20150116CultureBeatPj2 |
Dong Young-bae ka lindur më 18 Maj 1988, dhe ai është i njohur më shumë me emrin e tij të skenës Taeyang që do të thotë diell. Ai është një kantautor nga Koreja e Jugut. Pas performimit të tij të parë në videon muzikore të Jinusean të titulluar "A-yo", Taeyang u nënkontraktua nga YG Entertainment që në moshën 12 vjeçare. Pas gjashtë vite punë të lodhëshme, impenjim e sakrificë ai arriti të bëjë debotimin e tij të 2006-ës si pjesëtar i grupit koreanojugor Big Bang.
Albumi i tij i dytë Rise u rendit në majat e listës muzikore US Billboard 200 Chart, duke u bërë kështu albumi më i mirë i një solisti Korean. Hiti i këtij albumi titullohet "Eyes, Nose, Lips".
Singëll-i i tij i titulluar "Ringa Linga" doli në treg më 9 nëntor të 2013-ës. Taeyang u rendit i 33-ti në listen kritike të "100 fytyra mashkullore më të bukura për 2013-ën". Në vitin 2014, shtëpia diskografike YG bëri me dije se albumi i ri i Taeyang do të dalë në qershorë të po atij viti me titull "Rise". Menjëherë pas daljes së këtij albumi, ai u rëndit i pari në çdo listë muzikore në Kore dhe jo vetëm. Kur albumi "Rise" ishte në kulmin e tij, ai ishte në vendin e parë në iTunes R&B/SOUL Album Chart në 19 vende përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Rusinë, Hong Kongun dhe Danimarkën.
Rise u bë albumi i tretë më i pëlqyer në listen K-pop si artisti solo.
Taeyang fitoi çmimin "Best Male Artist" , "Song of the Year" dhe "Best Vocal Performance - Male" në vitin 2014 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Mnet Asian Music Awards". Në këtë ceremoni të ndarjeve të çmimeve, ai së bashku me grupin EXO ishin ndër më të vlerësuarit duke u nderuar me shumë çmime.
Ai mori pjesë në konkursin mzikorë "Infinite Challenge music contest", me G-Dragon. Ky duet tundoi të madhin Hwang Kwanghee. Gjatë programit televiziv " Show Me The Money 4", Taeyang u prezantua me këngën fituese të Minho-s, me titull 'Fear', të kompozuar nga Zico gjatë raundit të gjysmëfinales. Ai u rendit i 24-ti në listen kritike të "100 fytyrave mashkullore më të bukura për 2015-ën". Pra mund të themi se përveç talentit të tij për të kënduar, ai është shumë i pashëm dhe i preferuar nga publiku për pamjen dhe look-un e tij.
Taeyang ka ndjekur shkollën e mesme të arteve tradicionale në Seul dhe universitetin "Daejin" për teatër dhe film. Ai është një i krishterë i devotshëm me shumë tatuazhe inspiruese të besimit kristian duke mbajtur një kryq në kurriz dhe në brinjë. Ai ka pasur një marrëdhënie dashurie me aktoren Min Hyo-rin për dy vite. Çifti u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të klipit të hitit "1AM" në vitin 2013.(Raela Hafizi)