PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kuzhina e familjes së Konfucit në UNESCO
2015-11-05 15:04:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kërkesë për përfshirjen e kuzhinës së Konfucit në trashëgiminë UNESCO

Autoritetet kineze po përgatisin një kërkesë për përfshirjen e kuzhinës së familjes së filozofit Konfuci në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, theksuan ekspertët gjatë një konference për ushqimin mbajtur ditët e fundit të tetorit në vendlindjen e Konfucit, në Qufu. Një komision për standardizimin e kuzhinës tradicionale të familjes së filozofit Konfuci po përgatit kërkesën për aplikimin në UNESCO me rastin e Konferencës së 5-të të Studimeve të Ushqimeve Aziatike. Lidhur me këtë Liu Deguang,drejtues i komitetit tregon se prej 3 vjetësh ai po përgatit aplikimin për në UNESCO dhe komisioni do të vazhdojë punën për mbledhjen e materialeve dhe promovimin e prodhimeve.

Kuzhina e familjes së Konfucit është zhvilluar si rezultat i frekuentimit të shpeshtë nga perandorët e Kinës, zyrtarët e lartë apo miq të shquar, të ftuar nga shtëpia e Konfucit. Shumë bankete, ceremoni apo kremtime perandorale janë zhvilluar në këtë shtëpi, duke i dhënë familjes mundësinë e zhvillimit dhe pasurimit të mëtejshëm të stilit të veçantë të gatimit.

Koha dhe mënyra e gatimit tradicional përballet me sfidën e teknologjisë moderne dhe të ruajtjes, shprehen eskpertët e ushqimit. "Të gatuarit sipas stilit të kuzhinës së Konfucit është diçka komplekse pasi përqëndrohet në detajet dhe kërkon vëmendje të madhe", thotë shefi i kuzhinës Wang Lingtao.

Banketi më kompleks i kuzhinës së familjes Konfuci përbëhet nga 196 gatime, duke përfshirë 6 gatime të ftohta, me perime, zarzavate të stinës. Gatimet shërbehen në enë prej porcelani të stolisur me argjend. Etika e ngrënies dhe rregullat e saj janë trashëguar nga pasardhësit e Konfucit në një periudhë mbi 2 mijë vjeçare.

Në lashtësi shefat e gatimit në shtëpinë e Konfucit ua tregonin recetat e gatimit vetëm pasardhësve të tyre. Por tashmë ekspertët janë të mendimit se këto receta duhet të bëhen të njohura edhe për publikun e gjerë.

Konfuci konsiderohet në Kinë si një ndër filozofët me ndikimin më të madh. Disa nga idetë e tij për ushqimin dhe dietat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës kineze të ushqimit. Kuzhina e familjes Konfuci është përfshirë në listën e trashëgimive kombëtare kulturore të Kinës në qershor të vitit 2011.

Konfuci (nga e folmja Pin-jin Kŏng Zĭ ose Kong Fuci ) fjalë për fjalë "Mjështër Kong", ishte një mendimtar, mësues, politikan teorik dhe filozof kinez më i famshëm, themelues i konfucianizmit. Ai jetoi rreth vitit 551 p.e.S deri në vitin 479 p.e. S . Mësimet e tij kanë ndikuar thellë jetën dhe mendimin në Azinë Lindore, por tashmë janë të njohura në mbarë botën. Filozofia e tij thekson moralin vetjak dhe qeveritar, përpikërinë e marrëdhënieve shoqërore, drejtësinë dhe çiltërsinë. Këto vlera janë të njohura dhe të përhapura gjerësisht në Kinë. Mësimet e Konfucit, të njohura si e drejtë perandorake u zhvilluan me kalimin e viteve në mendimin filozofik të njohur si Konfucianizem. Për herë të parë në Europë filozofia e Konfucit arriti në shekullin e 18-te, ndërsa mësimet e tij përmblidhen në diskutimet me nxënësit e Konfucit, të përpiluara pas vdekjes së filozofit të madh.

Piktori francez Duret, ekspozitë në Pekin

9 punime të artistit francez Hoel Duret janë ekspozuar në Pekin, duke sjellë për publikun kinez për herë të parë këtë artist dhe veprën e tij. Arti i tij frëmëzohet nga kultura popullore kineze dhe pasqyrohet në forma të ndryshme, nëpërmjet pikturës dhe fotografisë.

Gjatë ditëve të ekspozitës në fund të tetorit në Pekin u shfaq dhe filmi "Rruga heroike e B.S" që i kushtohet një dizenjuesi misterioz me prirje të dukshme moderniste.

Pasi ka udhëtuar për 3 muaj në Kinë, duke vizituar nga tempujt e lashtë në Malet Wutai deri te qiellgërvishtëset në Hong Kong, artisti francez Duret ka zbuluar disa lidhje midis stilit të tij të mëparshëm krijues dhe kulturës së re. Atij i ka bërë përshtypje kultura pop në rrugët e Kinës, të cilën e ka dalluar në veshjet e qytetarëve të zakonshëm, në ngjyrat apo dizenjot e larmishme.

Këto elemente karakteristike kineze artisti Duret i ka ndërthurur me estetikën perëndimore të viteve 80-të të shekullit të kaluar, duke u ndikuar nga fotografi i modës, francezi Jean Paul Goude e deri te dizenjot shumëngjyrëshe të grupit italian Memphis.

Por ekpserienca 3 mujore në Kinë e ka frëmëzuar Duret edhe të shkruajë skenarin e një filmi, i cili do të xhirohet vitin e ardhshëm në Francë. Themeluesja e qendrës së ekspozitave Yishu 8, zonja Christine Cayol shprehet lidhur me këtë artist se " Duret nuk është vetëm një artist, por edhe një intelektual dhe artizan, poet dhe dizenjues, shkrimtar dhe skenarist. Pavarësisht të gjitha dhuntive ai vazhdon të kërkojë elemente të reja artistike, nga të cilat frymëzohet."

Duret ka lindur në Nantë të Francës dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të këtij qyteti në vitin 2011. Veprat e tij në pikturë kanë fituar një sërë çmimesh brenda dhe jashtë vendit.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China