20151024CultureBeatpj1 |
Diva shqiptare Daffy nuk rresht së na befasuari me këngët e saja të reja që sapo dalin në treg kthehen në Hite menjëherë. Kësaj radhe vjen me një këngë të ëmbël, melodize dhe mjaft lozonjare. Kjo këngë flet për dy të dashuruar në dilemë me njëri tjetrin, që duhen dhe urrehen në të njëjtën kohë. Dafina ka nxjerr shumë këngë këtë verë dhe ka akoma projekte të tjera që do t'i prezantojë në vazhdim të vitit e më tej. Por një gjë është e sigurtë, se radioja jonë do t'i transmetoj ato sapo të hidhen në treg, pasi ne ju mbajmë të abdetuar me muzkën e fundit shqiptare.
Greta Koçi ft Gold AG "Mas miri"
Patrioti dhe repperi Gold AG vjen me një bashkëpunim të ri me këngëtaren e njohur shqiptare Greta Koçi. Kësaj radhe nuk është këngë patriotike që ne jemi mësuar të dëgjojmë prj tij, por një këngë dashurie. Megjithatë, le të flasim pak për Greta Koçin, e cila është një vajzë që ka filluar karierën e saj muzikore që në moshë të vogël. Kariera e saj filloi me një "Bum" të madh duke bërë emër që në performimet e para.
Greta Koçi ka lindur më 26 shtator 1991 në qytetin e Kuçovës e banon në Tiranë, por është Shkodrane dhe këtë gjë e ka konfirmuar çdo herë që ka pasur mundësi. Ajo ka lindur ndërsa prindërit së saj ishin për vizitë tek gjyshja e Gretës në Kuçovë. Greta Koçi në shtator të 2007-ës fillon mësimet në vitin e tretë në Shkollën Willson në Tiranë. Talenti i saj u shfaq në moshën 5-6 vjeçare, në televizionin lokal të babait të saj "Shkodra tv1" në Shkodër. Klipi i saj i parë doli në moshën 7 vjeçare, ku më pas i'u kushtua tërësisht këngës. Në moshën 12 vjeçare ka fituar çmimin e interpretueses më të mirë "live" që u zhvillua në Radio Tirana. Në moshën 13 vjeçare realizoi bashkëpunimin me Erion Korinin i cili pati sukses të madh. Në vitin 2005 mori pjesë në festivalin e Këngës Magjike 2005 me këngën "Kam mall" të kompozuar nga Florijan Mumajesi dhe tekst të Turian Hyskes. Të dyja këngët e përmendura më lart ishin hitet e momentit. Greta Koçi në prill të vitit 2006-ës, realizoi 3 këngë të reja me 3 kompozitorët më të mirë maqedonas, Maki, Darko Dimitrov, Oçko, përkatësisht: "Bej be që s'të dua", "Dashuri pa shije", "Nje herë po nje herë jo". Gjatë të njëjtit muaj realizoi dy këngë nga kompozitori Adrian Hila: "Zemra per ty ndal" dhe "Ik nga unë tani". Greta fitoi çmimin e parë në Festivalin "Mikrofoni i Artë me këngën: "Thuaj djalit" të kompozuar nga Genti Lako organizuar më 7 tetor 2006. Më 2 dhjetor 2006 Greta Koçi lançoi albumin e saj të parë ekskluzivitet nga Shtëpia diskografike "Eurostar". Më 15 dhjetor 2006 ajo promovoi albumin e saj në Prishtinë nën ekskluzivitetin e kompanisë Antika. Kompozitori Genti Lako ka realizuar dy këngët më të mira të albumit "Mos shiko tjetër" me këngëtarin nga Kosova Labinot Tahiri dhe këngën "Kërcim dashurie". Më 26 mars 2007 mori pjesë në Festivalin e këngës "Top Fest 4" me këngën "Sa më lodhe", kompozuar nga Genti Lako, nën koreografin e Albi Nakos dhe me stiliste Rezarta Skifterin. Greta fitoi çmimin e parë në Festivalin Top Fest 4. Më 26 shtator 2007 perfundon regjistrimet e kengës së saj "MË FAL NËNË" e cila u interpretua për herë të parë në Pallatin e Kongreseve në Tirane në spektaklin "MISS-GLOBE", më 30 shtator dhe 1 tetor 2007.Në muajin dhjetor u realizua edhe videoklipi i kësaj kënge që ishte dhe suksesi i radhës për Gretën. Në janar të vitit 2008 realizoi në Audio dhe Video kolazhin me këngë popullore qytetare të Jugut. Në mars ajo filloi një TUR koncertesh në të gjithë Shqipërinë. Mbyllja e të cilit u kurorëzua me një koncert madhështor në pallatin e Sportit në Shkodër. Koncerti i Shkodrës u sponsorizua nga Konsullata Italiane në Shkoder, Bashkia Shkodër dhe kompania PEPSI. Më 06 qershor 2008 përfundon vidioklipin "Shkolla Wilson", këngë që i'a ka kushtuar shkollës së saj. Në festivalin e 46-të të këngës në Radiotelevizion merr pjesë me këngën "NATËN TË KËRKOVA". Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i Gretës është ai me Stine me këngën "KUSH TË FOLI KEQ PËR MUA" me muzikë dhe tekst të Stine. Kënga flet për një çift të rinjsh, të cilët janë zënë me njëri-tjetrin për arsye të disa thashethemeve dhe një nga frazat që të mbetet në kujtesë është "Kush të foli keq për mua/ vetëm Zoti e di se sa të dua". Një temë aktuale dhe shumë e prekshme për realitetin e të rinjve shqiptarë".
Adelina Berisha " I got it"
Bukuroshja shqiptare nga Kosova ka nisur që 4 vjeç me performimet e saja skenike duke vijuar deri ditët e sotme. Ajo, e karakterizuar nga stili i saj i një çupline me plot hijeshi vjen me një hit të ri "I got it". Një këngë verore kjo që u pëlqye shumë nga të rinjt shqiptarë.(Raela Hafizi)