20160128Palimsest01 |
Ushqimi në historinë e lashtë të Kinës ka patur një rol të rëndësishëm në kulturën e vendit. Mjafton të kujtojmë se çdo vit kinezët anembanë vendit por dhe ata që jetojnë jashtë përkujtojnë festa të ndryshme të cilat i quajnë festivale, ku spikat ushqimi. Por këto nuk janë thjesht ushqime që përgatiten me raste festash. Ato kanë domethënie të veçantë që lidhet me fatin e mirë, plotësimin e dëshirave, familjen e bashkuar apo përkujtime.
Origjina e simbolikës ushqimore në Kinë
Simbolika ushqimore në Kinë e ka zanafillën 2 mijë vjet më parë kur popullsia vendëse kishte një traditë bestytnish, të lidhur kryesisht me ngjarjet e rëndësishme në jetën e vendit apo edhe të qytetarëve. Ashtu siç ndodh te numrat, edhe në llojet e ushqimeve kinezët shprehin simbole bazuar në shqiptimin e emrave të tyre. Këto ushqime janë karakteristike në ditët e festave kryesore siç është Festivali I pranverës apo Viti I ri kinez, Festa e mesvjeshtës etj.
Le të njohim disa nga ushqimet simbol të Kinës
Keku I vitit (年糕 niángāo /nyen-gao/) ka për simbol rritjen e begatisë, pasi shqiptimi I kësaj fjale është I njejtë me atë "vit me rritje"
Dumplings- një nga gatimet më popullore kineze simbolizojnë pasurinë
Karamelet- simbolizojnë dëshirat e realizuara, një jetë të ëmbël.
Festivali I Fenerëve zhvillohet sipas kalendarit hënor kinez gjatë Hënës së plotë dhe simbolizon bashkimin familjar. Por një gatim me toptha orizi të ëmbëla të hedhura në supë, I quajtur në kinezisht (汤圆 tāngyuán /taang-ywen/ 'soup round') simbolizon bashkimin familjar, unitetin.
Pakica kombëtare Miao kremton Festën e ushqimit të motrës, e cila përkon me ditën e 15-të të muajit të tretë të kalendarit hënor kinez. Kjo popullsi banon në provincën Guizhou dhe në këtë festë zakonisht hanë oriz në katër ngjyra të ndryshme, që simbolizon pikërisht këtë etni.
Orizi katërngjyrësh simbolizon një jetë plot ngjyra por me solidaritet. Orizi merr ngjyrë të verdhë, të zezë dhe të kuqe pasi ziehet me gjethe manaferrash apo me lule të ndryshme.
Festivali I Varkës së Dragoit – është një ndër festat më popullore në Kinë, kur në kohën e lashtë përkujtohej poeti I njohur patriot Qu Yuan.
Ushqimi simbolik I kësaj feste janë dumplings me oriz të ëmbël mbështjellë me gjethe, i njohur si (粽子 Zòngzi /dzongdzuh/).
Festivali I Mesvjeshtës është një ndër festat tradicionale të Kinës, ku anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre mblidhen duke festuar së bashku. Edhe në tryezën e festës ushqimet simbolizojnë bashkimin.
Keku I hënës- simbolizon bashkimin familjar, pasi kjo llëj ëmbëlsire në formë të rrumbullakët ngjan me një familje të bashkuar dhe simbolizon lumturinë e begatinë.
Simbolet ushqimore të dasmave kineze
Një traditë kineze është ajo e vendosjes së farërave të lotusit, shalqinit apo kungullit në tryezën e dasmës.
Farërat simbolizojnë një numër të madh fëmijësh, sepse shqiptimi I fjalës farë ngjan me atë të fjalës fëmijë në kinezisht.
Gaforre dhe pulë-në tryezën e dasmës simbolizon një martesë të lumtur
Një nga hieroglifet kineze të fjalës gaforre apo e fjalës pulë ngjan me atë të fjalës dragua dhe feniks, të cilat simbolizojnë bashkimin mashkull-femër në kulturën e lashtë kineze.
Simbolet ushqimore të ditëlindjeve kineze
Noodles- Në festat e ditëlindjeve në Kinë nuk mungon ushqimi karakteristik noodles, I cili simbolizon jetëgjatësinë. Duke qenë se noodles që mund ti quajmë ndryshe dhe makarona kineze janë të gjatë mendohet se kjo simbolizon jetën e gjatë, por ndalohet që të pritet noodles, thjesht për bestytni.
Pjeshkat- sipas miteve kineze pjeshkat janë një fryt I shenjtë dhe përdoren në tryezat e datëlindjeve si simbol I jetëgjatësisë.
Ushqimi I lindjes së një foshnjeje
Vezët- Kur familja organizon një banket me rastin e lindjes së një anëtari të ri të saj në të nuk mungojnë vezët, që janë simbol I pjellorisë. Pas lindjes së një fëmije prindërit, sipas traditës së lashtë kineze mund tu japin të afërmve "vezë të kuqe të ziera", duke njoftuar kështu lindjen e fëmijës. (Eda Merepeza)