PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin-Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Baletit
2015-11-23 18:00:00 CRI Komenti juaj Printoni

P

ekin-Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Baletit

Dashamirësit e baletit këtë dimër kanë rast të ndjekin për afro një muaj shfaqje të trupave kineze të baletit por dhe trupa të famshme baleti nga e mbarë bota gjatë Edicionit të Dytë të Festivalit ndërkombëtar të Baletit që ka nisur më 6 nëntor në Teatrin Tianqiao në Distriktin pekinas Xuanwu dhe do të vazhdojnë deri më deri në dhjetor 26.

Edicioni i sivjetëm i festivalit është organizuar me mbështetjen e Baletit Kombëtar të Kinës dhe Trupës së Baletit të Pekinit si dhe Kompanisë së Shfaqjeve Artistike. Edhe në këtë edicion do të vijnë në skenë trupa të mirënjohura të baletit botëror si Trupa e Operas dhe Baletit e Parisit, Teatri Bolshoj i Rusisë, Trupa Mbretërore e Baletit nga Birminghami i Britanisë së Madhe etj.

Gjatë Festivalit ndërkombëtar të baletit të vitit 2013 trupat vendëse dhe të huaja të baletit u ndoqën në shfaqjet e tyre në Kinë nga mbi 60.000 spektatorë.

Balerinë me famë botërore do të interpretojnë pjesë klasike dhe moderne të repertorit të baletit ndërkombëtar në skenën e Teatrit Tianqiao në distriktin Xuanwu të Pekinit. Festivali tashmë ka nisur me 2 pjesë nga baleti klasik, "Liqeni i Mjelmave" dhe "Don Kishoti". Mbrëmja e parë e baletit ngjiti në skenë Trupën Bavareze dhe Trupën e Baletit Kombëtar të Kinës, ndërsa duartrokitje dhe ovacione ka ngjallur interpretimi i balerinës Lucia Lacarra e trupës bavareze në duet me partnerin në shfaqje, njëherësh bashkëshortin e saj Marlon Dino.

Balerini i parë i Trupës së Baletit të Parisit Aurelie Dupont, solistja e Teatrit të Baletit të SHBA-së Sarah Lane Ribagorda, Evgenia Obraztsova e Baletit Bolshoj të Moskës dhe balerinë të tjerë të njohur në mbarë botën do të jenë në skenën kineze të baletit gjatë edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Baletit që po zhvillohet nga 6 nëntori në Pekin. Ndërkohë balerinë të njohur të Trupës Kombëtare të Baletit të Kinës në repertorin e tyre për Festivalin kanë përgatitur versionin kinez të "Liqenit të Mjelmave", por që titullohet "Psherëtima e Zambakëve". Ideja për këtë përshtatje të baletit të famshëm "Liqeni i Mjelmave" i lindi kryetarit të Baletit Kombëtar të Kinës, Feng Ying gjatë një turneu të trupës në qytetin Qiqihar, në verilindje të vendit në vjeshtën e vitit 2008. Kur artistët vizituan Rezervatin Natyror Zhalong, ku ndodhet dhe një habitat zambakësh, mësuan dhe historinë në formë legjende të një vajze e cila sakrifikoi jetën për të mbrojtur zymbakët gjatë një nate me stuhi.Pikërisht kjo legjendë ngacmoi fantazinë e artistëve të trupës, libretistit, regjizorit, dhe balerinëve për të sjellë në skenën e Festivalit të 2-të Ndërkombëtar të Baletit një pjesë të tillë, e cila flet për lidhjen e ngushtë midis njeriut dhe natyrës.

Për ceremoninë e hapjes së këtij festivali organizatorët kishin përgatitur pjesë të njohura nga baleti klasik dhe modern botëror. Pas kësaj trupat pjesmarrëse midis të cilave Baleti Mbretëror Danez,Trupa "Les Ballets Jazz" nga Montreali dhe Trupa Gjermane e Baletit të të Rinjve po performojnë pjesët e tyre të zgjedhura të repertorit në Pekin. Si një ndër organizatorët e Festivalit, Trupa Kombëtare e Baletit e Kinës ka përgatitur 6 pjesë ndër të cilat "La Sylphide", "El Testamento de Amelia","Lumi i Verdhë", "La Chauve Souris" dhe "Don Kishoti". Drejtori i kësaj trupe Feng Ying është shprehur se ajo ka një histori gjysmëshekullore dhe vitin e kaluar ka festuar 55 vjetorin e krijimit të saj me një sërë veprimtarish.

Në sezonin e sivjetëm koncertor kjo trupë dë të shfaqë për publikun dhe baletin "Song of Everlasting Regret" përshtatur sipas një poeme me të njejtin titull të poetit të shekullit të 9-të Bai Juyi, të interpretuar nga Trupa e Teatrit të Baletit të Shangait. Drejtori i kësaj trupe Xin Lili tregon për mediat se synimi i tyre ka qenë gjithmonë të sjellin në skenë ngjarje nga jeta kineze.Ata kanë bashkëpunuar për këtë me artistë ndërkombëtarë si koreografi i njohur francez Patrick de Bana. Krahas këtyre trupave dhe Trupa e Baletit e Guangzhout dhe ajo e Baletit Bashkëkohor të Pekinit do të jenë pjesë e sezonit të ri artistik të baletit në Kinë.

Festivali i dytë ndërkombëtar i baletit do të mbyllet më 26 nëntor dhe krahas shfaqjeve të trupave vendëse dhe të huaja do të ketë dhe veprimtari të tjera artistike si ekspozita, forume dhe intervista. Për studentët do të ketë performanca të veçanta gjatë festivalit, me synim nxitjen e tyre drejt rritjes së cilësisë artistike. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China