PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sukses jashtë vendit i filmit serial "Legjenda e Mi Yue"
2015-12-03 16:36:10 CRI Komenti juaj Printoni

Seriali epik "Legjenda e Mi Yue" me regji të Zheng Xiaolong ka tërhequr vëmendjen e tregut të huaj të filmit para shfaqjes në Kinë. Seriali me 81 episode, që i kushtohet jetës së të parës politikane kineze Mi Bapi ka nisur transmetimin qysh nga 30 nëntori në kanalin satelitor të Pekinit dhe Televizionin Dragon të Shangait. Ngjarjet e serialit televiziv "Legjenda e Mi Yue" zhvillohen gjatë sundimit të dinastisë së fundit kineze asaj Qin, kur Mi gjyshja e perandorit të parë kinez Ying Zheng, nga një vajzë e thjeshtë i shndërrua në një nga figurat e rëndësishme të perandorisë. Reformat e saj për zhvillimin ushtarak të perandorisë ndikuan shumë në unifikimin e Kinës së lashtë. Bazi është titulli perandorak i Mi-së, ndërsa Yue është emri i parë i saj.

Regjizori i filmit Zheng, i cili ka fituar disa trofe ka deklaruar ditët e fundit për mediet kineze se shpërndarja për transmetim e filmit jashtë Kinës ka patur shumë kërkesa, ndër të cilat dhe nga televizioni Netlix i Kalifornisë në ShBA. Ai ka theksuar se pothuajse të gjitha kanalet televizive që kanë shfaqur filmin "Legjenda e Zhen Huan" kanë shfaqur interes dhe për transmetimin e filmit të fundit të tij "Legjenda e Mi Yue". Sipas regjizorit 56 vjeçar televizioni Netflix ka kërkuar një version të serialit me subtitra në anglisht. Ky televizion i njohur për publikun amerikan në fillim të këtij viti ka transmetuar filmin kinez "Legjenda e Zhen Huan".

Qysh nga shfaqja e premierës në vitin 2011, të 76 episodet e këtij seriali të suksesshëm kinez kanë shfaqur rreth 120 herë nga kanalet televizive kineze. Por një sukses të dukshëm filmi ka patur dhe në tregun aziatik pasi ai është shfaqur dhe ne televizionet e Koresë së Jugut dhe Japonisë. Madje shumë nga kritikët e kinemasë prodhimin e ri "legjenda e Mi Yue" e konsiderojnë si një vazhdim të suksesit të vitit 2011 të filmit "legjenda e Zhen Huan". Vetë regjizori thotë se seriali i ri përqëndrohet më shumë në jetën politike të vendit, krahasuar me atë të mëparshëm. Regjizori thotë se seriali është një gjysmë biografi e Mi-së, bazuar në historinë e vërtetë të saj. Skenaristi Wang Xiaoping, i cili kryeson grupin e autorëve të serialit thotë se aforizmat letrare të krijuara nga Mi nuk janë pjesë e skenarit të filmit serial. Ai shton se skenari bazuar në veprën historike të Jiang Shengnan, autor i dinastisë Han është ripunuar disa herë. Kostumet e aktorëve të filmit janë krijuar bazuar në sugjerimet e historianëve kineze, për ti qëndruar sa më besnikë kohës në të cilën është zhvilluar ngjarja. Do të shfaqet në ekranin e vogël me rreth 80 veshje të rënda të epokës perandorake personazhi Mi, ndërsa personazhet e tjerë të serialit do të përdorin rreth 50 veshje të ndryshme. Sipas Zheng, protagonistja e filmit Mi mund të krahasohet lehtësisht me Mbretëreshën e Anglisë dhe Irlandës në vitet 1558-1603, Elisabetën e I-rë. Mi konsiderohet si një politikane tolerante e kohës deri në fund të jetës së saj. Aktorja Sun Li e cila ka interpretuar rolin e Zhen Huan thotë se roli i Mi-së përbën një sfidë më të të madhe. "Ajo ka qenë një grua mjaft e zgjuar që ka vendosur për politikën e saj në një kohë kur mbizotëronin burrat. Me zgjuarsi ka arritur të bindë aristokratët e kohës të ndjekin politikat e saj."

Kinë, në 5 vjet do të trajnohen 100 mijë specialistë të trashëgimisë kulturore

Kina ka planifikuar të trajnojë 100 mijë vetë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në 5 vitet e ardhshëm, bëri të ditur në një njoftim të fundit Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit.

Në trajnim do të përfshihen fillimisht artizanë të ndryshëm të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejtë me trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e saj.Përgjegjëse për trajnimet dotë jenë institute arsimore në mbarë vendin. Pritet që kjo masë e re të rritë punësimin dhe të ardhurat në industrinë e artizanatit në Kinë si dhe të sjellë energji të re në sektorin manifakturor dhe të dizenjimit të veshjeve tradicionale, por dhe në sektorë të tjerë. Rreth 60 institute dhe 20 kompani do të përzgjidhen për realizimin e këtij plani 5 vjeçar në ndihmë të ruajtjes dhe pasurimit të trashëgimisë kulturore të vendit.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China