PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Beyond
2016-01-25 08:45:24 CRI Komenti juaj Printoni

Beyond është një grup muzikor nga Hong Kongu i formuar në 1983. Grupi u bë i njohur në Hong Kong, Tajvan, Japoni, Malajzi dhe Kinë. Grupi akoma konsdierohet si një ndër grupet më me influencë dhe të famshëm nga Hong Kongu.

Në 93-shin lideri i grupit Wong Ka Kui vdiq gjatë xhirimeve të Fuji Television në Tokyo për një show televiziv. Por grupi vazhdoi të këndonte e të performonte edhe pas vdekjes së Wong Ka Kui-t. Në 2005-ën, pjestarë e tjerë të grupit Paul Wong, Wong Ka Keung dhe Yip Sai Wing vendosën të ndjekin se cili karierën si solist, ndërsa përsa i përket grupit Beyond, ai u shpërbë zyrtarisht.

Në fillimet e viteve 80', Wong Ka Kui dhe Yip Sai Wing filluan edhe një herë si muzikantë të rinj dhe që të dy kishin interes për muzikën progressive rock të grupit të mirënjohur Pink Floyd.

Në vitin 1983, ata vendosën të marrin pjesë një konkurs muzikor për "Guitar magazine", dhe vendosën të krijojnë një grup.

Një kitarist i quajtur William Tang dëshironte që emri i grupit të transmetonte një ndjenjë më të madhe, më të gjërë, e cila do të përcillej më tej..do të shkonte më larg. Kështu emri i grupit ishte tashmë i vendosur pasi i plotësonte të gjitha kriteret, "Beyond".

Por megjithatë emri i grupit nuk ishte difinitiv pasi vetë muzika e tyre ishte eksperimentale, ndaj Wong Ka Kui dhe një muzikant tjetër Joey Tang formuan një grup të përkohshëm të quajtur NASA. Ky grup po eksperimentonte rrymën didart rock dhe English pop.

Në vitin 93 gjatë një show-i televiziv në Fuji Television në Tokjo, platform e skenës e cila ishte rreth 3 metra e lartë pësoi difekt gjatë kohës kur në të po qëndronte aktori japonez Teruyoshi Uchimura dhe lideri i grupit Wong Ka Kui. Të dy artistët u rrëzuan nga skena dhe pësuan dëmtime serioze, ku lideri i grupit qëndroi një jave në koma, e cila më pas solli dhe vdekjen e tij në moshën 31 vjeçare.

Pas vdekjes së tij pati shumë diskutime nëse grupi duhet të vazhdonte me pjestarët e mbetur apo të shkrihej e të riformohej diçka e re.

Në fakt ata performuan si grup në nëntor të vitit 1993 në Hong Kong. Në këtë epokë të re për grupin, albumi erdhi me një frymë ndryshe. Ata po performonin alternative rock ndryshe nga progressive rock që është përdorur më pare Albumi i tyre i parë pas vdekjes sët Ka Kui u titullua 2nd Floor Back Suite.

Në vitin 2009, Wong Ka Keung dhe Paul Wong zhvilluan një një sër koncertesh të titulluar "This is Rock & Roll" në Hong Kong.

Koncertet e tyre korrën mjaft sukses.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China