PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xhensila Myrtezaj
2015-11-16 09:33:17 CRI Komenti juaj Printoni

Është një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticionet muzikore.

Xhensila Myrtezaj ose Xheni është e fejuara e aktorit komik të "Portokallis", Besart Kallakun ose siç njihet nga të gjithë për rolin e tij më famoz "Gjini". Xhensila ka marrë pjesë në shumë edicione të festivalit prestixhoz për të rinj "Top Fest", madje është vlerësuar me çmime të ndryshme. Besarti dhe Xhensila janë një ndër çiftet "VIP" më të dashur për publikun shqiptarë.

Në fillimet e tyre, ata ishin shumë diskretë mbi lidhjen e tyre, madje Besi është munduar ta mbaj të fshehtë deri vonë, por medias nuk i shpëtojnë këto detaje dhe kjo lidhje dashurie menjëherë u bë e njohur për publikun. Në fakt çifti është mëse i kombinuar nga ana profesionale pasi të dy janë në botën e artit, të rinj në karierën e tyre si dhe në moshë dhe tepër të dashuruar me njëri tjetrin. E ku ka më mirë në fund të fundit për një aktor të ri e të talentuar, se sa të ketë në krah një vajzë që gjithashtu është në fushën e artit dhe mbi të gjitha është shumë e talentuar, por dhe shumë e bukur.

Më shumë detaje rreth perspektivës apo planeve të tyre të mëtejshme nuk kemi mundur të sigurojmë, pasi asnjëri prej tyre nuk tregon për këtë lidhje tashmë të kurorëzuar në fejesë apo për planet profesinale të tyre.

Xhensila u bë e njohur falë talent show-it "Ethet e së premtes mbrëma". Ajo atëherë ishte vetëm 14 vjeç . Në Top Fest 5 prezantohet për herë të parë dhe që atëherë ajo nuk ka munguar në asnjë edicion të tij duke mbetur gjithmonë besnike ndaj rrymës muzikore RnB dhe baladave të dashurisë që ajo i ka aq përzemër. Në Top Fest 8 ajo u kurorëzua me çmimin "Best Pop RnB" për këngën "Engjelli im". Pas këtij çmimi ajo do të ishte një ndër këngëtaret më të sukseshme të verës 2011.

Ajo ka performuar deri më tani shumë këngë të bukura e të njohura për publikun shqiptarë, por ne do të përmendim vetëm disa prej tyre: "Ëngjëlli im", "Edhe 1 herë", "Liar" në bashkëpunim me Elgit Dodën, "Jeton tek unë", "A më do", "Da da da", këngët "Se do ti them asaj" dhe "Ku jam dhe ku je", të dyja këto këngë janë në bashkëpunim me të madhin Redon Makashi, "Ring the alarm", "Vespa" një tjetër bashkëpunim ky me Endri Priftin si dhe bashkëpunimi i saj më i fundit me Mozzik "Ama dorën". Kjo këngë tashmë po pëlqehet dhe po bën namin në clube-t e Shqipërisë. Kënga është ritmike, moderne dhe me një vidioklip mjaft të bukur që fatkeqësisht ne nuk mund ta transmetojmë të dashur dëgjues pasi jemi në radio, por kushdo që shfaq interes për të, jam shumë e sigurtë që mund ta gjej në You Tube.

Kjo vajzë u dallua shumë shpejt në skenën shqiptare falë thjeshtësisë, bukurisë, karizmatizmit dhe zërit aq të ëmbël dhe melodioz që ajo ka.

Akoma sot ajo vazhdon të renditet ndër këngëtaret më të famshme dhe më të dashura për publikun. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China