20160109CultureBeatPj2 |
Infinite është një gup koreanojugor i përbërë nga djem dhe i formuar në vitin 2010 nga Woollim Entertainment. Antarët e grupit janë Sungkyu, Dongwoo, Woohyun, Hoya, Sungyeol, L, dhe Sungjong. Mini-albumi i tyre New Challenge shiti më shumë se 160 mijë kopje vetëm në Korenë e Jugut dhe ishte një nga albumet më të shitura në vitin 2013. Albumi i tyre i plotë i dytë me titull " Season 2", doli në treg në maj të 2014-ës.
Në janar të vitit të kaluar ata u rikthyen në skenë pas një pauze dy vjeçare me albumin e tyre " Fly Again" dhe madje ata mbajtën një konferencë për shtyp në Seul.
Promocioni për albumin nisi në 31 janar në M! Countdown dhe Music Bank.
Grupi ingranoi fansat e tij duke shfaqur vidion zyrtare për anonçimin e turit të tyre botëror "Dilema". Turi do të fillonte me 1shkurt në Fukoka, dhe do të vijonte në Tokyo, Osaka dhe Aichi. Në maj grupi lëshoi hitin e tyre në japonisht të titulluar '24 Hours'! i cili shoqërohet nga një video promocionale ku djemt vishen me të bardha për të përshkruar ëngjëjt në tokë.
Vetëm në prill arriti të dilte vidioklipi i plotë i këngës ku djemt nuk shfaqen por vetëm një çift i dashuruar . Kjo këngë brenda 24 orëve u rendit e treat në listën prestigjoze muzikore Oricon Weekly Chart me rreth 56, 266 kopje të shitura.
Lideri i grupit, Sung-kyu në maj lançoi albumin e tij si solist të titulluar 27. I gjith albumi është punuar dhe prodhuar nga Sung-kyu ku ka bashkëpunuar me Kim Jong Wan, dhe Nell për disa pjesë të tij.
Ai e promovoi atë së bashku me "The Answer" dhe "Kontrol" në muajin maj.
Ndërsa në qershor grupi bëri një set fotografik për promovimin e mini-albumit të tyre të ri të titulluar Reality. Ata thane se hiti i tyre "Bad" do të jetë pjesë e këtij albumi.
Ndërsa në korrik grupi anonçoi planin e tyre për një tjetër tur të titulluar Infinite Effect World Tour. Duke mbajtur një flamur me logon e grupit Infinite, lideri i grupit Sung-kyu i udhëheq antarët e tjerë të grupit drejt dyerve për pushtimin e skenave ane e mbanë botës. Kjo është të paktën ajo ç'ka shfaqet në videon e tyre promocionale për turin.
Duke përdorur zjarrin në sfond gjatë videos promocionale dhe letrat tarot me arkivole dhe të pikturuar në fytyra si zombie, ata duket se kanë dashur të transmetojnë një koncept disi të errët dhe mistik por që ka rezoltuar mjaft i fuqishëm për grupin. Mesa duket zgjedhja e tyre ka qënë mëse e drejtë dhe mjaft interesante për publikun.
"Infinite Effect" do të jetë pikërisht turi i dytë botëror për grupin që nga turi i tyre i parë në vitin 2013.
Turi nisi në vendin meme, në Seul në datat 8 dhe 9 gusht për të vijuar më tej me akoma më shumë ndalesa se turi i parë i tyre.
Në nëntor, kanali televiziv korean MBC Every1 publikoi disa video për të promovuar pjesmarrjen e grupit në një reality show të titulluar "INFINITE SHOWTIME", dhe që nga 10 dhjetori filloi transmetimi i drejtpërdrejtë i grupit çdo ditë në kanalin televiziv MBC Every 1. Kjo platformë e reality show shërbeu si një publicitet i mirë për grupin pasi pati një shikueshmëri të lartë. (Raela Hafizi)