20151205CultureBeatPj2 |
Ky event i bukurisë botërore do të zhvillohet në parajsën tropikale të Sanya-s në Kinë. Bukurosheve nga e gjithë bota i ofrohet një vend që të lë pa frymë, një kombinim i një arkitekture të mrekullueshme, hoteli dhe akomodimi luksoz, guzhina tepër e shijshme dhe zbavitja nuk do i mungojnë kandidateve për kurorën e bukurisë. E si mund të ishte një mënyrë më e mirë se sa kjo për të festuar 65 vjetorin e këtij konkursi?
Të pranishëm do të jenë drejtoresha ekzekutive dhe në të njëjtën kohë kryetarja e Miss World Julia Morley.
Z. Shi Wei-xue, kryetar i grupit "Beauty Crown" i cili shprehet kështu:
Finalja e madhe e këtij eventi do të zhvillohet në teatrin "Beauty Crown Grand Theatre", i ndërtuar enkas për Miss World në vitin 2003 kur ky event u zhvillua për herë të parë në Kinë. Pesë Miss-e janë kurorzuar aty dhe tani mbretëresha aktuale e bukurisë së Miss World Rolene Strauss do të ketë nderin të kurorëzojë pasardhësen e saj.
"Pres me padurim të rikthehem në ambjentin mikpritës të Sany-as për eventin madhështor Miss World. Sanya është porta tropikale e Kinës por sigurisht do të jetë porta e aventurës për Miss-in tonë të ardhshëm."
Sanya ndodhet në ishullin Hainan në brigjet jugore të Kinës, e njohur si tropiku kinez me një pamje dhe peizashe të mrekullueshme dhe me plazhe mahnitëse.
Vajzat do të akomodohen në "Beauty Crown Hotel Complex" i cili shtrihet 630,mijë m² dhe mban rekordin me numrin e dhomave plot 6,668, me piacën e dyqaneve të firmave më të mëdha të botës e cila konsiderohet "Seven-Star Commercial Plaza", me një varietet dhe shumëllojshmëri zgjedhjesh për restorantet më të mira nga e gjithë bota si dhe klubi ndërkombëtar i Jahteve me shtatë yje, e shumë shumë më tepër.
Bashkëpunimi i sukseshëm ndër vite i Miss World dhe Beauty Crown Hotel Complex sigurojnë një prezantim të mahnitshëm dhe gala për të gjithë botën për organizimin dhe menaxhimin e këtij eventi. Miss World do të shpallet me 19 dhjetor.
Në këtë event Shqipëria prezantohet me bukuroshen 20-vjeçare Kristina BAKI.
Kristina Baki fitoi në vitin 2013 kurorën e 'Miss Universe Albania', por nuk arriti t'a përfaqësonte Shqipërinë në Miss Universe për shkak të moshës së saj, duke u zëvendësuar nga Fioralba Disdari. Megjithatë ka qenë Kristina Baki ajo që ka mbërritur në Sanya për të përfaqësuar vendin tonë. Arsyet e këtij zëvendësimi nuk janë bërë ende publike. Bukuroshja e Telebingos Shqiptare, Kristina Bakiu, ka qënë pjesë e këtij spektakli për 2 vjet, ndërsa ka një përvojë disa vjeçare në modeling. Ajo ka lindur në Leskovik, por tani jeton në Tiranë, ku vazhdon studimet për Shkenca Politike.
Miss World 2015 është hapur zyrtarisht me një ceremoni madhështore në Sanya të Kinës. Përfaqësuesja e Shqipërisë ka qenë pjesë e ceremonisë së bashku me 118 vajza të tjera nga e gjithë bota. 20 vjeçarja ka ndarë emicionet e nisjes së konkurrimit në rrjetet sociale duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.(Raela Hafizi)