PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ishulli i Hainan-it, destinacioni juaj për 2016-n!
2016-01-07 16:45:31 CRI Komenti juaj Printoni

Hainani është një nga "këndet" e parajsës, ku mund të harrosh botën dhe t'i gëzohesh qetësisë së pafund, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. Në këtë destinacion ku termi kohë nuk ekziston, një vend që ruhet dhe mirëmbahet si të ishte i shenjtë.

Madhështia e Hainanit qëndron tek ishujt e vegjël natyrorë të rrethuar nga ujërat kristalorë dhe plazheve me rërë të bardhë. Është një strehë që të bën të harrosh gjithçka. Koha e lirë mund të kalohet mes banjave dhe shijimit të qetësisë, por nuk mungojnë edhe aktivitetet e shumta sportive, si sërfi, noti, rrëshqitja në ujë apo zhytjet.

Hainani është ishulli i dytë më i madh në Kinë, pas ishullit të Tajvanit. Numri i turistëve në këtë ishull shtohet konsiderueshëm nga viti në vit. Shumë turistë të huaj sot zgjedhin për t'i kaluar pushimet në Hainan, jo vetëm për bukuritë ekzotike por edhe për vetë pozicionin gjeografik. Ai ndodhet në afërsi të Singaporit, Malajzisë, Indonezisë dhe Filipineve. Tek të gjitha këto vende mund të shkosh me avion për 1-4 orë nga Hainani.

Miliona turistë e vizitojnë çdo vit ishullin Hainan në jug të Kinës për shumë arsye.

Ishulli u ofron vizitorëve nje ekperiencë të plotë pasi aty mund të gjeni gjithçkam që peizazhet dhe ushqimet ekzotike e deri tek kultura e grupeve etnike.

Nëse do të keni mundësi ta vizitoni këtë ishull ja ku të shkoni…

1. Sanya-parajsa tropikale e Kinës

Sanya ndodhet në zonën më jugore të Kinës, është qyteti i dytë për nga madhësia në provincën Hainan. Pas reformës dhe hapjes, Sanya u bë një qytet modern turistik në bregun e Detit të Kinës Jugore. Sanya është qendra më e madhe për prodhimin e perimeve në dimër po ashtu dhe të frutave ekzotike që furnizojnë pjesën tjetër të Kinës.

Shpesh Sanya etiketohet si "Hawaii i Kinës", ku kalohen pushime të lira dhe fantastike. Se fundmi ne kete vend u mbajt dhe Konkursi Miss Bota ku mori pjese dhe miss-i nga Shqiperia.

Ushqimet lokale:

Në mesin e ushqimeve më të famshme ne Sanya eshte trangulli i detit. Ka shije te veçantë dhe është tepër i shëndetshëm, një ushqim që ia vlen ta provoni.

2. Ledong

Parku Kombëtar Jianfengling ndodhet në perëndim të Sanya-s, dhe është parku më i madh i këtij lloji në Kinë. Ky park konsiderohet si një nga thesaret ekologjike të Kinës.

Ushqimet lokale:

Ledong njihet për plantacionet me akazhuve, të parat në Kinë. Në këtë zone akazhut u hidhen gatimeve me mish pule, gjithashtu dhe frutave apo perimeve.

3. Lingao

 

Resorti Lingao ka një vijë bregdetare të shkëlqyer për shëtitje, pasi ka gjithashtu dhe shumë fare dhe kulla antike. Ketu ndodhet gjithashtu ujevara Juren e rrethuar nga pemë, lule dhe shpendë të mrekullueshëm.

Ushqimet:

Prodhimet e detit janë një specialitet i Lingao-s. Ato përgatiten në forma të ndryhsme dhe kanë shije të mrekullueshme.

4. Gjiri Qizi

Gjiri Qizi, i njohur gjithashtu si Qiziwan, ndodhet në perëndim të ishullit Hainan. Emrin ky gji e mori nga guralecët shumëngjyrësh që gjendet përgjatë plazhit. Në këtë gji mund të shihni një perëndim dielli që nuk e keni parë kurrë më parë.

Ushqimet lokale:

Gatimet me mish derri kanë një shije të mrekullueshme.

