20151010CultureBeatpj2 |
Grupi koreano-jugor i vajzave u krijua nga DSP Media në vitin 2007. Pjestaret e grupit janë: Park Gyuri, Han Seungyeon, Goo Hara, dhe Heo Youngji. Emri i grupit vjen nga greqishtja që do të thotë "chara" (χαρά, "gëzim"), të cilën ata e interpretuan në kuptimin "melodi e këndëshme ".
Performanca e tyre e parë ishte ajo e vitit 2007, ku treguan se kishin një tingull të mirë R&B-je dhe përforcuan një imazh për femrat. Kënga tyre e parë titullohej "Breake it". Një vit më pas Kim Sunghee u largua nga grupi për shkak të presionit nga prindërit, ndaj antaret e reja të grupit Goo Hara dhe Kang Jiyoung u bënë pjesë e grupit. Pas këtyre novacioneve ata ndryshuan dhe stilin e muzikës si dhe imazhin e tyre. Kështu, në 2008-ën ata publikuan mini-albumibn e tyre të parë me titull " Rock U ". Në korrik të vitit pasues ata publikuan mini-albumin e tyre të dytë " Revolution" duke promovuar këngën e tyre kover "Mister", në të cilën shfaqet një koreografi "butt-dance", e cila ndihmoi grupin të merrte emër shumë shpejt në pjesën e Azisë. Ata vazhduan me lançimin e këngëve të reja si "Lupin" (2010), "Jumping" (2010), "Step" (2011),dhe "Pandora" (2012) suksesi i të cilave këngë i dha karierë grupit edhe në industrin muzikore koreane. Grupi u rëndit në vend të 5-të dhe 6-të në litën muzikore koreane, përkatësisht në vitet 2009 dhe 2010, duke i vlerësuar kështu si grupi më i mirë i vajzave për 2010-ën. Në vitin 2013 ato u rënditën në 40-shen e VIP-ave më të rëndësishëm në Korenë e Jugut në revistën "Forbes Korean".
Pasi gjetën suksesin në vendin e tyre, grupi filloi të zgjerohej edhe në Japoni. Pas performimit të tyre në Japoni, grupi u rendit në listen prestigjoze të "Oricon" në vendin e parë.
Në prill të 2011-ës grupi u rëndit i pari në Japoni falë hitit të tyre "Jet Coaster Love", duke i bërë kështu grupin e parë me femra jo vendase që rënditen në top-list që nga keijimi i Oricon-it
Në vitin 2014, Nicole Jung dhe Kang Jiyoung vendosen mos ta rinovonin kontratën DSP Media.
Në fillimet e veta grupi u paraqit me një dokumentarë në M.net të titulluar Kara Self Camera në të cilën shfaqen performancat e tyre, backstage-t, dhe marrëdhëniet me njëra trjetrën.
Ky dokumentarë i bëri mjaft publicitet dhe i ofroi komerçialitet të gjërë grupit.
Në 2014-ën grupi publikoi mini-albumin Day & Night, në Korenë e Jugut përpara turit të tyre të tretë në Japoni. Ata u rikthyen, por me një tjetër hit kësaj radhe dhe shumë të bujshëm, i cili u mirëprit menjëherë nga publiku. Hiti titullohej "Mamma Mia", i prodhuar nga Duble Sidekick.
Në maj të 2015-ës grupi vjen me mini-albumin e tyre të shtatë, In Love, dhe me super hitin e tyre "Cupid", i cili ishte shfaqur në treg para albumit, duke e paraprirë atë.
Në korrik të 2015-ës grupi deklaroi se do të rinisnin turin e tyre të katërt në Japoni, dhe se turi do të fillonte në fillim të shtatorit. (Raela Hafizi)