PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zbuloni thesaret e Hunan-it
2015-11-23 17:31:49 CRI Komenti juaj Printoni

N

ëse shkoni në provincën Hunan të Kinës do të zbuloni shumë pika turistike, sajte të përfshira në listën e UNESCO-s, gondola e deri tek ushqimet e mrekullueshme.

Ka shumë gjëra për të bërë dhe për të parë në provincën e Hunan-it, përfshi qytetet historike Hongjiang dhe Qianjiang, po ashtu shpella e Dragoit të Verdhë, malet Zhangjiajie në zonën Wulingyuan (që kanë inspiruar regjizorin e Avatar-it) dhe malin Tianmen.

Hunani kufizohet me 5 provinca të tjera me Jiangxi në lindje, Guangdong në jug, Guizhou në perëndim dhe Guangxi në jugperëndim si dhe Chongqing në veriperëndim. Fjalë për fjalë "Hunan" përkthehet "jugu i liqenit " ku "liqeni" i referohet liqenit Dongting, i dyti më i madh në Kinë. Hunan quhet ndryshe dhe Xiang, që e ka marrë emrin nga Liqeni Xiang, i cili përshkon provincën. Kryeqendra e kësaj province është Changsha.

Me një sipërfaqje 211,800 km katrorë, Hunani ka një popullsi prej mbi 70 milionë banorësh që i përkasin kombësive Han, Tu, Hui, Miao, Yao, Zhuang,Uyghur, Bai si dhe Dong. Lindja, jugu dhe perëndimi i provincës rrethohen nga malet Luoxiao, Nanling, Xuefeng dhe Wuling. 80 për qind të territorit e zënë malet dhe kodrat, dhe 20 për qind uji. Lumenjtë Xiangjiang, Yuanjiang, Zijiang dhe Lishui, të cilët takohen të gjithë në Liqenin Dongting, formojnë një sistem të madh e të integruar ujor. Të gjitha këto e bëjnë Hunanin një vend me burime të pasura natyrore ku rriten orizi, pambuku, portokalli dhe shumë peshq. Hunan njihet gjithashtu edhe për burime të pasura mineralesh.

Kuzhina e Hunanit

Nëse udhëtoni në Hunan, do ta kuptoni shumë shpejt veçantinë e ushqimit. Kuzhina e Hunanit njihet si një nga 8 kuzhinat rajonale të Kinës. Ajo ndahet në 3 lloje sipas vendodhjes gjeografike, ajo e Liqenit Xiang, Dongting dhe llojet e kuzhinës së Hunanit perëndimor, që njihen për shijen pikante.

Kuzhina e Hunanit dallohet për shijen, aromën e freskët dhe ngjyrat, ndërkohë që ushqimet përgatiten të skuqura, në poçe, ose të tymosura. Kjo kuzhinë ka shumë ngjashmëri me kuzhinën e Sichuanit pasi është pikante si dhe ndajnë pothuajse të njëjta metoda gatimi. Falë kushteve të mrekullueshme natyrore, Hunani është i pasur me shumë lloje prodhimesh përfshi peshkun, karkalecët, gaforren dhe breshkën si dhe shumë perime. Falë të gjithë këtyre përbërëse, hunanasit kanë krijuar lloje të ndryshme gatimi. Në Hunan numërohet rreth 4 mijë gatime të ndryshme, 300 prej të cilave janë të njohura edhe nga vendet e tjera të botës.

Kultura dhe Tradita

Hunani gëzon gjithashtu edhe pasuri kulturore. Ka disa dialekte, ku veçohen dialekti Xiang, Gan dhe Kejia.

Opera e Hunanit i ka fillesat që në dinastinë Ming dhe është e njohur jo vetëm në Hunan, por edhe në Guandong.

Provinca e Hunanit është cilësuar nga shumica si "shtëpi e veçantë e të talentuarve", pasi ka shumë figura të shquara në historinë e Kinë që kanë lindur e jetuar pikërisht në këtë provincë.

Të udhëtosh në Hunan

Hunanin do ta quanim një perlë për të apasionuarit e udhëtimeve, pasi aty gjendet shumë pika të njohura turistike, përfshi: Parkun e famshëm Zhangjiajie, qytezën e lashtë Feniks, Liqenin Dongting, Pagodën Yueyang etj.

Parku kombëtar Zhangjiajie, është tepër unik në botë, i cili është formuar nga erozioni mijëravjeçar. A e dini ku ndodhet mali Hallelujah në filmin "Avatar"? -Pikërisht në Zhangjiajie të provincës Hunan të Kinës.

Në dhjetorin e vitit 2008, një prej fotografëve të Hollivudit vizitoi Hunanin dhe fotografoi për disa ditë malet në Zhangjiajie. Shumë prej këtyre imazheve u përdorën në filmin Avatar.

Qyteza antike Fenghuang ose Feniks

Një nga pikat që duhet të shihni në Hunan është qyteza antike Fenghuang ose Feniksi. Në këtë qytezë turistët kanë rastin të shohin si Kinën e lashtë, ashtu dhe atë moderne.

Qyteza e lashtë Fenghuang u quajt nga turistët si "qyteza më e bukur e vogël në Kinë". Kjo qytezë ndodhet në mes tre qyteteve Huaihua, Jishou të provincës Hunan dhe Tongren të provincës Guizhou të Kinës jugperëndimore. Këtu jetojnë shumë kombësi si Miao, Tujia etj.

Disa vizitorë thonë se qyteza Fenghuang është e vogël dhe mund të vizitohet brenda ditës.

Ka disa lagje të cilat kanë ruajtur mirë strukturën tradicionale dhe pamjen historike të formuar pas shekullit të 13-të. Në këto lagje ka pagoda dhe tempuj të lashtë. Rrugët e lagjeve janë shtruar me gurë me ngjyrë kuqe dhe në të dy anët e rrugëve janë ndërtuar banesa të vjetra me histori disa qindravjeçare.

Banesat janë ndërtuar me tjegulla të zeza dhe me mure prej druri. Ato janë të lidhura me njëra-tjetrën, prandaj duken shumë të rregullta.

Mëngjeset në këtë qytezë janë të qeta. Nëse ecni përgjatë lumit Tuo Jiang do të shihni gratë e fshatit që lajnë rrobat. Në këtë qytezë jetojnë banorë të kombësisë Miao, të cilët janë vendosur këtu mijëra vite më parë. Në këtë qytezë nuk mungojnë dyqanet e ndryshme karakteristike.

Një gondola në Hunan

Duke soditur qytezën të sheh syri turistet kineze me çanta Prada të cilat blejnë suvenire karakteristike të zonës për t'ja dhuruar mikeshave të tyre. Më pas turistët bëjnë xhiro me gondola përgjatë lumit.

Ndërsa në darkë kjo qytezë nuk është aq e qetë sa mëngjeset. Ajo mbulohet nga fenerë të kuq, të cilët ndriçojnë rrugët. Baret dhe restorantet karakteristike dhe me ushqime tradicionale janë një tjetër veçanti e kësaj qyteze.

-Qyteza Furong është një qytezë e lashtë në Zhangjiajie të provincës Hunan ku jeton kryesisht kombësia Tujia. Në vitet '80, regjisori i famshëm kinez Xie Jin xhiroi në këtë vend filmin "Qyteza Furong". Edhe në ditët e sotme kjo qytezë ruan me fanatizëm stilin unik arkitekturor me rrugët prej guri dhe shtëpitë prej druri.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China