PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez 2016-Shenjat zodiakale të Tigrit dhe Lepurit
2016-01-14 10:56:18 CRI Komenti juaj Printoni

TIGRI në 2016

I përkasin shenjës së Tigrit të lindurit në vitet : 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010,2022)

Tigri gjatë vitit 2016 do të ketë ide më të qarta për arritjen e qëllimeve të veta, pasi ka nxjeerrë mësime nga gabimet e kryera vitin e kaluar. Do të realizoni disa prej planeve tuaja këtë vit dhe do të jeni shumë të lumtur. Do të kaloni një periudhë stresi në marrëdhëniet me të tjerët e cila do të kalojë pa problem në maj të 2016.

Ky vit sjell për ju arritje që duhen festuar.Mos hezitoni të ndërmerrni veprime që mund të duket si të rrezikshme pasi suksesi është i garantuar.

Karriera Tigrit i këshillohet që në jetën profesionale të jetë i gatshëm për sfida. Disa prej Tigrave mund të kërkojnë një vend të ri punë, që ju këshillohet ta bëjnë në qershor të 2016. Astrologjia kineze parashikon që viti 2016 ëshë një rast i mirë që Tigrat që ushtrojnë profesionet e juristëve, mjekëve apo ekonomistëve të hapin një biznes të vetin.

Dashuria Për Tigrat beqarë ky mund të jetë viti i njohjes së partnerit apo partneres së jetës. Thjesht tregohuni vetvetja dhe do ta ndjeni vetë kur të keni gjetur njeriun e jetës. Për të martuarit parashikohet që fillimi i vitit të jetë plot sfida por do të fitojë harmonia në çift dhe nuk përjashtohet lindja apo birësimi i një fëmije.

Shëndeti Të lindurit në shenjën e Tigrit duhet të kenë kujdes nga stresi që i shoqëron kur kanë ngarkesë në punë. Ju këshillojmë të merreni me meditim dhe veprimtari sportive, kryesisht shëtitje në natyrë.

Pasuria Ndonëse do të jetë një vit plot punë dhe përpjekje Tigrat do të gëzojnë frutet me rritje të ardhurash. Madje disa prej tyre në fusha krijuese mund të nderohen me çmime në lekë. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Persona të famshëm të shenjës së Tigrit: Agatha Christie, Beethoven, Leonardo Dicaprio, Chuck Berry and Victoria Beckham.

Tipare pozitive të Tigrit: Tërheqës, Guximtar, I fuqishëm dhe Kompetent.

Tipare negative të Tigrit: Shumë i ndjeshëm, I paparashikueshëm, Agresiv. .

Tigri përputhet me: Qenin, Dragoin dhe Kalin.

LEPURI në 2016

I përkasin shenjës së Lepurit të lindurit në vitet (1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011)

Për shenjën e Lepurit astrologjia kineze në vitin 2016 parashikon mbylljen e një cikli emocional. Ju këshillohet të arrini një marrëveshje me veten tuaj përsa i përket emocioneve, pasi nuk do të jetë e lehtë për ju.Marrëdhëniet që nuk ndikojnë pozitivisht në ecjen përpara të Lepurit duhet të mbyllen. Pavarësisht sfidave që e presin në 2016, Lepuri do të arrijë suksesin që dëshiron. Në periudhën maj-qershor pritet që të keni kaluar pengesat dhe të arrini çfarë keni planifikuar prej kohësh.

Karriera – Sipas horoskopit kinez 2016 Lepuri duke qenë një perfeksionist nuk do të jetë i kënaqur me nivelin profesional që ka arritur. Ju këshillojmë të zgjidhni me durim pengesat që ju dalin në fushën profesionale. Mënyra e vetme për Lepurin që të arrijël sukses në karrierë është të vendosë përparësi dhe ti ndjekë ato me vendosmëri. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini sukses. Në 3 mujorin e fundit të vitit Lepuri do të shënojë arritje në jetën profesionale dhe parashikohen ngjitje të shkallëve të karrierës.

Dashuria Në tremujorin e pare të vitit 2016 do të keni disa mosmarrëveshje me partnerin të cilat nuk duhet të gjeni arsyet përse ndodhin pasi do të jetë humbje kohe për ju. Çiftet e martuara duhet të zgjidhin me durim mosmarrëveshjet pa humbur mendjen. Dë të arrini të zgjidhni mosmarrëveshjet me partnerin vetëm duke bërë kompromis, çka do tu sjellë harmoni në çift në pjesën tjetër të vitit. Ndërsa për beqarët priten ndryshime negative në lidhjet intime. Mund të ketë ndarje të çifteve apo keqkuptime që i lodhin partnerët dhe nuk e motivojnë mbajtjen e lidhjes.

Shëndeti Gjendja shëndetësore e Lepurit në fillim të vitit 2016 do të jetë disi delicate, ndaj kujdesuni më shumë për veten. Për arritjen e suksesit professional ju duhet energji dhe nuk duhet të strtesoheni për çdo gjë. Në kohën e lire duhet ti kushtoheni më shumë prirjeve artistike, si muzikës, arteve, modës.

Pasuria Pas gjysmës së pare të vitit Lepuri do të ketë rritje të të ardhurave, por kujdes të mos bëni shpenzime të panevojshme. Mendoni të bëni investime në një sektor që ju e njihni mirë dhe kryesisht biznesmenët duhet të bëjnë kujdes me kreditë e marra.

Persona të famshëm të shenjës së Lepurit: Brad Pitt, Melanie Brown, David Beckham, Johny Depp, George Eliot, Nicolas Cage, Ingrid Bergman dhe Emma Bunton.

Tipare pozitive të Lepurit: I zgjuar, Ambicioz, I talentuar dhe I dashur .

Tipare negative të Lepurit: Konservator, Melankolik dhe në disa raste sipërfaqësor.

Lepuri përputhet me: Qenin, Derrin dhe Gjelin.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China