PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Stilistja Vera Wang që vesh zonjat e para dhe Hollivudin
2015-12-17 16:49:21 CRI Komenti juaj Printoni

E njohur për ndërthurjen e modeleve moderne me elegancën tradicionale, stilistja kino-amerikane Vera Wang është padiskutim një nga stilistet më të sofistikuara në botë.

Vera Wang u lind më 27 qershor 1949 në Nju Jork. Ajo punoi për modën pranë revistës Vogue për 15 vjet dhe më pas për Ralph Lauren. Fustanin e nusërisë së saj e dizejnoi vetë dhe më pas hapi një dyqan me fustane nusesh, që mbanin markën e saj. Tani ajo është tepër e famshme me klientelë nga e gjitha bota dhe nga sfera të ndryshme.

Prindërit e Verës janë kinezë. Pasi emigruan në SHBA, Vera ndoqi Shkollën amerikane të Baletit dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme Sarah Lawrence. Ajo studio gjithashtu në Sorbonne në Paris, por u rikthye në SHBA për të përfunduar studimet në histori arti.

Në vitin 1989, Wang u martua me të dashurin e saj Arthur Becker. Fustanin e dasmës e dizejnoi vetë dhe më pas me ndihmën e të atit hapi një dyqan në Sheshin Madison në New York.

Me kalimin e viteve Vera është kthyer në një stiliste veshjesh të sofistikuara.

Krijimet e saj vishen shpesh në premiera filmash dhe ceremoni çmimesh, nga një numër i lartë artistësh në Hollivud, përfshi Halle Berry, Goldie Hawn, Charlize Theron, Anjelica Huston dhe Meg Ryan. Në vitin 2001, Wang nxorri parfumin e saj të parë. Me kalimin e viteve biznesi i saj është rritur ndjeshëm. Tani ajo dizejnon të brendshme, bizhu dhe produkte shtëpiake. Në vitin 2006, Wang arriti një marrëveshje me Kohl's, për prodhimin e një linje veshjesh posaçërisht për to "Simply Vera".

Vera Wang ka krijuar një botë të veçantë aspiruese që aludon drejt sensualitetit dhe sofistikimit rinor. Detajet dhe një stil i veçantë karakterizojnë estetikën e Vera Wang-ut.

Në vitin 2005, Këshilli i Stilistëve të Modës në Amerikë e vlerësoi Verën me çmimin "Stilistja më e mirë e viti për femra".

Më pas në 2007-n Vera fitoi zemrat e miliona amerikanëve duke ndarë stilin e saj unik të veshjeve përmes linjës "Simply Vera", gjendet në dyqanet e Kohl's. Në pranverën e vitit 2011, Vera Wang lancoi koleksionin e saj të sofistikuar për David's Bridal, WHITE by Vera Wang, duke sjellë një koleksion të ri fustanësh nuseje. Më pas, ajo bashkëpunoi me Zale Corporation për të prezantuar Vera Wang LOVE, një koleksion unazash me gurë diamanti dhe aksesorë të tjerë nusesh. Në 2012, Vera Wang prezantoi linjën ekskluzive të kostumeve për meshkuj, BLACK by Vera Wang. Në 2010-n u shënua 20-të vjetori i markës së saj. Në 2013, Vera Wang mori çmimin "Geoffery Beene Lifetime Achievement Award" nga Këshilli i Stilistëve të Modës në Amerikë

Padyshim që një nga stilistet më të mira në SHBA për fustane nusesh është Vera Wang. Ajo është vlerësuar me një numër çmimesh për arritjet e saj.

Falë talentit dhe suksesit të saj, Wang është bërë një nga figurat e profilit të lartë në botën e modës. Ajo jeton në New York me bashkëshortin e saj, biznesmenin Arthur Becker dhe dy vajzat.

Kush vishet me Vera Wang?

Michelle Obama

Në darkën që u shtrua në Shtëpinë e Bardhë në nder të presidentit kinez Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij Peng Liyuan, zonja e parë e SHBA-së Michelle Obama mahniti me fustanin e saj të zi të Vera Wang-ut.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi stil "Bardot" nga stilistja kinezo-amerikane Vera Wang që i ekspozonte shpatullat dhe dekoltenë. Por nëse mendoni se ajo është dukur bukur duke e parë nga përpara, prisni të shihni pjesën e pasme.

Mëngët e fustanit krijonin një V tepër elegante mes shpatullave të saj dhe pakkujt mund t'i kenë shpëtuar nga syri format e saj trupore që dukeshin më së miri. Në pjesën e poshtme, fustani vinte në formë këmbane, me një bisht të shkurtër prej tyli. Për mbrëmjen elegante me miqtë nga arena ndërkombëtare, Michelle Obama kishte zgjedhur që flokët kaçurrela t'i mbante të lëshuara, të hedhura në një krah.

Hilary Duff

Hilary dukej tamam si një sirenë kur u martua me yllin e hockeyt Mike Comrie.

Chelsea Clinton

Vazja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton u martua me Marc Mezvinsky. Fustani is saj u projektua nga Vera Wang

Jennifer Garner

Nëna e tre fëmijëve Jennifer Garner është gjithashtu një kliente e Vera Wang. Nëpër evente të ndryshme ajo vesh kryesisht fustanë të Vera Wang.

Një nga fustanet e dasmës së Kim Kardashian është dizejnuar nga Vera Wang.

Në MET Gala 2015, Selena Gomez shkëlqeu me fustanin e bardhë të Vera Wang.

Këtë vit këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka veshur disa krijime të stilistes.

Alicia Keys

Këngëtarja e The Fallin' u martua me artistin e hip hop-it Swizz Beatz me një fustan mëndafshi në vitin 2010. Edhe pse shtatzënë ajo dukej shkëlqyeshëm me fustanin e Vera Wang-ut.

Sofia Vergara

Ylli i "Modern Family", martuar me biznesmenin Nick Loeb, tha se në dasmën e saj do të vishte fustan të dizejnuar nga Vera Wang.

"Fustanet e saj janë të shkëlqyer —janë thjesht perfektë," tha Sofia. "Ajo mi njeh shumë mirë format dhe dua diçka moderne dhe elegante."

Edhe pse në një moshë jo të re, Vera Wang vazhdon të jetë idhulli i shumë artistëve dhe vipave të botës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China