PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hitet shqiptare më në zë
2015-11-05 16:49:40 CRI Komenti juaj Printoni

Elvana Gjata "Love me"

Këngëtarja e famshme shqiptare Elvana Gjata, pas super hitit të saj të fundit në bashkëpunim me Flor Mumajesin "Je ti", vjen me një këngë shumë të ëmbël dashurie me këngëtarin e ri të muzikës së lehtë shqiptare, Bruno. Kjo këngë u bë shumë e njohur sapo doli në YouTube e më pas me videoklip në kanalet televizive muzikore shqiptrare. E veçanta e kësaj kënge përveç muzikës aq të këndëshme që të bën të lëvizësh sipas ritmit sapo ta dëgjosh, është edhe vidioklipi i këngës. Çfarë të veçante ka? Po ja, ai nuk është një videoklip i realizuar si gjithë të tjerët, por i xhiruar me telefon. Po po, me telefon. Aq sa është për të qeshur do thoja është edhe një risi në mënyrën e performimit të artistëve tanë.

Bleona Qereti "Take you over"

Bukuroshja shqiptare Bleona që jeton në Amerikë që nga viti 2009 ka punuar me producentë të mëdhenj si Timbaland, Rodney Jerkins, dhe fituesin e çmimit "Grammy" David Foster. Ajo ka lançuar disa hite nga bashkëpunimet me këto emra të mëdhenj si "Show Off", "Without You", "Pass Out,"etj. Në shtator të 2013-ës ajo hodhi në treg këngën e saj "Take It Like A Man".

Pas suksesit të albumit të saj të 2003-shit "Ti Nuk Di As Me Ma Lyp", që e bëri të famshme dhe të 2005-ës "Boom Boom" një tjetër sukses dhe atij të 2007-ës Mandarin, ajo vjen me një hit të ri që shënoi edhe rikthimin e saj në skenat shqiptare, "Take you over". Më e nxeht se kurrë, me linja trupore perfekte ajo shfaqet në këtë vidioklip shumë seksi dhe e zjarrtë. Vitet duket sikur e favorizojnë Bleonën pasi ajo vazhdon të mos tregojë moshën dhe të mbetet ajo çapkënia e 10-15 viteve më parë.

Getoar Selimi ft Majk " S'jena mo"

I madhi Getoar Selimi vjen me bashkëpunimin e tij të fundit me Majk, me këngën "S'jena mo". Ky hit, sikurse të gjitha hitet e Getit pati një sukses të madh. Ai është bërë tani ikona e repp-it shqiptar. Për Getoarin kemi folur edhe në emisionet e tjera dhe kemi thënë që ai është nga Kosova, një ndër repper-ët e parë shqiptarë, i cili bëri "revolucion" në muzikë. Ai është themeluesi i repp-it dhe i shtëpisë diskografike "Baba Stars" që është një ndër produksionet më të famshme dhe më të sukseshme në trevat shqip-folëse. Ai këtë herë vjen me një këngë që i dedikohet një lidhje dashurie të përfunduar por që edhe pse ata të dy e vuajnë, nuk ka kthim pas. E trishtë disi, por reale në të njëjtën kohë pasi besoj se shumë nga ne do të gjejnë veten në tekstin e këngës. Kjo këngë është një miks i muzikës repp dhe asaj elektronik-house. Besoj se Geti dhe Majk i janë përshtatur më së miri "trendit" të kohës, duke u adaptuar dhe duke thurur sërish një ritëm "club-esh dhe disco-sh", ashtu sikur të rinjtë preferojnë tani. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China