5. Haikou

Haikou është kryeqendra e provincës Hainan. Rruga e vjetër Qilou gjendet në Haikou të Provincës Hainan. Rruga e vjetër është një shkrirje e stilit arkitekturor europian dhe atij aziatik, si dhe ka elementë të kulturës indiane dhe arabe. Shtëpitë kineze në Qilou formojnë peizazhin më ekzotik të qytetit.

Me një histori rreth 2,000-vjeçare arkitektura në këtë rrugë u krijua nga tregtarët kinezë jashtë vendit në vitet 1820-1840.

Ushqimet:

Chingboleung është një supë e ëmbël me arrë kokosi, shumë e njohur në kuzhinën e Hainanit. Zakonisht ajo shërbehet e ftohtë me akull dhe Brenda përmban fara lotusi, rrush te thatë, misër etj. Është e shijshme dhe shumë e shëndetshme.

6. Wenchang

Wenchang ndodhet në verilindje të provinces Hainan. Wenchang, ka qenë prej shekujsh qendra kulturore e provincës Hainan. Tempulli i Konfucit, një nga ndërtesat më të vjetra në ishull dhe Shkolla Wenchang janë tepër të famshme në këtë zone. Qyteti nuk është aq modern sa Sanya, por shpalos më së miri stilin e jetësës së përditshme të hainanasve. Ky qytet ka rreth 520 mijë banorë por edhe e shumë të tjerëve që kanë emigruar në Singapor, Tajlandë etj. Këto emigrantë kanë sjellë në këtë qytet një stil unik. Gjatë ditës, banorët preferojnë të dalin së bashku për çaj apo kafe. Në mbrëmje, ata luajnë ping-pong, shkojnë në karaoke dhe kërcejnë Tango në Parkun Wenchang.

Në këtë qytet ka plantacione të tëra me arra kokosi, mbi 500 mijë pemë që zbukurojnë edhe ofrojnë hije për zonën e plazhit.

Ushqimet lokale:

Pula Wenchang njihet në të gjithë provincën Hainan për shijen dhe gatimin. Zakonisht është e verdhë në pamje dhe sipër ka shumë erëza. Ky lloj gatimi është i njohur dhe në pjesë të tjera të Kinës.

7. Qionghai

Ndodhet në lindje të provincës Hainan, qyteti Qionghai gjendet pranë qytezës Boao, shumë e njohur për bukuritë ekzotike.

Ushqimet lokale

Yiba, është një shprishë (snack) shumë i njohur në provincën Hainan. Është një kek i përbërë nga orizi veshtullor me mbushje të ëmbël, si kikirikë, susam dhe arrë kokosi.

8. Wanning

Edhe në këtë zonë ka ushqime të mrekullueshme ku mbizotëron gaforrja, e gatuar në avull. Për të rregulluar shijen shtohet hudhër, xhenxhefil dhe uthull.

9.Lingshui

Ishulli i Majmunit Nanwan ndodhet në Lingshui në jug të Hainan-it. Këtu rriten 2,000 majmunë, duke e bërë këtë më të madhin në Kinë. Turistët mund të kënaqen duke soditur pamjet me teleferik.

Ushqimet

Makarona e orizit Lingshui janë ushqim bazë për vendasit. Ata i hanë këto ushqime për mëngjes dhe gjatë festave, si dhe qërasin me to miqtë. Mendohet se këto makarona e kanë origjinën nga dinastia Qing (1644-1912), dhe për shkak të popullaritetit ato gjenden në të gjithë ishullin.

10. Gjiri Yalong

Gjiri Yalong është një plazh në juglindje të qytetit Sanya. Njihet për ujin e tij të kristaltë dhe rërën e bardhë. Në këtë vend ka shumë hotele ndërkombëtare përfshi St Regis, Sheraton, Marriott, Ritz etj.

Ushqimet

Orizi i arrës së kokosit është një gatim me oriz të bardhë të zhytyr në qumësht arre kokosi, dhe konsumohet gjerësisht në Azinë juglindore. Në Hainan ky gatim bëhet brenda arrës së kokosit. Vendasit e hapin pjesën e sipërme të arrës së kokosit, fusin brenda oriz veshtullor dhe më pas e ziejnë për disa orë. Ka raste që ky gatim mbushet me mish pule.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China