PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Han Meilin, artist për paqen i UNESCO-s
2015-10-29 17:25:14 CRI Komenti juaj Printoni

Han Meilin, artist për paqen i UNESCO-s

Piktori, skulptori dhe dizenjuesi i njohur kinez Han Meilin u emërua ditët e fundit nga drejtorja e përgjithëshme e UNESCO-s Irina Bokova , si artist i paqes. Në deklaratën për shtyp të botuar nga UNESCO me këtë rast thuhet se artisti kinez nderohet me titullin e lartë " për kontributin e dhënë në promovimin e artit dhe të edukimit artistik në Kinë si dhe për mbështetjen e nxitjen e edukimit përmes artit të të rinjve." Drejtuesja e UNESCO-s ka shprehur dëshirën për bashkëpunimin e mëtejshëm të kësaj organizate me artistin Han Meilin, kryesisht në promovimin e artistëve të rinj.

Duke komentuar këtë titull akorduar artistit Han Meilin, kryetari i sesionit të 37-të të Konferencës së UNESCO-s, Hao Ping theksoi se ky titull përkon me 70 vjetorin e UNESCO-s si dhe të fitores së Luftës Botërore Antifashiste, ndaj "kontribuon në zhvillimin e paqes në botë."

Vetë artisti i njohur Han, pas marrjes së titullit është shprehur se "Të emërohesh nga UNESCO si Artist i Paqes nuk është vetëm një nder, por dhe një mision e përgjegjësi e madhe". Ai ka shtuar më tej se " do të mbështesë veprimtaritë e UNESCO-s në fushën e kulturës dhe të edukimit përmes artit."

Nëpërmjet këtij titulli të lartë artisti kinez Han Meilin pritet të ushtrojë ndikimin e tij si një artist me famë ndërkombëtare për të mbështetur nismat dhe programet e UNESCO-s, krahas Trupës së Artistëve Kinezë me Aftësi të Kufizuara, aktores kineze Gong Li dhe këngëtares kanadeze Celine Dion.

Kush është Han Meilin

Ai u lind në vitin 1936 në Jinan,të provincës Shandong. Kreu studimet dhe u diplomua në Akademinë Qendrore të Arteve dhe Dizajnit ( aktualisht pjesë e Universitetit Tsinghua) në vitin 1960, në specialitetin pikturë dhe skulpture. Ai u bë anëtar i Shoqatës së Artistëve Kinezë në vitin 1979. Në vitin 1980, Hsn vizitoi për herë të parë ShBA-në ku hapi ekspozita në 21 qyatete ndër të cilat dhe në Nju Jork dhe Boston. Me këtë rast autoritetet bashkiake të San Diegos e nderuan artistin kinez me çelsin e qytetit, ndërsa më 1 tetor të vitit 1980 u nderua si qytetar nderi i Manhatanit. Në vitin 1983 6 nga punët e tij u printuan në kartolinat e Krishtlindjeve të shpërndara nga OKB-ja. Han Meilin ka dhënë disa herë leksione për artin në Universitetin prestigjioz të Harvardit.

Në vitin 1986, Han u zgjodh delegat në Komitetin e 6-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Kinës. Prodhimtaria e lartë e veprave të tij në pikturë dhe skulpturë është bërë e njohur për publikun brenda dhe jashtë vendit. Kështu në vitin 1989, 3 ekspozita të këtij artisti u hapën në Qendrën e Artit "Crown" bë Taipei. Nga viti 1991 deri më 1994 Han hapi ekspozita në Toronto të Kanadasë për të vazhduar më tej me ekspozitat në Malajzi, Indi dhe Hong Kong. Ndërsa në vitin 1999 Han mbajti disa leksione në Universitetin amerikan Yale.

Veprimtaria artistike

Han është i njohur për realizimin e një vepre skulpturore si Kulla e Orës e 5 dragonjve me një lartësi prej 10 metrash me rastin e Lojrave Olimpike të 26-ta, të mbajtura në Atlanta të SHBA-së.

Një tjetër vepër monumentale që mban firmën e skulptorit Han Meilin është ajo me titull "Tigrat" në qytetin Dalian, të provincës Liaoning, Province,një tjetër vepër skulpturore në vendlindjen e tij Jinan, apo një ansambël skulpturor në qytetin Zibo të provincës Shandong, si dhe vepra me titull 'Sacred Bull' në Shekou.

Tepër i njohur u bë ky artist gjatë Lojrave Olimpike të Pekinit në vitin 2008 kur krijoi maskotat Fuwa.

Një meritë të veçantë artisti Han Meilin ka për edukimin artistic të të rinjve, gjatë gjithë veprimtarisë së tij ndër vite. Mjafton të përmendim me këtë rast veprimtarinë e tij aktive në seminare apo forume të ndryshme në Kinë dhe jashtë saj, ku ka nxitur të rinjtë të zhvillojnë talentet artistike.

Han Meilin gjatë një takimi me të rinj artistë është shprehur se së pari ata duhet të frymëzohen nga trashëgimia artisike e lashtë e vendit dhe më pas të njohin atë europiane apo më gjerë. Një element dallues në veprat e tij në pikturë dhe sculpture përbën dhe muzika rock, të cilën e shohim të shprehur dhe në veprat e tij si në një eskpozitë të çelur në Muzeun "Arti i rock-ut botëror" në Yinchuan.

Të shumta janë albumet me piktura dhe skulptura të Han si "Pikturat e Meilin", "Vepra arti të Han Meilin", "Lulet e malit në lulëzim", "Ende në Tokë", "Pikturat e 100 pulave", koleksionet e pikturave etj. Vepra të tij janë dhe pikturat e përdorura për pullat postare kineze në vitet 1983, 1985 si dhe logoja e feniksit e përdorur nga kompania ajrore Air China. Veprat e tij skulpturore gjenden në provincën Shandong, Guangdong etj. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China