PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Perandori i Modës NE-TIGER
2015-11-05 15:01:37 CRI Komenti juaj Printoni

NE TIGER, është marka më e famshme e modës kineze. Ajo u krijua nga Tiger Zhang në vitin 1982. Marka trashëgon një stil kulturor të veshjeve kineze dhe i qëndron gjithnjë filozofisë "Ndërthurja e antikes me modernen, Lindjes me Perëndimin".

Zhang Zhifeng, me pseudonimin "Tigri i Vogël" u lind në provincën Heilongjiang. Ai është nderuar me çmimin "pionieri i parë i industrisë kineze të luksit," Z. Zhang krijoi NE·TIGER, markën luksoze shumë "fisnike, elegante dhe seksi" përsa i përket stilit. Me kalimin e kohës kjo markë nisi të njihet edhe jashtë vendit dhe falë përvojës 33 vjeçare, NE-Tiger është cilësuar si Gjiganti I Modës Kineze. Ai thotë se:

"Kina ka një traditë të lashtë të mënyrave të quajtuara "Xia"; ndërkohë koleksioni i veshjeve madhështore nga Kina e lashtë, u quajt "Hua". Veshjet Huaxia janë Huafu dhe përfaqësojnë shpirtin e kulturës dhe historisë kineze. Prandaj, Huafu quhet gjithashtu Veshja Kombëtare e Kinës.

Lojërat Olimpike të zhvilluara në Pekin në vitin 2008 e kthyen vëmendjen e botës drejt Kinës, një vend me qytetërim 5000-vjeçar. Dhe si mund të paraqitej më mirë ky qytetërimi kaq i lashtë.

Ai thotë se që prej krijimit të markës NE TIGER, i është dedikuar shumë punës së tij ka bërë studime dhe kërkime në historinë dhe kulturën e mallrave të luksit si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Gjatë procesit thotë ai, zbuluam se kishte fakte që historia e këtyre mallrave në Kinë i ka zanafillat para shumë vitesh, dhe madje mund të themi se njëherë e një kohë Kina furnizonte botën me këto mallra.

"Ju jap tri shembuj: i pari në vitin 139 para Krishtit, ZHANG QIAN në Dinastinë Han dërgoi përmes Rrugës së Mëndafshit drejt Persisë mëndafsh kinez të cilësisë së lartë. Rasti i dytë është 1800 vjet më parë. Kina, gjatë dinastisë TANG nuk ishte vetëm qendra politike, ekonomike dhe kulturore e botës, por gjithashtu edhe qendra e modës, ashtu siç e shohim dhe sot se si visheshin gratë në lashtësi. Nga afresket dhe skulpturat antike shohim kulturën e shkëlqyer të modës gjatë dinastisë TANG.

Shembulli i fundit: në dianstinë MING, ndërmjet viteve 1405 deri 1433, ZHENG HE, dërguar nga qeveria kineze, udhëtoi 7 herë në Perëndim me qindra varka e anije të mbushura me mëndafsh, zhadë, çaj dhe çajnikë si dhe produkte luksi për t'ua dhuruar vendeve që vizitonte. Ajo ishte koha më e mirë për 'Rrugën Detare të Mëndafshit'. Kjo gjë tregon jo vetëm fisnikërinë e një vendi si Kina, por gjithashtu shpalos qartë se si Kina kontribuoi në kulturën dhe traditën e konsumit të mallrave të luksit në perëndim.

NE-TIGER përdor elemente kineze në modelet e tij.

Markat luksoze kineze kanë vizion global. Megjithatë, thotë themeluesi i Ne Tiger, kjo nuk mjafton. Duhet të shtojmë risitë, për t'i dhënë modës kineze një dimension të ri, që ajo të konkurrojë përkrah markave të njohura të Perëndimit.

