PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Genc Prelvukaj i "Etno Engjujt-ve"
2015-12-18 15:57:17 CRI Komenti juaj Printoni

Genc Prelvukaj ish anëtari i grupit të njohur "Etno Engjujt" ka lindur me 16 korrik në vitin 1981. Ai për një periudhë kohe pothuajse ishte tërhequr nga bota e artit pasi i ishte dedikuar politikës dhe ishte këshilltar politik i ministrit të Kulturës , Rinisë dhe Sportit në Kosovë i cili mbulonte fushën e rinisë dhe të drejtave autoriale. Por gjithsesi ai mbetet i lidhur me muzikën shpirtërisht dhe madje tani, herë pas here vjen me këngë të reja.

Ai është diplomuar për Shkenca Politike dhe ka vijuar trajnime për specializime të mëtejshme.

Përveç angazhimit të tij si këshilltar politik , në mënyre aktive ka qenë pjesë e industrisë së muzikës duke specifikuar dy drejtimet e saj : interpretimin dhe krijimin/prodhimin e veprave për një numër të madh artistësh në skenën muzikore të vendit dhe jashtë saj.

Prelvukaj është edhe anëtar i komitetit për pronë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ai jeton në Prishtinë

Grupi Etnot ose Etno Engjujt është një nga grupet më të vjetra shqiptare të Hip Hop-it. Antarët e këtij grupi janë nga Prishtina e Kosovës.

Grupi ka qënë i përbërë nga dy anëtar, Genc Prelvukaj dhe Milot Hasan Gjekaj. Kënga e tyre më e njohur e cila u kthye në një "Himn" mund të themi, dhe e cila këndohet dhe interpretohet akoma sot është 'Proud To Be Albanian'. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të tyre më të shitur 'Vitamin E'.

Por më pas Genci ka kënduar edhe si solist dhe ka pasur bashkëpunime të ndryshme me këngëtarë të njohur shqiptarë. Ndër të cilët mund të përmendim baladën e tij të fundit me Kaltrina Selimin, një këngëtare e njohur dhe e dashur për publikun. Kënga e tyre më e fundit vjen në versionin akustik e titulluar "Nuk është njejt". Kjo në fakt është një këngë e kompozuar për Kaltrinën por është performuar nga të dy artistët dhe po pëlqehet vërtet shumë.

Nuk mund të lëm pa përmenduar duetin e tij me këngëtaren e madhe kosovare Teuta Selimi me titull " Pa ndjenja". Kjo baladë dashurie ishte një "boom" pasi Genci ishte parë deri atëher me këngë ritmike Hip Hop-i dhe ky performim e bëri të shikohej në një prizëm tjetër muzikor.

Grupi "Etnot" ka pasur shumë Hite dhe bashkëpunime me këngëtarë të njohur, ku ne do të përmendim këngët më të dashura për publikun si :

Bashëpunimi me Sheila Haxhiraj "Mëngjesi im", bashkëpunimi me këngëtarin Sinan Vllasaliu " Falma një jetë", me Adelina Tahirin "Bone sikur dasëm", me Lyrical sons dhe Dj Blunt "Albanian", me Bleron "Rezervë" etj.

Gjithashtu shumë këngë të grupit si " Milion", Shumë Fell" " I the jo zemres tende " " Ai të ka në shtrat" "Shumë vonë" dhe "Le për mu mama" në bashkëpunim me D Master janë këngë të cilat publiku i mban mend shumë mirë dhe madje akoma sot performohen nga grupi ose këngëtarë të tjerë në koncerte të ndryshme.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China