20151121CultureBeatPj2 |
Pop stari Kris Wu publikon këngën e re 'Bad Girl'
I njohur nga të gjithë me emrin e skenës Kris, ai është një këngëtar, aktor dhe tekst-shkrues kinezo-kanadez. Ai ka lindur me 6 nëntor të vitit 1990. Kariera e tij është shumë e njohur dhe e pëlqyer në Kinë. Ai është ish-antarë i grupit EXO-M. Në maj të 2014-ës, ai pati disa mosmarrëveshje me kompaninë SM dhe kjo çoi në anullimin e kontratës dhe në largimin nga grupi.
Thuhet se mosmarrëveshjet lindën për shkak të kontratës të nënshkruar me to. Ai emigroi në Kanada kur ishte 11 vjeç, por ai flet shumë rrjedhshëm dialektin Mandarin, Kantonez si dhe në gjuhën koreane.
Një fansë shpenzon 1 mln yuan për albumin e Faye Wong
Sa i çmëndur dhe në gjëndje të bëj çmëndurira mund të jetë një fansë? Një fansë kinez, së fundi ka shpenzuar paratë e tij me një vlerë marramendëse rreth një milion juan ose 157,300 dollarë amerikanë për të hedhur në treg një album të idhullit të tij Faye Wong.
Diva e popit Faye Wong nuk ka nxjerr asnjë album për më shumë se një dekadë, përveç disa hiteve që janë përdorur si këngë nëpër filma. Gjithsesi, një ndër fansat e saj gjeti një mënyrë për të hedhur në treg një album për të, duke grumbulluar dhjetë nga këngët e saja të vjetra, tashmë të humbura ndër vite, nga regjistrimet e mëparshme.
Xie Qi, një fansë i vjetër i saj 19-vjeçar arriti të përpilonte albumin dhe të grumbullonte një million juan nga prindërit e tij dhe investitorë të tjerë për këtë projekt. Ai është një student në Kanada, por ai ka krijuar një kompani muzikore të quajtur "Restless Music" për të realizuar projektin.
Të 10 këngët e përzgjedhura janë në dialektin Kantonez, të regjistruara në vitin 1996 në Hong Kong tek "Cinepoly Records" sipas versionit origjinal, e cila shtëpi diskografike do ti lëshojë ato në një album të vetëm. Në atë kohë, Wong do të largohej nga "Cinepoly Records" për të nënshkruar një kontratë me "EMI". Në vitin 1997, kur EMI po lëshonte albumin e ri të Wong-ut të titulluar "Faye Wong," Cinepoly duhej të rivalizonte këtë dalje të re të albumit, ndaj i ndau këtë këngë në dy albume të ndryshme. Ndaj ky album nuk u lançua kurrë i plotë, gjë që bëri këtë fansë të ndihej i zhgënjyer ndër vite.
Falë përpjekjeve të Xie-së, albumi i saj i ri i titulluar "Be Perfunctory" doli në treg më 3 nëntor, i cili mblodhi të gjitha këto këngë së bashku.
Xie fitoi të drejtat e publikimit të albumit nga "Cinepoly Records", dhe tani nën Universal Music Group, dhe miratimit nga ana e menaxherit të Wong, i cili i bëri albumin autentik, arriti të realizojë ëndrrën e tij.
Ky i ri madje ka diskutuar me shtëpinë diskografike dhe menaxherët e Wong-ut edhe për rënditjen e këngëve në këtë album si dhe titullin e tij. Ai madje ka kontaktuar edhe fotografin e famshëm japonez Meisa Fujishiro, i cili në atë kohë i ka bërë një set fotografik asaj në kohën e regjistrimit origjinal të këngëve për revistën "Japan's Switch Magazine".
Albumi do të dalë në Hong Kong në përputhshmëri me të drejtën e publikuesit dhe të autorit. Xie bëri të ditur për mediat se të paktën 100,000 kopje janë shitur që në fazën e prezantimit.(Raela Hafizi)