20151212CultureBeatPj1 |
Eventi madhështor "Kënga Magjike" ka përfunduar. Pas votimit nga vetë këngëtarët pjesmarrës të këtij festivali janë shpallur fituesit dhe janë ndarë çmime të ndryshme. Ne kemi transmetuar disa nga këngët pjesmarrëse të këtij festivali në mënyrë që publiku të njihet me to. Këngëtari i mirënjohur Flor Mumajesi i cili është prezantuar në këtë festival me këngën e tij "Me fjalë të vogla", këngë e cila është transmetuar në valët e radios tonë, ka marrë çmimin "Balada më e mirë" si dhe është renditur në vendin e katërt. Stine, i cili sundoi rrjetet sociale me këngën e tij "Çifti simpatik" është vlerësur me çmimin " Kënga më e klikuar" dhe do të thoja që kjo nuk është një e papritur pasi mjafton të shikoni YouTube dhe do të vini re se kënga e tij ka numrin më të lartë të klikimeve. Këngëtarja Mariza Ikonomi sigurisht që nuk mund të kalonte pa një vlerësim, pasi kënga e saj e performuar me Klean e vogël la shumë mbresa tek publiku i cili e dha votimin e tij me duartrokitje. Ajo u nderua me çmimin "Tv Klan", një çmim ky i dhuruar nga vetë televizioni i cili e ka ekskluzivitetin e këtij festivali aq prestigjoz.
Për të vijuar më tej me tre çmimet kryesore ku në vendin e tretë vjen këngëtarja e famshme shqiptare Juliana Pasha me këngën e saj "Vullkan" e cila flet për dashurinë dhe zemrat të cilat shpërthejnë si vullkan kur ndjejnë. E kush mund t'a mohoj një gjë të tillë. Ajo është renditur në vendin e tretë. Kënga është performuar në mënyrë të shkëlqyer nga këngëtarja e cila edhe një herë ka shfaqur talentin e saj dhe zërin e saj aq kumbues, të plotë e melodoiz në të njëjtën kohë. Publiku e ka shoqëruar këngën me duartrokitje dhe brohoritje, madjen këtë mund t'a vini re edhe kur ne të transmetojmë këtë këngë sot për ju, të dashur dëgjues.
Juliana Pasha
Në vendin e dytë vjen një zë të cilin ne jemi mësuar ta dëgjojmë tek këndon me vëllain e tij, të njohur ndryshe si vëllezrit korçarë, por këtë herë Endri Prifti ka performuar vetëm me këngën "Kënga e fundit". Një këngë e dhimbshme por me fjalë aq të gjetura që të lënë pa frymë. Mesa duket vetë këngëtarët janë emocionuar nga kjo këngë dhe teksti i saj dhe kanë dhënë pikët maksimale për Endrin, duke e renditur atë në vendin e dytë.
E pa humbur kohë miq të dashur hidhemi tek kënga fituese. Dy motra kanë performuar në këtë festival, por jo së bashku. Vetëm njëra prej tyre arriti të fitonte dhe të renditej e para në këtë kompeticion muzikorë. Bëhet fjalë për këngëtaren e madhe të skenës shqiptare Aurela Gaçe. Ajo ka fituar vendin e parë me këngën "Akoma Jo". Zëri i saj i cili nuk dridhet para asnjë regjistri vokalistik, e talentuar edhe si aktotre, ajo ka arritur të bëj për vete si publikun ashtu edhe këngëtarët të cilët e kanë votuar. Aurela Gaçe ka fituar shumë çmime, madje ajo është renditur disa herë në vendin e parë në festivale të ndryshme.(Raela Hafizi)
Aurela Gaçe