PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Liu Yifei
2015-10-20 17:38:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo ka lindur më 25 gusht në 1987-ën. Emri i saj i vërtetë është An Feng por që më vonë e ndërroj në Liu Ximeizi. Ajo është aktore, modele dhe këngëtare Kinezo-Amerikane e cila ka shtetësi amerikane.

Liu lindi në Wuhan, Hubei. Ajo është fëmijë i vetëm pasi politikat kineze parashikojnë që çiftet duhet të kenë vetëm një fëmijë. Babi i saj An Shaokang ishte sekretari i parë i ambasadës kineze në Francë, si dhe profesor i gjuhës frënge në universitet. Mamaja e saj Liu Xiaoli, një kërcimtare dhe performuese e skenave, pra një artiste. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm 10 vjeç dhe ajo u rrit me nënën e saj.

Po atë vit ajo ndryshoi mbiemrin duke huazuar mbiemrin e nënës së saj dhe filloi të merrej me modelingun, vallëzim dhe leksione pianoje. Nuni i saj është Chen Jinfei, Shefi i Beijing Tongchan Investment Group.

Kur ajo ishte 11 vjeç, Liu dhe mamaja e saj u shpërngulën në New York , ku ajo ndoqi Louis Pasteur Middle School 67. Ajo u kthye në Kinë në 2002 për të ndjekur karierën e saj në kinematografi. Aty ajo adabtoi emrin e skenës "Liu Yifei". Vetëm pas disa javësh ajo u pranua në Beijing Film Academy në moshën 15- vjeçare, dhe u diplomua në 2006-ën.

Menjëherë pas pranimit të saj në Beijing Film Academy, Liu mori oferta të ndryshme për role në televizion. Performimi i saj i parë në ekran ishte ai i "The Story of a Noble Family". Jo shumë më vonë ajo u përzgjodh të luante rolin e Wang Yuyan në " Demi-Gods and Semi-Devils", një prodhim mbi novelën e Louis Cha me të njëjtin titull.

Në 2005-ën, Liu performoi në rolin e Zhao Ling një adabtim i " The Legend of Sword and Fairy". Një vit më pas ajo ishte pjesë në "The Return of the Condor Heroes", një serial televiziv. Pas shumë spekullimeve se kush do të lunate Xiaolongnü, roli më në fund ju besua asaj. Ajo u mbështet shumë nga Cha, i cili besoi se ajo zotëronte të gjitha karakteristikat për të portretizuar personazhin e një femre të re e të pafajshme .

Në vitin 2008, ajo luajti përkrah emrave të mëdhenj të industrisë kineze të kinematografisë si Jet Li dhe Jackie Chan në " The Forbidden Kingdom", ku ajo performoi në rolin e Harabelit të Artë, një jetime që kërkonte hakmarrje për prindërit e saj të vrarë. Në vitin 2010, ajo aktroi në filmin " Love in Disguise " përkrah Leehom Wang.

Ajo gjithashtu ka performua edhe në vidioklipe këngëtarësh të mëdhenj, ku ndër to mund të kujtojmë vidioklipin e Jimmy Lin-it në këngën "I Am Still Waiting For You" në albumin e tij të vitit 2006 të titulluar Can't Stop Me.

Liu përveç të tjerave ka qënë edhe e ftuar si e "ftuar speciale" në një nga koncertet e Lin-it dhe ai për ta falenderuar u shfaq në ditëlindjen e saj në vitin 2005. Në gusht të po 2005-ës ajo nënshkroi një kontratë me shtëpinë diskografike Sony Music Entertainment Japan. Ajo nisi të studionte kërcim dhe këndim në Japoni që nga ajo kohë. Ajo lançoi singëllin e saj të parë të titulluar "Mayonaka no Door" nën firmën e Sony Music në korrik të vitit 2006. Kjo këngë u shfaq në televizion si kolona zanore e Demashita! Powerpuff Girls Z.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China