirë dhe pjesa më e madhe e komuniteteve të kinezëve jashtë vendit. Kjo veprimtari në vitin 2015 realizoi 800 programe në më shumë se 320 qytete në 118 vende të botës.

Filmi i animuar "Kung Fu Panda 3" premierë në 29 janar

'Kung Fu Panda 3' filmi I animuar në 3D mbërriti javën e kaluar në Shangai dhe në prag të premieres së tij më 29 janar njëkohësisht në Kinë dhe SHBA protagonistët dhanë një konferenc për shtyp.

Superylli Jackie Chan është rikthyer ekskluzivisht për versionin në anglisht si Master Monkey,por dhe në versionin në kinezisht të babait biologjik të Panda Po's.

Në fjalën e tij para gazetarëve Chan tha se I duket sikur ndodhet në shtëpi, pasi prej 10 vjetësh ai ka dhënë zërin e tij për filmin e suksesshëm.

Në konferencën për shtyp ishin të pranishëm dhe Jack Black, i cili interpreton zërin e Panda Po në versionin anglisht, si dhe aktorja Kate Hudson. Jack Black u shpreh shumë entuziast për takimin e tij të pare me Jackie Chan. Madje ai iu drejtua shumë i lumtur gazetarëve me fjalët " Kam realizuar 3 filma në bashkëpunim me Jackie Chan 'Kung Fu Panda' 1, 2, dhe 3, por e takoj personalisht për here të pare dhe jam i mrekulluar."."

Edhe këngëtari i njohur Jay Chou zëri i të cilit interpreton në film personazhin e Majmunit u prit me interes nga media madje performoi dhe një fragment nga kollona sonore e "Kung Fu Panda 3"

Dixhitalizohet Muzeu i Rajonit Autonom të Tibetit

Muzeu i Rajonit Autonom të Tibetit në kryeqendrën Lhasa ka dixhitalizuar koleksionin e tij të çmuar. Tashmë janë dokumentuar mbi 10 mijë relikte kulturore, bëjnë të ditur burime nga Muzeu.

I hapur në vitin 1999 Muzeu është i pari objekt muzeal modern në jugperëndim të Rajonit Autonom të Tibetit dhe me një koleksion të pasur prej 520 mijë objektesh. Në sistemin e katalogimit të Muzeut janë përfshirë kërkime shkencore dhe arkeologjike. Punonjësi i Muzeut Basang Paentog, duke folur për "China Daily" thotë se dixhitalizimi i Muzeut nisi në vitin 2013, kur në Rajon filloi monitorimi 3 vjeçar i relikteve kulturore. Sipas tij dokumentimi përfshin emërtesat e objekteve, kategorizimin e tyre, datat, përmasat, përmbajtjen si dhe kushtet e ruajtjes, por këtu nuk mungon as fotografimi i objekteve dhe numri identifikues. Përditësimi i dokumenteve muzeale pritet të ndihmojë në ruajtjen e tyre. Sipas specialistit të Muzeut Basang Paentog, dokumentimi I pikturave të njohura si "thangka" përbën një sfidë, pasi ishte e vështirë të konfirmohej stili,data apo autori I disa prej këtyre objekteve. "Thangka" është stili tradicional i pikturës budiste tibetiane.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China