PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rekorde të tregut kinez të filmit
2015-10-08 15:01:36 CRI Komenti juaj Printoni

Rekorde të tregut kinez të filmit

Sipas statistikave të fundit të ardhurat e siguruara nga Kina përmes industrisë së filmit do ta kalojnë SHBA-në në vitin 2018. Jim Rainey, reporter kinematografik amerikan thotë se tregje të tjera të filmit janë rritur në botë, çka industria amerikane e filmit nuk duhet ti injorojë. Sipas tij dikur filmat amerikanë kishin të ardhura të mira brenda vendit, por sot të ardhurat më të mëdha prodhimet kinematografike amerikane i sigurojnë jashtë vendit. Në këtë drejtim ai ndalet në tregun gjigand të filmit në Kinë dhe shton se së fundmi një numër filmash amerikanë me buxhet të madh kanë patur të ardhura të pakta në vend, por e kundërta ka ndodhur me tregun kinez.

Një shembull për këtë janë filmat e fundit si seritë e "Terminator", Genesis me Arnold Schwarzenegger. Ky film me një buxhet prej 155 milion dollarë në SHBA siguroi 90 milion dollarë të ardhura, kurse të ardhurat e tij në Kinë ishin mbi 100 milion dollarë. Kjo nuk lidhet me numrin e biletave të shitura në Kinë. Filmat hollivudianë po përdorin gjithnjë e më shumë para kineze për projektet e tyre. Seria e fundit e filmit "Mision i pamundur" me titull "Rogue Nation" është realizuar pjesërisht me investimin e gjigandid kinez të internetit Alibaba.

Sipas reporterit Rainey gjithnjë e më shumë kineastë amerikanë po i drejtohen tregut kinez të filmit. Një tjetër film që ka siguruar të ardhura të larta në Kinë është dhe "Age of Extinction". Producenti kinez i filmit Jean Su thekson se vihet re një interesim në rritje i popullit amerikan ndaj kulturës kineze. Por ai thekson se vendosja e një roli të vogël të një aziatiku në një prodhim amerikan nuk tregon asgjë për kulturën aziatike, pasi ajo është shumë e pasur. Një përpjekje për të njohur audiencën amerikane me historitë e Kinës është filmi "Majmuni mbret", seria e dytë e të cilit si një bashkëprodhim kino-amerikan sjell një ndërthurje mjaft interesante të talenteve të të dy brigjeve të Paqësorit.

Librat-audio dhe suksesi i tyre në Kinë

Një përvojë e nisur pas viteve 90-të të shekullit të kaluar audio-librat ( ose librat elektronikë) kanë arritur shifrën 130 milion në 20 vitet e fundit, ndërsa pritet që në të ardhmen vlera e shitjes së tyre do të arrijë në 2 miliard.Falë përshtatjes së tyre dhe komoditetit në lexim librat audio janë bërë pjesë e jetës së kinezëve. Xiao Sun është një nëpunës kinez i cili tregon se çdo ditë udhëton për në punë rreth 30 minuta me metro,ndaj këtë kohë e përdor për librat online. Madje sipas tij kjo mënyrë leximi nuk të dëmton shikimin. Një tjetër fanse e librave audio thotë se me kufje në vesh ajo dëgjon libra audio, ndërsa bën ushtrime në palestër apo kryen shëtitje në park. Në fakt audio librat nuk janë të preferuar vetëm nga persona që i kanë si alternativë e kohës së tyre të lirë por shërbejnë dhe për njerëz që kanë zëvendësuar leximin klasik të librit me këtë shpikje të re. Siç raporton "Southern Weekly" 700 libra botohen çdo ditë në Kinë, por ata nuk kanë kërkesë kaq të madhe nga lexuesit siç kanë e-librat nga dëgjuesit.

Një tjetër kategori njerëzish që preferojnë librat audio janë fermerët dhe punëtorët migrantë. Liu Yancai një botues i China Fangzheng Press thotë se " librat audio kanë një treg të madh në një vend si Kina me popullsi të madhe rurale,të cilët kanë vështirësi në leximin klasik të librit, por preferojnë leximin elektronik të tij."

Komedia kineze sukses në Festivalin e filmit në Busan

Filmi komedi në gjuhën kineze me titull "Djemtë e këqinj gjithmonë vdesin" ka ngjallur sukses në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Busan të Koresë së Jugut. Filmi si një bashkëprodhim kino-jugkorean nga Feng Xiaogang dhe Kang Je-gyu u shfaq gjatë edicionit të këtij festivali që ka nisur me 1 tetor dhe mbyllet me 10 tetor. Komedia ka në qendër të saj aventurën e një mësuesi kinez në një shkollë fillore të Busanit, ku përfshihet në një krim, ndonëse nuk ka asnjë lidhje me të. Në film janë përfshirë dhe ylli tajvanez Chen Bo-lin dhe aktorja e mirënjohur koreane Son Ye-jin, si dhe grupin muzikor pop CNBLUE, i cili është bërë i njohur për kompozimin dhe interpretimin e kolonës zanore të filmit "Hirushja".

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China