20160123CultureBeatPj1 |
Lindita Halimi ose siç njihet nga të gjithë me emrin Linda, është një këngëtare e talentuar shqiptare. Linda ka filluar karierën e saj muzikore që në një moshë të vogël, por vetëm kur ajo mori pjesë në edicionin e 3-të të emisionit shqiptarë për përzgjedhjen e talenteve muzikorë, "Ethet e së Premtes mbrëma" ku ajo arriti deri në finale, atëherë i gjithë publiku filloi të njihej më së miri me talentin e Lindës. Pas këtij konkursi Linda mori pjesë edhe në "Top Fest" ku në vitin 2007 u vlerësua me çmimin "Best New Artist", në vitin 2008 ajo mori pjesë në festivalin "Rock Për Rock" ku mori vendin e 2-të, gjitahshtu mori pjesë edhe në edicionin e 5-të të "Top Fest" ku u vlerësua me çmimin nga "Vodafone Club". Në edicionin e 6-të të "Top fest" në vitin 2009 Linda u nderua në këtë event me çmimin "Grand Prize". Gjithashtu në vitin 2009 mori pjesë edhe në festivalin prestigjoz "Kënga magjike" duke marrë çmimim "Best Rock", dhe në festivalin "Kosovarja" këndoi dhe mori vendin e 2-të.
Këngëtarja Linda Halimi për një kohë të gjatë ishte larguar nga skena shqiptare duke vazhduar drejt Amerikës, ku edhe atje për një kohë të gjatë nuk u shfaq në skenat muzikore, deri së fundmi tek "American Idol" ku u paraqit me këngën "This is a man's world" dhe u pëlqye jashtzakonisht shumë për zërin e saj duke u kualifikuar për në fazën tjetër.
Tashmë emri i saj po përmendet vazhdimisht në mediat shqiptare për suskesin e arritur atje, por mediat shqiptare nuk e lënë pa përmend sado pak edhe jetën e saj private, e veçanarisht martesen e saj me reperin amerikan Big D.
Linda po sulmohet jashtzakonisht shumë nga mentaliteti shqiptar, i cili e paragjykon disi faktin që partneri i Lindës dhe tashmë burri i saj, pasi ato e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, është afro-amerikan. Mirëpo Linda nuk është aspak e ofenduar nga të gjitha këto fjalë dhe paragjykime, përsa i përket bashkëshortit të saj.
Ajo i ka bërë një dedikim bashkëshortit të saj për arritjet e saja deri më tani, duke u shprehur kështu:
"Arritja ime më e madhe është dashuria jote për mua. Ti më kompleton në çdo mënyrë. Të dua sepse edhe Zoti të do ty. Jam gruaja më e lumtur në botë për mënyrën si trajtohem nga ti".
Këngëtarja Lindita Halimi e cila prej disa vitesh jeton në Amerikë, ka kohë që kishte paralajmëruar pjesmarrjen e saj në një talent show të famshëm atje.
E në fakt kështu ndodhi. Linda është paarqitur në spektaklin e talenteve "American Idol", ku ka kënduar këngën "This Is A Man's World" duke mahnitur jurinë e cila përbëhej nga : Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.
Zëri i saj spektakolar i mundësoi Lindës që të jetë pjesë edhe në fazën e ardhshme dhe këtë gjë e konfirmoi vetë J.L. I urojmë suksese të mëtejshme këngëtares shqiptare, pasi të gjithë ne ndjehemi mirë dhe krenarë kur vendi ynë prezantohet nga talente të tilla nëpër botë.
(Raela Hafizi)