20151231Palimsest1 |
Jemi në ditën e fundit të vitit 2015 dhe bëjmë një bilanc të punës së redaksisë së gjuhës shqipe CRI, në bashkëbisedim me kryeredaktoren Zhang Yan.
CRI shqip viti 2015 një bilanc i suksesshëm promovimi.
Kryeredaktorja Zhang Yan flet për promovimin në dhjetor në Tiranë të librit të presidentit kinez Xi Jinping në shqip "Urtësia shekullore dhe qeverisja –Citimet e veprave klasike kineze", përkthyer nga një grup punonjësish të CRI shqip, mes të cilëve dhe drejtorja Qu Ning dhe vetë zonja Yan. Duke u ndalur tek marrëveshja Kinë-Shqipëri për përkthimin e rreth 50 veprave klasike të të dy vendeve brenda 5 viteve, kryeredaktorja Yan flet për planet për botimet në vitin që nis.
Një moment i këndshëm gjatë vizitës në Tiranë të drejtores së Redaksisë së gjuhës shqipe CRI, Qu Ning dhe kryeredaktores Zhang Yan ishte dhe takimi me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.
Viti 2015 shënoi për stafin e CRI shqip një punë voluminoze për krijimin e një platforme multimedia, ku përveç transmetimit në Radio Ejani 106 FM, faqes së saj në fb me të njejtin titull, botimit të revistës "Ejani" dhe librave në gjuhën shqipe u realizua dhe dokumentari "Jam në Kinë", një triptik, që i kushtohet përvojës së studentëve shqiptarë në Kinë. Filmi u transmetua në dhjetor nga TVSH dhe njëherësh transmetohet dhe në mediat sociale këtu në Kinë, në gjuhën kineze. (Eda Merepeza)