PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gigi Leung Wing-kei
2015-11-05 16:44:27 CRI Komenti juaj Printoni

Gigi Leung Wing-kei është një këngëtare kanto-popi nga Hong Kongu. Ajo lindi më 25 mars të vitit 1976. Historia e emrit të saj është shumë interesante pasi kur ajo lindi i vendosën emrin Leung Bik-Zi, por në moshën shtatë vjeçare mamaja e saj i'a ndryshoi emrin në 'Wing-Kei' për arsye superticioze. Ç'do të thotë kjo? Që fëmijë, ajo ka pasur problem me shëndetin duke e përndjekur një "asmë akute". Mamasë së saj i thanë që po të ndryshonte emrin, shëndeti i së bijës do të përmirësohej, ndaj asaj i ndryshuan emrin. Por duke qënë e gjatë 176 cm, Leung mori nofkën "vajza e gjatë". Ajo u diplomua në Universitetin e Politeknikut të Hong Kongut për stiliste. Ishte pikërish ajo periudhë e jetës së saj kur filloi të merrej me modeling. Ajo pranoi të ishte pjesë e fushatës komerçiale të kompanisë së orave të dorës "City Chain", ku dhe tërhoqi vëmendjen e regjizorit të njohur Lee Chi-Ngai, i cili e futi në kastin e aktorëve të filmit Doctor Mack (1995) për herë të parë në jetën e saj. Suksesi i filmit të parë i solli një tjetër rol në filmin Full Throttle (1995). Për rolin jo protagonist në film, ajo në vitin 1995 gjatë Festivalit të Filmit të Hong Kongut, u nominua për çmimin "Best Newcomer at the Hong Kong Film Awards".

Karriera e saj në muzikë filloi një vit më pas, pra në vitin 1996, me albumin e saj Love Myself . Që nga ajo kohë ajo ka kënduar si në Kantoneze ashtu dhe në Mandarin. Tashmë ajo nuk po njihej thjeshtë si modele, aktore apo këngëtare, por edhe si kant-autore dhe tekst-shkruese për këngëtarët e tjerë. Kariera e saj vijoi me jehonë, por në 2008-ën ajo firmosi një kontratë me kompaninë "Big Artiste Management" pjesë e "Mei Ah Entertainment".

Që nga viti 1995, Leung ka marrë pjesë në mbi 20 filma ku pjesa më e madhe e tyre janë drama dhe komedi. Në 2003-shin ajo performoi përkrah aktorit të madh Takeshi Kaneshiro në filmin Turn Left, Turn Right të Warner Bros. Në ndarjen e çmimeve të festivalit të filmit në Hong Kong ajo u nominua si "Aktorja më e mirë" dhe "Roli mbështetës më i mirë" për filmat Tempting Heart (1999) dhe A War Named Desire (2000).

Gigi është shumë aktive në organizatat e bamirësisë. Përveç faktit të së qëni Ambasadore e disa aktiviteteve bamirëse, ajo ka ndihmuar në ndërtimin e 7 shkollave në Kinë për fëmijët e varfër në nevojë.

Përveç këtyre, që në vitin 1999 ajo ka qënë zëdhënësja e kompanisë japoneze të kozmetikës FANCL, gjithashtu dhe Ambasadorja e "United Nations Children's Fund(UNICEF)" dhe "World Wide Fund for Nature (WWF) Hong Kong". Përveç këtyre ajo është shumë active dhe ka rol të rëndësishëm në organizata të ndryshme bamirëse. Por interesant është fakti që ajo u bashkua me miket e saja Charlie Yeung dhe Valen Hsuand Angelica Lee për të formuar "Fondacionin Shpresa" si një OJF për fëmijët në nevojë.

Sigurisht që jeta e saj private nuk do të kalonte pa komentet e medias, ndaj dhe pati shumë thashetheme mbi një marrëdhënie të mundëshme me një "dizajner shtëpish" francez, i quajtur thjeshtë Sly. Por asnjëherë nuk u pranua nga çifti, pasi besohet se ata u ndanë në fillim të 2010-ës.

Por në tetor të 2011-ës ajo u martua me të dashurin e saj spanjoll Sergio Crespo Gutes në ishullin Ibiza. Vetëm më 28 shkurt të 2015-ës ajo u bë nënë për herë të parë me një vajzë të mrekullueshme, Sofia Crespo Leung. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China