20160102beat2 |
Grupi Koreanojugor 2NE1 përbëhet nga katër anëtare femra të cilat u formuan si grup në vitin 2009 nga YG Entertainment. Grupi përbëhet nga CL, Minzy, Dara, dhe Park Bom.
Paraqitja tyre e parë me këngën "Lollipop", gjatë një fushatë publicitare për pajisjet eletronike LG dhe hiti i tyre me titull "Fire" u lëshua në maj të 2009-ës. Që në atë kohë grupi ka realizuar dy albume në studio përkatësisht To Anyone dhe Crush. Kënga e tyre "I Don't Care" fitoi çmimin "Song of the Year"në vitin 2009 në Mnet Asian Music Awards. Hitet e tyre vijuese si "Go Away", "Lonely" dhe "I Am the Best" kishin sukses të ngjashëm me të parën duke u vlerësuar me çmimin "Song of the Year" në 2011-ën me këngën "I Am the Best".
Ata performuan në Japoni për herë të parë me versionin e Nolza-s në japonisht në vitin 2011. Pas kësaj grupi hodhi në treg përmbledhjen muzikore në një album të vetëm. Në 2012-ën "The New York Times" quajti performimin e grupit në Prudential Center in New Jersey si një nga koncertet më të mira të vitit. Zack Greenburg i revistës së famshme Forbes bëri të ditur se grupi ka shitur rreth 27 million shkarkime të digjitalizuara.
Dara, që në fillimin e vitit 2015 filloi të përkushtohej në karierën e saj të aktrimit duke u përfshirë në drama si e suksesshmja "Dr.Ian", "We Broke Up", si dhe ka performuar në komedinë romantike "Missing You" përkrah Goong yllit Kim Jeong Hoon.
Si kërcimtarja e grupit, Minzy hapi një shkollë kërcimi me emrin 'Millennium Dance Academy'. CL më pas ju dedikua karrierës së saj si soliste në Amerikë duke hedhur në treg këngën e saj "HELLO BI+CHES" si një provë, për të vijuar me tej me hitin "Lifted".
Performimi i vetëm i grupit për vitin 2015 ka qënë në "Mnet Asian Music Awards" në Hong Kong. Pas performimit të CL-ës si soliste "The Baddest Female" dhe të "HELLO BI+CHES", të gjitha anëtaret u mblodhën sërish për të performuar hitet e tyre "Fire" dhe "I Am the Best".
Atë vit si grupi 2NE1 dhe CL u përzgjodhën si artistët më të suksesshëm të vitit duke i përfshirë në fushatën muzikore të Twitterit dhe duke pasur me miliona dëgjues. Ata gjithashtu kanë fituar çmimin kinez për 2016-ën" Korea First Brand Grand Prize" .
Stili i grupit është cilësuar i ndryshëm dhe një miks i vërtetë pasi p.sh tek kënga "Lollipop" u karakterizua si rryma pop, ndërsa në këngën "Fire" predominoi rryma hip hop. Kënga e tyre "I Don't Care," u cilësua si reggae.
Albumi i tyre To Anyone, theksoi një ndryshim të madh të grupit në rrymën electronic music. "Go Away", single i tyre më i suksesshëm u klasifikua si dance. Ndërsa kënga "It Hurts (Slow)" dhe R&B.(Raela Hafizi)