PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fan Bingbing
2015-11-16 09:31:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo lindi më 16 shtator të vitit 1981. Fan është një aktore, producente televizive dhe këngëtare pop-i kineze. Ajo renditej në 100 VIP-at më të mirë të kinës në "Forbes China Celebrity 100" në vitet 2013, 2014, 2015, dhe që nga 2006-ta ajo është në 10-shën e më të mirëve. Ajo mori famë në Azi në vitet 1998–1999 me serialin televiziv "My Fair Princess".

Në 2003-in, ajo aktroi në filmin Cell Phone, i cili u bë filmi më fitimprurës kinez i vitit, duke fituar kështu çmimin "Hundred Flowers Award". Që nga kjo kohë, ajo është vlerësuar me çmime nga Golden Horse Film Festival and Awards, Eurasia International Film Festival, Tokyo International Film Festival, Beijing College Student Film Festival dhe Huading Awards për rolet e saja në filmat si: The Matrimony (2007), Lost in Beijing (2007), Buddha Mountain (2011) and Double Xposure (2012).

Përveç këtyre ajo ka aktruar edhe në filma të huaj si në filmin francez Stretch (2011), në filmin korean My Way (2011) dhe në Hollywood blockbuster X-Men: Days of Future Past (2014). Gjithashtu s'mund të lëm pa përmendur faktin që ajo është quajtur "Ikona e Modës" në shumë evente mbi tapetin e kuq.

Shumë kritikë të filmave e kanë vlerësuar shumë performancën e Fan-it. Ky film ishte një sukses i madh financiar, me të ardhura më shumë se 100 milion juanë.

Në vitin 2013, Fan u paraqit si asistentja e Dr. Wu-së në versionin kinez të filmit Iron Man 3.

Në prill ajo fitoi çmimin " Chinese Best Actress Award" për performimin e saj në Double Xposure. Të nesërme ajo u bë ambasadorja e parë aziatike "VIP", për fushatën e marketingut të firmës Moët & Chandon. Një muaj më vonë shtëpia e famshme e modës "Chopard" deklaroi se Fan ishte ambasadorja e re e firmës së tyre. Fan u nderua me titullin "International Artist of the Year" në Kanë të Francës nga The Hollywood Reporter.

Ndërsa në vitin 2014, ajo paraqiti Blink (Clarice Ferguson) në X-Men: Days of Future Past, i cili doli në Kinë në maj. Gjithashtu ajo deklaroi se kishte një kontratë për katër filma, me prestigjozen "20th Century Fox".

Në fund të po atij muaji, "Barbie" lançoi kukullën e parë "VIP" Fan Bingbing në Shanghai. Ajo u bë aktorja e parë nga Kina që u ftua të ishte pjesëmarrëse në ceremoninë "Barbie global celebrity Hall of Fame".

Ajo portretizoi Wu Zetian në The Empress of China, i cili ishte seriali më i kushtueshëm televiziv kinez në histori. Ky serial u transmetua në kanalin televiziv të Hunan-it në dhjetor të 2014-ës.

Këtë vit ajo u bashkua me CCTV-në, në disa "show" të ndryshëm si antare e jurisë në "Amazing Chinese" dhe si konkurente në një "Reality show" të quajtur Challenger Alliance si dhe performoi në "Ever Since We Love" dhe "Lady of the Dynasty". Ajo u rëndit e katërta si aktorja më e paguar e 2015-ës, në listen e "Forbes".

Më 29 maj të vitit 2015, Fan dhe Li Chen më në fund pranuan të bënin publike marrëdhënien e tyre në "Weibo".(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China