PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Adrian Gaxhaj Ft Lindon
2015-10-31 14:13:40 CRI Komenti juaj Printoni

Adrian Gaxhaj Ft Lindon

Këngëtari i njohur shqiptarë nga Maqedonia Adrian Gaxhaj vjen me bashkëpunimin e tij të fundit me këngëtarin Lindon. Kënga e tyre titullohet "Kalle". Adriani ka performuar në skenën shqiptare vite më parë ku menjëherë ka qënë një figurë e dashur për shikuesin.

Në përgjithësi vihet re në performimet e tij që ka shumë koreografi dhe aftësi kërcimi. Mund të themi që kërcimi është një hobi që ai ka. Ndaj edhe në shumë performime apo vidioklipe e kemi parë të kërcej vetë në koreografi të ndryshme.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë festivale si Videofest në Prishtinë, Makfest në Shkup dhe madje ka fituar çmimin e pare në Ohrid Fest. Në 2006-ën ka përfaqësuar Maqedoninë në , Eurovision, me këngën "Ljubov e" së bashku me Esma Redzepova.

Genta Ismajli

Vajza që së bashku me familjen emigroi në Chicago, Illinois pa mbushur ende një vjeç. Ajo u rikthye në Kosovë nëse ju kujtohet për të lançuar këngën "Dridhem" kur ajo ishte vetëm 19 vjeç, e cila këngë u bë HIT menjëherë. Ajo u zhvendos në Kosovë me iden të qëndronte aty. Gjatë kësaj kohe u aktivizu duke marrë pjesë në shumë kompeticione muzikore, madje fitoi vendin e parë në Kënga Magjike 2005 me këngën "S'dua tjetër" Genta është e njohur për kërcimet e saja energjike. Madje kur ajo mori pjesë në emisionin " Dancing with the Star" ajo u vlerësua me vendin e dytë.

Genta ka kënduar edhe në gjuhën angleze, madje një album është gjysmë në gjuhën angleze dhe këto këngë i ka punuar e madhja Kara DioGuardi. Madje nëse ju kujtohen këngët e saja në anglisht në albumin "Guximi". Disa nga ato janë: "One Shot", "Accident", "Something to Remember Me By", "Idolize Me", "Intoxicated", "Choose", dhe, "Planet Me", të gjitha të shkruara dhe të punuara nga Kara DioGuardi.

Dhurata Dora

Këngëtarja nga Kosova Dhurata Dora e cila hyri mjaft fuqishëm në tregun muzikorë me këngën e saj "I like dat", nga e cila këngë mori dhe emër, ka vazhduar në rrugën e saj drejtë suksesit duke nxjerrur këngë të tjera të cilat janë bërë menjëherë "HIT-e". Ndër to mund të rëndisim "Ti do", "a bomb", "Edhe pak" si dhe bashkëpunimin e saj me Young Zerka në këngën "Roll", etj. Por kësaj radhe ajo vjen me një tjetër hit të momentin të titulluar "Shumë ON". Dhurata është e njohur për kërcimet e saja regge dhe hip hop, për zërin e saj aq të fuqishëm dhe në të njëjtën kohë aq të këndshëm, si dhe për performimet e saja skenike.

Vajza nga Kosova në një kohë shumë të shkurtër arriti të fitonte famën, pasi kënga "I like dat" u pëlqye nga të rinjt shqiptarë që në lançimin e saj të parë.

Më pas këngët e saja vijuese ishin HIT-e të një pas njëshme, duke e bërë atë gjithnjë e më të dashur për publikun.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China