PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet më të klikuara të vitit 2015
2016-01-05 09:30:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ky vit ka qënë i mbushur me hite e bashkëpunime dhe evente të shumta muzikore. Ne kemi përzgjedhur për këtë fundvit pesë këngët shqiptare më të klikuara në youtube si dhe në të njëjtën kohë më të dashura për publikun.

Në vendin e pestë vjen Stresi dhe Arbëresha "Më fal". Kjo këngë dashurie u pëlqye mjaft nga publiku dhe ka mbajtur një numër mjaft të lartë klikimesh.

Në vend të katërt renditet këngëtarja nga Kosova Dafina Zeqiri me këngën "Shum qef" e cila ka arritur mbi 8 milion klikime edhe pse ka vetëm pesë muaj që është hedh në treg. Kjo këngë ka bërë bujë dhe ke ka korrur mjaft sukses duke i shtuar akoma më shumë famë këngëtares.

Në vend të tretë vjen këngëtarja shqiptare Elvana Gjata në bashkëpunim me Brunon me këngën e tyre tashmë hit "Love me". Kjo këngë e performuar disi ndryshe ku Elvana paraqitet e veshur si cigane dhe vidioklipi është një risi më vete pasi është xhiruar pjesërisht me smart phone. Kjo këngë me ritmet e saja sundoi verën 2015.

Në vend të dytë vjen Era Istrefi në bashkëpunim me Ledri Vulën me këngën e tyre aq të famshme "Shumë pis". Nën ritmet regge kjo këngë përvetësoi shumë të rinj gjatë verës. E shoqëruar me një vidioklip të nxehtë, kjo këngë u bë dominuese në klubet e kryeqytetit dhe rivierës shqiptare.

Në vend të parë me rekordin e klikimeve vjen kënga e Getoar Selimit dhe Majk "S'jena mo". Kjo këngë është kampione në llojin e vet pasi njerzit mesa duket s'kanë pasur të ngopur me të duke e klikuar pafund. Kënga "S'jena mo" e cila është prezantuar në radion tonë edhe më parë, flet për ndarjen e një çifti, ku tashmë çdo gjë ka mbaruar. E si mund të mos ishte në vendin e parë. Getoar Selimi di të bëj vërtet kryevepra.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China