PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samanta, "Zëri i ëmbël në një fytyrë të ëmbël"
2015-10-09 15:53:23 CRI Komenti juaj Printoni

Samanta Karavello është një këngëtare shumë e njohur. Pasioni dhe deshira e saj per muzikën u shfaqën që në moshën 6 vjecare. Karriera e saj nisi në moshën 13 vjecare në një nga audicionet më të famshme të talenteve të reja ''Ethet e së premtes mbrëma''. Pas këtij spektakli angazhimet e saja në art kanë qënë në mënyrë të vazhdueshme dhe të sukseshme. Në moshën 14 vjecare u bë pjesë e Festivalit në RTSH dhe më vonë në shumë festivaleve duke përmendur këtu '' Kënga Magjike'' "Top Fest" , ''Mikrofoni i artë", "Këngët e shekullit" etj

Kjo është një periudhë me mjaft rendiment për të. Prodhime këngësh dhe realizime të reja si dhe performanca të këndshme e impenjime të shumta janë pjesë e jetës së saj tashmë. Është duke punuar për momentin për disa këngë të reja, të cilat do të konkludohen më vonë edhe me një klip të ri.

Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale që e vogël. Ajo në vitin 2009 u paraqit në festivalin madhëshor "kënga Magjike" me këngën "pa përse" ku pati mjaft sukses pasi arriti deri në finale dhe u vlerësua me 201 pikë votuar nga vetë artistët e këtij festivali.

Po ashtu ajo më pas vazhdon me pjesëmarrjen e saj edhe në "Top Fest 8" me këngën "Provoje edhe një herë" ku pati mjaft sukses.

Më vonë në vitin 2011 ajo nxjerr një këngë të titulluar "Larg" me të cilën bëri shumë bujë pasi kjo këngë u pëlqye mjaft shumë madje kjo këngë ishte e shoqëruar edhe me një videoklip nga "Max Production".

Një ndër paraqitjet e saja më të bukura ishte ajo në fund të vitit 2011 në "Festivalin e këngës në RTSH" ku u paraqit me këngën "Zgjomë një tjetër ëndërr", një këngë kjo me tekst të Pandi Laços dhe me muzikë & orkestrim të Genti Myftaraj. Në këtë festival mori çmimin e katërt.

E ka nisur karrierën me balada dhe pikërisht një baladë dashurie i dha asaj një çmim të shumëpritur e të merituar pas 10 viteve karrierë si këngëtare. Përherë e ëmbël, me një pamje sa të brishtë aq dhe melankolike ndonjëherë, Samanta gjithmonë i ka dhënë këngëve nga shpirti i saj. Shpesh e rezervuar në eksperimente muzikore, suksesi e gjeti kur ajo e priste më pak, piëkrisht në 10 vjetorin e Top-Fest, ku artistë të njohur e të rinj kanë rrëmbyer trofeun e fitores. Një fitore që për disa artistë ka hapur dyert e një karriere të sigurt. Ndërsa Samanta pohon se tashmë si fituese ka më shumë përgjegjësi në gjërat e reja që do të sjell. "Janë shtuar përgjegjësitë ndaj meje dhe jam duke punuar shumë për projektet e radhës. E kisha menduar si një vit intensiv dhe shumë projekte i kisha tashmë të nisura. Do të ketë shumë bashkëpunime në vazhdim, ndërkohë që aktualisht po punoj për një video të re", pohon Samanta, e cila ishte ende nën ethet e të qënit fituese e njërit prej festivaleve më prestigjoze të muzikës moderne në Shqipëri.

Por siç premtoi, Samanta vazhdoj me bashkëpunimet e saja me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ato kosovare. Ndryshoi stilin, ritmin, dhe rrymat e këngëve duke ju përshtatur tregut më së miri. Ajo pati bashkëpunime me Skivin, Stine, Erionin etj.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China