PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkëpunimet më të reja
2015-10-20 17:38:20 CRI Komenti juaj Printoni

Tuna ft Franques dhe Fatman Scoop,"Knock me out"

Tashmë e njohim aftesinë e Tunës për të na mahnitur me risitë e saja. Këtë herë ajo vjen me një bashkëpunim të ri me Franques dhe Fatman Scoop. Ky hit është një këngë për diskotekash më së shumti, pasi vjen ritmike dhe e fuqishme. Lançimi i këtij hiti u prit mjaft mirë nga publiku duke arritur mjaft klikime, madje po luhet në club-et më në zë të Shqipërisë.

Për Tunën të dashur miq kemi folur edhe në rubrikat e më parshme, por sot do të ndalemi tek Isaac Freeman III, ose siç njihet në skenë me emrin Fatman Scoop. Ai është një Hip-Hop-ist amerikan dhe një ikon mjaft e njohur radiofonike. Ai është i njohur për këngën "Be Faithful" e cila u rëndit e para në Mbretërinë e Bashkuar , Irlandë dhe jo shumë vonë mbërriti në Australi ku u rëndit ndër 5 këngët më të mira në vitin 2003.

Sabri dhe Ermal Fejzullahu, "Nostalgjia"

Baba dhe birë, tashmë të dy artista të mëdhenj të skenës Shqiptare, kanë realizuar një këngë së bashku. Kjo këngë i dedikohet ndryshimeve të brezave dhe mbase kjo ka qënë edhe një ndër faktorët më të rëndësishëm që bën që kjo këngë të pëlqehet nga të gjitha grup moshat. Të dy të ndjerë në baladat dhe këngët e dashurisë, vijnë me një duet zërash që të lënë pa fjalë. Ata janë nga Kosova por të njohur në të gjithë trevat shqip folëse. Sabri Fejzullahu edhe pse i përket një brezi tjetër, të gjithë brezat e rinj e njohin dhe i'a këndojnë repertorin. Kjo këngë i dedikohet dashurisë, në fund të fundit ata të dy e zotërojnë më së miri këtë zhaner muzikorë.

Noizy ft Escobars, "Anytime Anywhere"

Repperi shqiptarë Noizy vjen me një super Hit tjetër. I rikthehet bashkëpunimeve me Escobars, por duke u nisur nga precedentët, punimet e tyre kanë rezultuar të arrira. Kësaj radhe kjo këngë në gjuhën angleze titullohet "Anytime Anywhere" dhe besoj se edhe ju do ta pëlqeni të dashur miq. Ai ka pasur shumë hite por së fundi ai po lançon shumë këngë të reja të cilat në një kohë shumë të shkurtër po kthehen në Super Hite.

Capital T ft Granit Derguti, "S'ke dit"

Një kryevepër kjo, dëgjues të dashur. "S'ke dit" hiti i ri i Capital T në bashkëpunim me Granit Dërgutin. Një këngë që po bën namin në tregun muzikorë duke arritur mijëra klikime në një kohë rekord në you tube. Kjo këngë flet për një dashuri të mbaruar, të konsomuar por që ka lënë gjurmë tek të dashururarit. Aq sa është romantike do të thoja transmeton dhe përcjell qartë mesazhin që gjithcka ka përfunduar në një mënyrë aq realiste sa të gjithë ne gjejmë pjesë të realitetit tonë. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China