PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shang Wenjie
2015-10-23 10:44:54 CRI Komenti juaj Printoni

Ka lindur më 22 dhjetor në Shanghai. Ajo është fituesja e formatit kinez të kënduarit të vitit 2006 "Super Voice Girl". Në 2011-ën ajo fitoi çmimin si këngëtarja femër më e mirë në të përvitëshmen "Music Radio China TOP Charts Awards".

• Ajo u diplomua për frëngjisht në universitetin Fudan dhe ishte pikërisht këngë franceze ajo që e bëri të fitonte në atë konkurs zërash.

• Ajo fitoi shumë çmime por ne do të përmendim disa, si psh: TVB Most Popular New Singer, China Top Music Most Popular New Singer, Music Radio China Top Best Female Singer, China's Most Popular Female Singer dhe China Best Female Singer si dhe shumë të tjerë.

• Ajo është zëdhënëse e PETA-s, Guy Laroche, Visit Ireland Year, dhe shumë grupeve të tjera bamirësie. Ajo gjithashtu mbështet Projektin për bamirësi Shang Xue Lu Shang për mbështetjen e fëmijëve në nevojë.

• Në vitin 2006, ajo mori pjesë në programin televiziv të Hunan-it the third Super Girl, dhe më në fund fitoi me numrin më të lartë të votava në histori duke grumbulluar 5,196,975 vota.

• Në tetor të vitit 2010, Shang Wenjie u ftua nga qeveria kanadeze për të performuar në 40 vjetorin e marrëdhënieve "Sino-Canada". Kryeministri kanadez e ftoi personalisht Shang Wenjie në zyrën e tij ku biseduan rreth marrëdhënieve Sino-Kanadeze.

• Një muaj më vonë ajo lançoi albumin e saj të ri të titulluar "Fashion Icon". Ky album korri mjaft sukses dhe u pëlqye nga të gjithë.

• Në janar të 2011-ës ajo lançoi firmën e saj të stilimit për veshje, me logon "Ma Puce" dhe albumin e saj në gjuhë të huaj (anglisht) të titulluar "Nightmare".

• Në shkurt të po atij viti ajo dhe e mirënjohura Lara Fabian kënduan këngën e J'y Crois Encore në festivalin global gala të pranverës në Kinë. Ky festival u transmetua në Suedi, Nju Jork, Hong Kong, Izrael, Spanjë dhe në shumë televizione kombëtare të rëndësishme europiane.

• Më pas ajo u ftua nga firma e madhe Louis Vuitton , për të performuar si LV VIP Show si këngëtarja e vetme aty.

• Në prill ajo ftua nga një tjetër firmë shumë prestigjoze Britanike "Burberry" për të qënë pjesëmarrëse në inagurimin e qëndrës së tyre komerçiale, ku Christoper Bailey e takoi atë personalisht.

• Në gusht ajo hodhi në treg albumin e saj të ri me titull "In". Ajo u vlerësua me çertifikatë nderi nga World Food Program për kontributin e saj në projektin" Anti-Starving Project carried out."

• Në shtator ajo u ftua nga një samit për të rinj për të shkruar këngën "Amazing Life" i cili samit u mbajt në Zyrih të Zvicrës . Shang Wenjie fitoi versionin kinez të "Pop Idol" me numrin më të lartë të votave në historinë e konkurseve.

• Ajo gjithashtu u ftua po atë vit nga qeveria franceze si zëdhënëse e gjuhës frënge për "China French Language Year".

• Në tetor ajo u ftua nga të tjera firma të njohura dhe shumë prestigjoze si " Dior", "Guy Laroche", "Yohji Yamamoto", "Limi Feu", "SHIATZY CHEN" etj për të qënë e pranishme në javën e modës verë-pranverë 2012 në Paris. Gjithashtu ajo ishte e ftuara speciale (VIP) për "Dior". Tashmë ajo ishte kthyer në një ikonë të modës falë aktivizimit të saj në publicitete dhe aktivitete të firmave më të mëdha të botës.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China