20151226CultureBeatpj2 |
Këtë herë miq të dashur në pjesë aziatike të emisionit"Culture Beat" do të largohemi nga Kina për të shkuar më thellë në Azi, pikërisht në Indi. Sot do të flasim për këngëtarin e njohur Arijit Singh. Ai është një zë shumë i dashur i cili fillimet e tij i ka pasur në disa "reality show" dhe kryesisht "10 Ke 10 Le Gaye Dil," ku emir tij mori fame ku më pas ai themeloi studion e tij diskografike.
Kënga që e bëri emrin e tij të njihej në të gjithë botën është "Tum Hi Ho" që në gjuhën shqipe do të thotë "Ti je ajo", e cila është dhe kolonazanore e filmit indian Aashiqui 2 i vitit 2013. Ai u nderua me çmimin " the Best Male Playback Singer" për këtë këngë në "59th Filmfare Awards". Në vitin 2014, nisi bashkëpunimet me Jeet Gannguli me të cilin përfundoi të gjitha këngët e filmit Aashiqui 2 si dhe "Muskurane", Suno Na Sangemarmar dhe Shankar–Ehsaan–Loy's, ku kjo e fundit i dha dy nominime të tjera në "60th Filmfare Awards".
Po atë vit, atij i'u dha mundësia të punonte me dy drejtorët e muzikës të cilët ishin të preferurait e tij Sajid Wajid dhe A. R. Rahman. Ai performoi dy këngë "Main Tera Hero" dhe "Raat Bhar". Ai gjithashtu ka remiksuar disa këngë të vjetra si: "Amit Trivedi's" , "Samjhawan" dhe "Aaj Phir" duke i përshtatur me kohën.
Ai ka punuar edhe për këngët e filmit "Haider" duke kënduar këngët "Jaise Mera Tu" ,"Hai Dil Ye Mera", "Manwa Laage", "Sajde", si dhe shumë këngë të tjera në filma të ndryshëm.
Në vitin 2015, ai këndoi këngën "Neeye Vaazhkai Enben" të filmit "Pugazh". Gjitashtu ai ka performuar me zërin e tij të mrekullueshëm "Sooraj Dooba Hain" nga Roy, e kompozuar nga Amaal Mallik, i cili kërkonte një zë të veçantë, melodioz dhe romantik në të njëjtën kohë. E kush më mirë se Arijit do t'a performonte dhe do t'i zotëronte këto cilësi njëherazi?
Ai ka kënduar këngën "Sawan Aaya Hai" e cila u përdor si kolona zanore e filmit "Creature 3D", e cila rezultoi një tjetër sukses në karierën e tij.
Ai gjithashtu ka debutuar këngë në versionin Hindu "Pookkalae Sattru Oyivedungal" nga Rahman's I, si dhe një këngë të shkurtër nga filmi "Baatein Ye Kabhi Na" këngën "Tu Har Lamha". Ai ka bashkëpunuar me Gannguli në dy projekte "Teri Khushboo" nga Mr. X dhe këngën me titull Hamari Adhuri Kahani. Përveç punës së tij me Bhatt për "Teri Meri Kahaani" dhe Sachin–Jigar për "Chunar", ai ka bashkëpunuar edhe me kompozitorë të rinj si: Bann Chakraborty, Khamosh Shah, Jatinder Shah, dhe Manj Musik.
Viti 1999 na kujton bashkëpunimet e panumërta të Arijit-it me Himesh Reshammiya, në këngët si "Baaton Ko Teri" nga filmi "All Is Well" e cila bëri shumë bujë në atë kohë duke e bërë atë këngëtarin më të dashur e më të kërkuar në Indi dhe vendet përreth saj si Sri Lanka, Bangladeshi, Pakistani etj.
Përveç regjistrimeve të shumta që ai ka bërë për filma të ndryshëm të "Bollywood" duke i dhënë ngjyra akoma më romantike me zërin e tij të mrekullueshëm, ai hodhi në treg këngën e tij e cila u kthye në HIT në më pak se 24 orë me titull "Chal Waha Jaate Hain", e komozuar tashmë nga miku i tij Mallik. Kjo këngë ishte një sukses tjetër i padiskutueshëm i këngëtarit, i cili në koncertet e tij të cilat janë të mbushura plot, preferon të performojë i ulur në një stol me kitarë në dorë dhe me sy mbyllur.
Ai shprehet se "kështu deportoj më mirë në shpirtin e publikut".(Raela Hafizi)