Europa u bë e para për konsumin e mallrave të luksit, duke u pasuar nga SHBA-ja dhe në 30 vitet e fundit, Azia lindore u rendit e treta për konsumin e mallrave të luksit. Pavarësisht recesionit global konsumi i mallrave të luksit në Kinë është rritur me 20% ose 30%. Aktualisht, konsumi i mallrave të luksit në Kinë mbulon 25% të konsumit global dhe në këtë mënyrë tregu kinez ka tërhequr vëmendjen e botës

Marka europiane që njohim më shumë janë Hermes ose Louis Vuitton, me një histori mbi 200 vjeçare dhe Chanel, Dior, Armani, Versace e Dolce & Gabbana kanë një histori më pak se 100 vjeçare. Sot, në kontekstin e globalizimit të ekonomisë dhe integrimit të teknologjisë së informacionit, gjithashtu edhe konsumit të mallrave të luksit, Kina duhet të përpiqet të zhvillojë më tej tregun e modës.

Ai thotë se beson shumë tek markat kineze. Bazuar në tregun me potencial të madh për shkak të numrit të lartë të banorëve, po ashtu bazuar në qytetërimin 5000-vjeçar të Kinës si dhe trashëgiminë kulturore nga Konfucianizmi, Budizmi dhe Taoizmi, po ashtu dhe në pasionin e krijimtarinë e stilistëve kinezë të gjeneratës së re, industria kineze e markave luksoze do të ketë të ardhme të mirë.

Sot kinezët nuk shohin vetëm logon e produktit por edhe filozofinë, vlerën, kulturën dhe stilin apo cilësinë që një markë paraqet.

Në kohën e globalizimit, stili ka kaluar në një nivel të ri. Trendi i Ne Tiger është "Kombinimi i antikes me modernen, shkrirja e Lindjes me Perëndimin".

Disa kompani kineze të modës kanë arritur të depërtojnë tregun botëror.

Guo Pei, një nga stilistet kineze më të mira të modës, me një ekperiencë mbi 27-vjeçare. Ajo u bë e famshme për stilin e saj të veçantë dhe ekstravagant, shumë afër perfeksionit.

Guo Pei është një emër i njohur në fushën e modës. Për vite me radhë, ajo ka veshur vipat kinezë dhe më gjerë. Ajo dizejnoi veshjen e mrekullueshme ceremoniale në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.

Në ceremoninë e mbylljes së Lojërave të Pekinit në vitin 2008 u realizua një duet mes këngëtares kineze Song Zuying dhe tenorit me famë botërore Placido Domingo ku ata performuan "Flaka e Dashurisë". Performimi i tyre nuk ishte i vetmi tipar që tërhoqi vëmendje dhe impresionoi publikun. Veshja e Song Zuying ndriçoi më tej shfaqjen

Nga pizza te omleta, fustani i verdhë kanarine i Rihanna-s në Met Gala inspiroi fansat për të krijuar një mori që u shpërndanë në mënyrë të rrufeshme në rrjetet sociale. Por fustani i saj është vlerësuar së tepërmi nga ekspertët e industrisë së modës.

Për realizimin e tij janë dashur plot dy vjet punë me dorë dhe stilistja që qëndron pas këtij krijimi është kinezja Guo Pei. Rihanna është shprehur se e ka zbuluar atë online, në kërkim të një stilisti kinez për t'u përshtatur edhe me temën e Met Gala, Kina: Përmes Pasqyrës. Në Kinë, Guo Pei njihet si një nga stilistet më të vlerësuara.

45-vjeçarja krijon veshje luksoze për yjet e ekranit kinez si Li Bingbing dhe Zhang Ziyi dhe është krahasuar edhe me stilistin e madh të veshjeve couture, Charles James. Në Met Gala, Rihanna nuk ishte e vetmja që kishte veshur një krijim të stilistes kineze, pasi edhe një tjetër personazh e kishte zgjedhur Guo Pei.

Një nga krijimet e saj, Magnificent Gold është punuar për 50'000 orë dhe zë një dhomë të tërë. Pei punon me materiale luksoze dhe mund t'i duhen vite të tëra për të përfunduar një krijim të vetëm. Ajo ka të punësuar 450 persona dhe veshja e saj më e shtrenjtë konsiderohet të jetë 670 mijë euro.

Për të gjithë ata që u dashuruan me fustanin e Rihanna-s, ka lajme të mira. Pei po planifikon së shpejti të nxjerrë në treg një koleksion "ready to wear".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China