20151205CultureBeatPj1 |
Ka lindur në Deçan të Kosovës më 3 Dhjetor të 1974-ës dhe është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare.
E kush nuk e mban mend hitin e saj të padiskutueshëm "Lozonjarja", përmes të cilit bëri për vete me mijëra fansa kudo në trojet shqiptare. E preku suksesin që në moshë fare të re dhe siç duket, një tjetër sukses po aq i madh e pret së shpejti. Fjala është për këngën e saj më të re me titull "me dorën shtrirë", që ishte pjesmarrëse në festivalin "Kënga magjike 2015". Albëria është nëna e dy vajzave, ku vajza e saj e madhe ka ndjekur rrugën e saj dhe është këngëtare.
Në moshën 12 vjeçare ka marrë çmimin e parë si këngëtare në Zagreb në kohën e ish-Jugosllavisë. Më pas sukseset nuk kanë rreshtur. Me kthimin e saj nga Amerika, në vitin 1998 ndërohet me çmimin e parë, me këngën "Mirësia dhe e vërteta".
Në vitin 2000 merr pjesë ne festivalin botëror folkarea 2000 ku prezantoi Shqipërinë. Në vitin 2004 merr çmimin e tretë me këngën "Ti nuk je" dhe çmimin interpretimi më i mirë.
Ajo po ashtu është paraqitur edhe në festivale të tjera si në vitin 2007 në festivalin madhëshor "Kënga Magjike" me këngën "Ik tani" ku arriti deri në finale dhe rrembeu çmimin "Best Kantautor".
Në vitin 2011 nxjerr një videoklip të titulluar "Kur nuk shkon nuk shkon", një videoklip ky i cili ishte pjesmarrës në videofestivalin "Video Festi Muzikor" ku edhe pse e nominuar vetëm për një çmim arriti të marr çmimin "Videoklipi më i mirë në kategorinë Best Pop Folk".
Po ashtu ajo në vitin 2011 paraqitet sërish në festivalin madhëshor "kënga Magjike" me këngën "Vetem ty" e cila bëri "boom" pasi u mirprit mjaft mirë nga publiku. Ajo arriti të shkojë deri në finale duke marrë çmimin për "Kontributin artistik" dhe u vleresua me 274 pikë votuar nga vete artistët e këtij festivali duke zënë kështu vendin e 15-të nga 45 artistët konkurentë të këtij festivali.
Blerat Gaçe
E lindur në Shqipëri në një kohë trazirash politike, Blerta Gaçe, motra e këngëtares Aurela Gaçe e gjeti veten tek një magnetofon dhe një kasetë me muzikë turke dhe egjiptiane, të cilën ia kishte sjellë një kushëriri i saj nga Greqia.
Ajo zbuloi talentin e saj për të kënduar dhe kërcyer që kur ishte 5 vjeç, por vetëm pas disa vitesh vendosi të zëvendësonte këpucët e saj të vallëzimit, me librat e shkollës dhe mendoi se një ditë do të ndiqte shkollën për Drejtësi. Disa vite më vonë ajo nuk refuzoi t'i përgjigjej thirrjes për të performuar si balerinë dhe filloi te dilte nga shkolla e saj më herët për të marrë pjesë në provat e motrës së saj më të madhe Aurela Gaçe në Akademinë e Arteve Dramatike në Tiranë. Më vonë ajo u bë e para balerinë profesioniste shqiptare e belly dance, duke fituar respektin e një arti që është njohur me vështirësi. Duke u larguar nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, Blerta u transferua në Shtetet e Bashkuara në New York, ku morri studimet e nevojshme në New York Film Academy dhe në shkollën legjendare të teatrit muzikor Neighborhood Playhouse School of the Theatre.
Ajo ka qenë protagoniste në disa revista shqiptare, ndërsa aktualisht është duke u përgatitur për shfaqjet e saj të ardhshme, një në Evropë dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë vit motra e këngëtares të njohur shqiptare Aurela Gaçe ka konkuruar në festivalin e "Këngës Magjike" me këngën "Habibi" e cila i përshtatet më së miri asaj pasi askush nuk do ta performonte atë më mirë në kërcim belly dance se vetë Blerta.
Anxhela Peristeri
Këngëtarja nga Korça Anxhela Peristeri prezantohet në festivalin "Kënga Magjike 2015" me një bashkëpunim në duet me këngëtarin Erik Loshi. Kënga e tyre është një baladë dashurie e cila po pritet mjaft mirë nga publiku. Ajo titullohet "Të kam bër të qash" . Këngëtarët e kanë paraqitur mjaft mirë dhe me ndjenjë këtë baladë e cila ka marrë mjaft klikime në youtube dhe është shpërndarë shumë shpejt nga në faqet sociale. (Raela Hafizi)