PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kush e shpiku hamburgerin?
2015-12-11 11:03:12 CRI Komenti juaj Printoni

Hamburgeri i parë në botë nuk e ka prejardhjen andej nga mendoni. Ka disa teori për hamburgerin e parë. Sipas njërës teori për herë të parë kur një copë mish viçi u fut brenda dy copave të bukës ishte në Hamburg të Gjermanisë. Kurse në vendin ku njëri prej ushqimeve të preferuara është hamburgeri – ShBA, thuhet se i pari e ka bërë restoranti Louis' Lunch (Dreka e Louis) në vitin 1900.

Por, hamburger nuk u shpik në SHBA dhe as në në Gjermani, hamburgeri i parë në botë vjen nga Kina!!!!

I njohur si rou jia mo, që përkthehet "burger me mish " ose "sanduich me mish," është një simite e mbushur me mish që ka ekzistuar që nga dinastia Qin, nga vitit 221 para krishtit. Pavarësisht stilit të ndryshëm nga nga hamburger kinez që shitet në rrugë apo stilit amerikan të hamburgerit, rou jia mo "është quajtuar hamburger i parë në botë."

Ai e ka origjinën nga provinca Shaanxi e Kinës dhe tani hahet në të gjithë vendin. Përgatitet si ushqim i shpejtë nga shitësit e rrugës. Brumi për të bërë bukën ose mo, përbëhet nga një përzierje e thjeshtë, miell, pak maja dhe ujë. Sigurisht që recetat për bërjen e tij varjojnë. Tradicionalisht brumi për bukën piqen në furrë balte, sot skuqet në tigan.

Mbushja e hamburgerit përbëhet nga mish derri i grirë, por mund të përdoret edhe mish viçi, pule apo qengji që është gatuar më parë me shumë erëza, përfshi xhenxhefil, karafil, koriandër dhe yllin anise. Gjithashtu mund të gjeni edhe majdanoz apo marule në këtë hamburger.

Por disa thonë se hamburgeri është zbulim shumë më i vonshëm se që mendojnë shumica.

Historia nis më 1900, kur Lassen ia shërbeu një sanduich me mish viçi një punëtori i cili nuk kishte kohë për të qëndruar ulur – dhe kështu mori famë edhe hamburgeri.

Familja Lassen e ka vazhduar këtë traditë për 115 vjet. Në "Louis' Lunch", burgerët piqen në soba vertikale me gaz dhe shërbehen në bukë; djath, domate dhe qepë.

Sot hamburgerëve u shtohet keçapi, mustardi dhe majonezi.

Disa mendime të tjera janë se hamburgeri erdhi në vitet 1800, kur emigrantët evropianë mbërritën në Amerikë me anije përmes linjës "Hamburger Lines". Në mensat që ishin caktuar për ta, nisën të hanin copa të mëdha mishi të grira, të pjekura shpejt në zgarë dhe të vendosura mes dy fetave buke. Ky ushqim i ri u quajt hamburger dhe mori një domethënie të veçantë, pasi u bë simbol i fillimit të një jete të re në një botë të re. Emigrantët vazhduan të përgatisnin dhe të konsumonin hamburger, edhe pasi mbërritën në SHBA, për arsye

ekonomike dhe për mënyrën e lehtë të përgatitjes.

Sot, hamburgeri është ushqimi fast-food, i njohur në të gjithë botën, i konsumueshëm aq sa pica, por shumë herë më i pasur në versione, përbërës dhe padyshim shije. Është e rëndësishme të nënvizosh se një hamburger i prodhuar me mish pule të freskët, sallatë dhe salcë soje ka veti të mira ushqyese dhe është i pasur plot me vitamina. Për fat të keq,

për të ngrënë një të tillë, zgjidhja e vetme është ta përgatitësh në shtëpi.

Edhe pse mendohet se "erdhi në jetë" rreth pesëdhjetë vjet më parë në Amerikë, sot hamburgeri është padiskutim shoqëruesi i

momenteve të urisë së madhe, që na errëson sytë ndërsa punojmë e s'kemi kohë për vakte të gjata. Kohë më parë, askush nuk e kishte menduar që ta shndërronte në një vakt të plotë, të shpejtë, ekonomik me kosto të ulët, i gatuar në mënyra të ndryshme, por në thelb të njëjta, në çdo cep të globit, në çdokohë të vitit. Kur në kohën pas Luftës së Parë Botërore, tregtari Ray Kroc dhe vëllezërit Mc Donald hapën portat e lokaleve të reja që kishin ndërtuar, hamburgeri shënoi një revolucion të vërtetë. Pa asnjë vështirësi doli nga menytë e përditshme të shtëpive, shkollave, spitaleve, mensave, për t'u bërë kështu simbol i një mënyre të re të ushqyeri, asaj të shpejtë e ekonomike. Me kalimin e viteve, në çdo cep të botës sot mund të gjesh vende ku

me pak para në xhep dhe me fjalën hamburger në mendje mund të shijosh mrekullinë e patateve, sallatës, mishit dhe panines së freskët, në kohën kur lodhja ka arritur kulmin.

Globalizimi i ushqimit ka kaluar tashmë çdo kufij gjeografik të kuzhinave kombëtare, pasi sot konsumohen pica edhe në Nigeri, copa e mishit

të viçit mes një panine të bardhë, është sinteza perfekte dhe e pangatërrueshme e vendit që e ka shpikur. Pica prej kohësh nuk është më italiane, hamburgeri, pavarësisht origjinës së tij mbetet amerikan. Gjigantët e prodhimit të fastfood-eve në botë, si "McDonald's" në Çikago, "Burger King" në Majami apo "Wendy's" në Ohajo, lulëzojnë krenarë në 138 vende të botës me rreth 50 mijë restorante. Është i shpejtë, i lehtë dhe pa asnjë vështirësi. Mund të merret kudo, madje edhe nëse ke vendosur të bësh një udhëtim në Hënë. Mes dy copave buke të ndara njëlloj mund ta shijosh pa vështirësi mishin, djathin, sallatën, fletët e spinaqit apo majonezën, kur akrepat tregojnë orën dy, ndërsa ti ende gjendesh mbi tavolinën e kompjuterit me një mal me punë në dorë.

Hamburgeri më i shtrenjtë në botë

Hamburgeri i quajtur " Glamburger" mund të gjendet në restorantin Chelsea, ku klientët do të shijojnë këtë hamburger me përbërës si fleta të arit dhe zhardhok kërpudhash të zezë.

Një restorant në Chelsea po ju ofron këtë hamburger me çmim prej 1397 eurosh.

Ky edhe është hamburgeri më i shtrenjtë në botë, që ndryshe edhe quhet Glamburger, përbëhet nga mishi më cilësor i përzier me 60 gramë të mishit derrit dhe marinuar me kripë Himalaje.

Ai shërbehet me karavidhe nga Kanadaja të lyera me shafran irani dhe me shurupin e shegës, kaviarin Beluga dhe vezë pate të tymosura.

Një tjetër formë e hamburgerit është ai i shpikur nga japonezët. Ata kanë krijuar një hamburger të rrallë me bukë dhe djathë të zi. Kjo është në treg për një periudhë të shkurtër nga Burger King dhe quhet "Kuro Burger".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China