PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Beast
2015-10-08 15:17:17 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi nga Korea Jugut BEAST ose B2ST është i përbërë nga 6 antarë djemë, i formuar në 2009 nga Cube Entertainment. Antarët e grupit janë: Yoon Doo-joon, Jang Hyun-seung, Yong Jun-hyung, Yang Yo-seob, Lee Gi-kwang, dhe Son Dong-woon.

Ata kanë publikuar tashmë dy albume të plota dhe shtatë mini-albume koreane, një album tjetër të plotë në japonisht dhe disa hite më vete të ndryshme. Debutimi i tyre i parë ishte në vitin 2009, me mini-albumin e tyre të parë Beast Is the B2ST. Vetëm pak kohë më pas ata publikuan albumin e tyre të parë të plotë Fiction and Fact, në 2011, duke u vlerësuar me M! Countdown për hitin e këtij albumi të titulluar Fiction. Në të njëjtin vit ata u prezantuan me debutimin e hitit të tyre në japonisht të titulluar Shock .

Ata fituan titullin "Artisti i vitit" në Melon Music Awards dhe albumi i viti u shpall Fiction and Fact në Gaon Chart Awards gjatë 2011. "Fiction" gjithashtu fitoi Daesang si "kënga e vitit" në 2011 në KBS Music Festival. Po me të njëjtën këngë ata arritën të merrnin çmimin "Artisti i vitit" edhe një vit më pas në 2012.

Në tetor të 2009-ës, grupi performoi për MTV GongGae Hall me hitin e tyre "Bad Girl". Mini-albumi i tyre Beast Is the B2ST përmban pesë këngë si: "Beast Is the B2ST", "Mystery" "Oasis"etj.

Mini-albumi i tyre i dytë Shock of the New Era doli në mars të 2010-ës, me hitin kryesorë "Shock"

Në shtator të 2010-ës, Beast ata prezantuan për publikun këngën "Jumeogeul Kkwak Jwigo" si hiti i mini-albumit të tyre të tretë Mastermind. Kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku pasi u vlerësua për kualitetin e zërit të performuar nga antarët e grupit.

Në korrik të 2012-ës ata lëshuan mini-albumin e tyre të pestë të titulluar "Midnight Sun". Rreth një orë pas publikimit të këtij mini albumi, ata publikuan edhe videon e "Beautiful Night" në kanalin e tyre në YouTube. Më 26 korrik të po atij viti ato mbajtën një koncert guerrillas në Gwanghwamun Plaza, përballë një audience me rreth 4000 njerëz për të performuar albumin e tyre të pestë "Midnight Sun". Në gusht ata u vlerësuan me çmimin M! Countdown për "Beautiful Night" me të cilën arritën vendin e parë në listen muzikore për tre javë rresht. Gjithashtu ata morën çmimin Expo 2012 inYeosu.

Në maj të 2013-ës, Beast singelin e tyre të dixhitalizuar me titull "Will You Be Okay?", një baladë e shkruar nga antari i grupit Yong Junhyung.

Cube Entertainment, shtëpia e tyre diskografike zbuloi titullin e albumit të tyre " Hard to Love, How to Love", dhe si date për lançimin e tij vendosën 19 korrikun. Vetëm një javë më pare ata promovuan këngën e tyre "cover" të titulluar "Shadow (Geurimja)",si dhe një set fotografik të grupit që i dedikohej këtij albumi dhe sukseit të tyre. Grupi ka pushtuar zemrat e shumë fansave dhe admiruesve me performancat e tyre dhe me hitet të cilat kanë pasur rënditje "top" në listat muzikore aziatike.

Në tetor të 2014-ës, Beast deklaruan se kishin punuar mbi mini-albumin e tyre të shtatë dhe se tashmë ai ishte gati për tu hedhur në treg. Albumi titullohej "Time" dhe rezultoi një tjetër sukse për grupin. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China