PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmat ndikojnë destinacionet turistike të kinezëve
2015-10-15 09:02:31 CRI Komenti juaj Printoni

Filmat janë shpesh një burim frymëzimi për jetën e përditëshme. Kemi dëgjuar të thuhet se realizoi një veshje bazuar në veshjen e një aktoreje të preferuar, apo kopjoi modelin e flokëve të një aktoreje e shumë raste të tjera. Filmi ka ndikim të veçantë në jetën e njerëzve, kryesisht atyre që i ndjekin rregullisht veprat kinematografike. Por një prirje e re artistike ka lindur vitin e fundit në Kinë. Shumë kinezë zgjedhin të vizitojnë vende që më parë i kanë parë në filmat e tyre të preferuar. Aq shumë mbresa ka lënë filmi tek disa njerëz të moshave dhe shtresave të ndryshme sociale, sa ata vendosin të vizitojnë pikërisht ato vende që tashmë i kanë soditur vetëm nga ekrani i vogël.

Turistët kinezë shënojnë numrin më të madh të turistëve në botë. Destinacionet e tyre më të preferuara janë Franca, Italia, SHBA-ja, Zvicra pra kryesisht shtete europiane.

Por vitin e fundit për studjuesit e prirjeve turistike është vënë re një destinacion i ri turizmi i kinezëve, i ndikuar nga filmat e tyre të preferuar. Sipas një vëzhgimi të enteve turistike shtete europiane si Republika Çeke, Zvicra dhe Turqia më parë nuk ishin ndër më të preferuarit e turistëve kinezë. Por këtë vit është vënë re një shtim i kërkesave të kinezëve për të vizituar këto vende dhe studjuesit ja dedikojnë këtë prirje filmave apo spektakleve, që kanë orientuar destinacionet turistike.

"Diku, ku vetëm ne e dimë" është një film romantik i prezantuar në shkurt të këtij viti në kinematë kineze, me regji të aktores së njohur Xu Jinglei. Një pjesë e mirë e skenave të këtij filmi janë xhiruar në Republikën Çeke. Dihet që kryeqyteti çek Praga është një destinacion i preferuar për turistët nga e mbarë bota, por me sa duket nga ky vit ai do të bëhet edhe i turistëve kinezë.

Dy spektakle kushtuar udhëtimeve të shfaqura në muajt mars dhe prill të këtij viti në televizonet kineze kanë tërhequr vëmendjen e teleshikuesve për sa i përket bukurive natyrore të Turqisë. Kështu ky vend europian po përfshihet gjithnjë e më shumë në destinacionet e agjencive turistike të Kinës.

Kjo nuk është hera e parë që turistët zgjedhin destinacionet e udhëtimit të ndikuar nga filmat apo spektaklet e tyre të preferuar, të cilat i kanë ndikuar.

Një fluks turistësh kinezë u shënua në vitin 2012 në Tajlandë dhe specialistët që merren me studimet turistike e lidhin këtë me filmin komedi "I humbur në Tajlandë" i cili atë vit u bë ndër më të pëlqyerit për spektatorin kinez të kinemasë. I xhiruar në qytetin verior tajlandez Chiang Mai, skenat e filmit ndikuan në shtimin e dëshirës dhe të kureshtisë së shumë kinezëve për të vizituar Tajlandën.

Për ta vërtetuar këtë nëse i referohemi statistikave të turizmit në Tajlandë në vitin 2013 numri i turistëve kinezë në këtë vend ishte 4.7 milion, duke u rritur me 68% krahasuar me vitin 2012. Ndërsa në vitin 2014 numri i turistëve kinezë në Taljandë shënoi një rënie në 4.5 milion.

Ndërsa një tjetër film që ka patur shumë sukses këtë vit në Kinë është ai me titull "I humbur në Hong Kong" i cili pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve nga Kina kontinentale në Hong Kong në muajt e fundit të këtij viti. Në 6 ditët e para të shfaqjes së tij në sallat e kinemave të Kinës filmi "I humbur në Hong Kong" ka shënuar arkëtime prej 890 milion yuan ose 140 milion dollarë amerikanë. Sipas autoriteteve hongkongase të turizmit numri i vizitorëve nga Kina kontinentale në pikun e sezonit korrik-gusht është rritur me 15% krahasuar me një vit më parë.

Shifrat e turistëve kinezë jashtë vendit kanë shënuar rritje vit pas viti. Në vitin 2014 numri i turistëve kinezë jashtë vendit arriti në 107 milion, me një rritje 20% nga viti në vit, sipas Akademisë së Turizmit të Kinës. Nga të dhënat e Federatës Botërore të Turizmit në Qytete turistët kinezë përbënë vitin e kaluar 10% të turistëve nga mbarë bota. Sipas kësaj agjencie gjatë javës së pushimit të kinezëve me rastin e Festës Kombëtare destinacionet më të vizituara ishin Italia, Japonia dhe SHBA-ja.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China