PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina-parajsa e letërsisë online
2015-12-11 09:41:15 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse mendoni se letërsia online është e parëndësishme në jetën e qytetarëve të sotëm, gaboheni rëndë. Ky mendim ekzistonte para 5 vjetësh, por tani nuk është rasti. Shembull më i mirë për këtë është letërsia artistike online në Kinë.Letëria online ka luajtur një rol të madh si një burim për subjektet e filmave dhe të spektakleve televizivë të kohëve të fundit. Mjafton të përmendim disa nga filmat televizivë kinezë si "The Journey of Flower", "apo The Lost Tomb të cilët e kanë marrë subjektin nga novelat online me të njejtin titull. Në mars të këtij viti Kompanitë China Reading u bashkua me disa kompani të tjera të botimit online të letërsisë artistike duke krijuar një grup të madh editorial i cili kontrollon 90% të tregut të botimeve online në vend. Në një deklaratë për shtyp në gusht Drejtori ekzekutiv i China Reading Limited, Wu Wenhui theksoi se në këtë grup janë regjistruar 4 milion autorë dhe 290 lexues të regjistruar, duke shënuar një rritje rekord të kësaj industrie.

Telenovela online "The Lost Tomb", e përshtatur sipas veprës letrare "Grave Robbers Chronicles" shënoi një sukses të madh për autorin, pasi duke filluar nga 24 tetori ai poston çdo ditë online një kapitull të ri të veprës së tij letrare. Shumë prej autorëve që e kishin braktisur platformën online të publikimit të veprave të tyre, duke parë kërkesën në rritje të tregut i janë rikthyer sërish kësaj veprimtarie fitimprurëse. Ndërsa deri para pak kohësh profesioni i autorit letrar online ushtrohej si një punë me kohë të pjesshme, apo me të ardhura të ulta tani situata ka ndryshuar tërësisht. Letërsia online është kthyer në një fushë premtuese për investuesit dhe autorët.

Sekreti i suksesit të letërsisë online në Kinë

Autori Tangjia San Shao, i listuar si një nga shkrimtarët më të pasur kinezë të letërsisë online dhjetorin e kaluar thotë se asnjë vend tjetër nuk e ka kaq të fuqishme industrinë e letërsisë online, se sa Kina. Me të drejtë ai shprehet se në Kinë letërsia online ngjan me një model të ri të shkruari.

Ky model i ri të shkruari startoi me këtë autor dhe ekipin e tij në websiten qidian.com në vitin 2003. Si funksionon kjo industri ? Lexuesit mund të prenotojnë një autor të parapëlqyer për ta lexuar online, ku çdo kapitull prej 1 mijë karakteresh kineze kushton 0.02 yuan. Le të bëjmë një referim ! Nëse përkthyesi kinez i "Harry Potter and the Deathly Hallows" nga origjinali i veprës në anglisht prej 197.651 gërmash ka përkthyer 516 mijë karaktere kineze, për lexuesin online në websiten qidian.com të vitit 2003 , libri kushtonte 10.32 yuan, ose 1.61 dollarë amerikanë.

Këto shifra ndoshta nuk ju duken me shumë vlerë, por ky ishte vetëm fillimi. Aktualisht websitet letrare po nxitin autorët me mënyra të ndryshme. Një shembull është se website të anëtarëve VIP mund të dërgojnë bonuse apo dhurata online për autorët e tyre të preferuar.Blerja online e veprës mbletet ende për shumë autorë online burimi kryesor i të ardhurave të tyre. Megjithatë me zhvillimin e teknologjisë së avancuar këto website ofrojnë platforma të ndryshme online të leximit të letërsisë si tabletat smart apo telefonët celularë smart, gjë që ka rritur shumë klientët e veprave të publikuara online. Menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë "China Reading Limited Yang Chen tha për median kineze "Global Times" se fillimisht qindra klientë lexonin letërsi online, ndaj dhe fitimet e autorëve nuk ishin të mëdha. Ata fitonin disa mijëra yuan në muaj. Por tani me platformat e reja online fitimet e autorëve janë shumëfishuar.

Fang Shandan, me emrin artistik Yufang ka nisur të botojë veprat e saj letrare online në vitin 2010. Ajo tregon se libri i parë i solli një fitim prej 600 yuan, afërsisht 100 dollarë amerikanë, por kjo shumë me kalimin e kohës i 5 apo 6 fishua. Ajo thotë se pjesa më e rëndësishme e fitimit vjen nga abonimi i klientëve që lexojnë veprat e saj online. Aktualisht shkrimtarja 29 vjeçare që jeton në Jieyang të provincës Guangdong shkruan 6 mijë karaktere në ditë dhe fitimi mujor ka arritur në 30 mijë yuan në muaj, pra rreth 5 mijë dollarë. Sipas saj çelsi i suksesit është numri i madh i ndjekësve online të veprave të tij. Ajo thotë se nëse shkruan histori interesante tërheq gjithnjë e më shumë lexues, të cilët online janë ndjekës të krijimit tënd, por në një farë mënyre dhe burimi i fitimit të një autori. Kur e pyesin shkrimtaren online Fang për lodhjen e saj ajo thotë se punon rreth 10 orë në ditë. Gjinia që Fang trajton janë romancat dhe është e mendimit se subjektet e tyre mund të përshtaten mjaft mirë për skenaret e novelave televizive aq të pëlqyera nga audienca në Kinë. Disa prej veprave të saj letrare janë botuar dhe si libra tradicionalë si dhe kanë tërhequr vëmendjen e studiove televizive të realizimit të telenovelave.

Pavarësisht rritjes së ndjekësve online të autorëve të letërsisë artistike numri i shkrimtarëve me fitime të mëdha si Fang është gjithësesi i pakët. Sipas Yang vetëm 10% e autorëve online kanë kontrakta të rregullta punësimi me kompanitë e letërsisë online. Konkurenca në këtë industri të re por fitimprurëse është e madhe, ndaj edhe kompanitë përzgjedhin autorë që prodhojnë 30 mijë deri në 50 mijë karaktere për përmbajtjen e një vepre. Sipas menaxherit Yang pagesa e autorëve varion nga më profesionistët që paguhen deri në 100 apo 200 mijë yuan në muaj tek ata me pagesë të ulët deri në 1500 yuan. Yang shpjegon se shumica e autorëve synojnë fitimin e shpejtë dhe pak prej tyre aspirojnë që vepra të përshtatet për film artistik, spektakël televiziv apo lojë online.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China