20151029Palimsest_2 |
"Dokumentari "Toka, një ditë e mrekullueshme", bashkëprodhim kino-britanik
Regjizori i filmit "Vajza me një vath perle" Paul Webber, bashkë me një regjizor kinez emri i të cilit ende nuk është bërë i njohur do të realizojnë një dokumentar, titulli i të cilit mund të jetë "Toka, një ditë e mrekullueshme". Ky do të jetë bashkëprodhimi i pare kino-britanik pas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2014.
Ky bashkëprodhim është pjesa e dytë e dokumentarit "Toka", i vitit 2007, që ka arkëtuar një ndër shumat më të mëdha të të ardhurave në fushën e dokumentarëve. Pjesa e dytë e dokumentarit do të fokusojë një ditë të vetme në planetin Tokë, duke sjellë në ekran qindra ngjarje dramatike që ndodhin çdo ditë në rruzullin tokësor. Marrëveshja u nënshkrua formalisht më 22 tetor nga Paul Dempsey i shërbimit të BBC dhe Wang Jianjun i Grupit Mediatik të Shangait. Të dyja kompanitë mediatike janë të përfshira në prodhimin e filmit dokumentar dhe përfaqësuesit e tyre u takuan gjatë vizitës zyrtare të presidentit të Kinës Xi Jinping në Britaninë e Madhe. Dokumentari pritet të ketë premierën në Kinë dhe Britani në vitin 2017 dhe pritet të shërbejë si një model i bashkëprodhimeve filmike kino-britanike. Edhe të tjera marrëveshje pritet të realizohen në të ardhmen e afërt në industrinë kineze dhe atë britanike të filmit, ndër të cilat bashkëprodhime filmash artistikë.
Lang Lang dhe Yang Tianwa nderohen me çmimin "Echo Klassik"
Pianisti kinez me famë botërore Lang Lang ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Echo Klassik 2015 organizuar në fund të tetorit në sallën e koncerteve Konzerthaus në Berlin. Atij iu dha çmimi muzikor "Echo Klassik" për kategorinë "Instrumentisti i vitit në piano" si dhe një çmim special për fondacionin "Lang Lang International Music ", e drejtuar prej tij me synim promovimin e talenteve të reja në fushën e muzikës.
Në të njejtën ceremoni violinistja kineze Yang Tianwa u nderua me çmimin "Instrumentistja e vitit 2015 në violinë".
Drama "Konfuci" në skenën e Beogradit
Muajin e ardhshëm Trupa e Operas Kombëtare të Kinës do të verë në skenë në Beograd dramën "Konfuci". Bëhet fjalë për një pjesë baleti që mban emrin e filozofit të shquar të Kinës e cila ka debutuar në vitin 2013 në Pekin, ndërsa në nëntor trupa kineze do të zhvillojë një tur ballkanik në Greqi, Bullgari dhe Serbi.
Në një konferencë për shtyp ministry serb i kulturës Ivan Tasovac deklaroi se marrëdhëniet e miqësisë serbo-kineze po zgjerohen vitet e fundit dhe në fushën e kulturës, nëpërmjet shtimit të shkëmbimeve të trupave artistike të gjinive të teatrit, muzikës, baletit. Sipas ministrit Tasovac "kultura është fusha ku qytetërimet mund të shkëmbjenë përvoja në mënyrën më të thjeshtë dhe të natyrshme."
Festivali i 4-t i Grupeve Artistike të Pakicave Kombëtare të Kinës
Veprimtari të grupeve të ndryshme të pakicave kombëtare të Kinës, përfshirë atë Yi ishin pjesë e Edicionit të 4-6 të Festivalit të Grupeve Artistike të Kinës. Qindra këngëtarë dhe valltarë nga dhjetra grupe artistike të pakicave kombëtare u paraqitën në fund të tetorit në Festival.
Sipas drejtorit të festivalit, Yang Chengzhi shfaqjet bashkuan artin dhe traditat e pakicave kombëtare dhe i promovuan ato. Ai tha se në hapjen e festivalit të z6hvilluar në Sallën e Koncerteve të Qytetit të Ndaluar në Pekin një atmosferë magjepsëse krijuan artistët, interpretimet e tyre por dhe kostumet e larmishme të pakicave kombëtare. "Eshtë një eksperiencë e rrallë për banorët e qyteteve të mëdha të shohin shfaqje të tilla me karakter folklorik", tha Yang. Festivali u hap nga Huadeng Opera nga province jugperëndimore Yunnan dhe u mbyll nga Trupa e valleve e Yanbian nga province Jilin, me një valle të kënduar tradicionale të quajtur "changju". (Eda Merepeza)