PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ertila Koka: S'kam rivale
2015-10-08 15:18:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ertila Koka, 26 vjeçarja e cila është një këngëtare dhe autore këngësh e njohur tashmë në Shqipëri, është nga Mirdita. Ndjesia e parë për muzikën ka filluar që në moshë fare të herët, rreth moshës 5 vjecare në kopësht. Më pas Ertila ka kënduar tek Zërat e Rinjë tek Pallati i Pionjerve duke marr leksione muzike edhe pikture. Kontakti i parë me kamerën dhe televizionin ka qënë tek Ethet e së Premtes 3. Në moshën 17-vjec merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Mos prit të kthehem" me muzikë dhe tekst të Edmond Mancakut dhe Ka marr pjesë tek festivali i të rinjëve tek TVSH. Një vit më pas merr pjesë tek Festivali i 45të i Këngës të Radio Televizionit Shqipëtar në bashkëpunim me Voltan Prodanin. Po atë vit shfaqet përsëri tek Top Fest edicioni i 4-të me këngën "Sa do doja" me grupin e saj te rrokut Armagedon, me muzikë të Voltan Prodanit dhe tekst të Jorgo Papingjit. Në 2008-ën, rishfaqet tek Top Fest 5 me këngën "Nuk mund të harroj" me tekst që ka shkruar vetë Ertila, muzika Kledi Bahiti dhe orkestrim të Fabian Asllani. Po atë vit ka performuar rregullisht në emisionin "Natën Vonë" në TVA.Performon Live që në moshën 17 vjecare në vende si Sofra Ariut, J' adore, Amor, Calvados, 21st Century etj. Përgatitet për konkursin në Liceun Artistik "Jordan Misja" me pedagogen e mirënjohur Zina Zdrava dhe më pas mbaron 4 vitet e studimit nën kujdesin e pedagoges Alma Strazimiri. Mbaron 4 vite me sukses dhe përgatitet për konkursin e Akademisë së Arteve me pedagogen Suzana Frasheri. Në Akademin e Arteve merr pjesë në shumë koncerte dhe më 27 Dhjetor 2010 merr pjese në operen Don Xhovani me rolin e Zerlines. Diplomohet në 2011-ën nën kujdesin e pedagoges së shquar Emine Gjata. Në verën e vitit 2011 ajo xhiron videoklipin e saj të parë të hitit "Feel the beat" të kompozitorit Edlir Begolli dhe tekst te Dr. Florit, videoklip i xhiruar nga Alexander Prince në Ohër, Maqedoni me drejta ekskluzive transmetimi të SuperSonic TV. Kjo këngë është bërë edhe remix në Rumani nga Catalin Catana të (audiogate studio buchurest) Ertila punon ndërkohë në projekte tjera muzikore dhe televizive...

Zëri dhe vitet përballë një publiku që do muzikën "live" e kanë bërë të shijoj suksesin në muzikë. Kjo është Ertila Koka, vajza e cila u diplomua për Kanto, por prej dhjetë vitesh këndon "live" nëpër skena dhe për një publik që dëshiron muzikën e vërtetë. Ajo ka luajtur rolin e Zerlinës tek opera "Don Zhuani", këndon dhe në lokalet e natës muzikë të lehtë, duke treguar një shtrirje të fortë të reportorit të saj muzikor, si zëri më i ëmbël lirik dhe i "shartuar" me muzikën e lehtë që e luan paralelisht.

Ajo që ke" titullohet kënga e fundit që Ertila ka sjellë këtë verë. Nën ritmet hip¬hop, këngëtarja ka treguar edhe njëherë anën e saj sensuale. Në intervistën e dhënë për "Summer Pages", ajo rrëfen se edhe pse një këngë ritmike, shumë çifte kanë gjetur veten në këtë tekst.

Vera e ka gjetur mes punës dhe pushimeve. Ka përfituar nga ditët e relaksit për të kaluar disa ditë me të fejuarin e saj, që jeton larg Shqipërisë. Por me sa duket, largësia nuk është një problem për çiftin, pasi ashtu si vetë këngëtarja shprehet, kjo e ka forcuar lidhjen e tyre. Me koleget ka marrëdhënie shumë të mira, megjithatë, miket e saj më të mira mbeten tri motrat e Ertilës.

Kënga saj më e fundit titullohet "Ajo që ke" është pritur mirë deri më tani, pasi dëgjohet shumë në radio e lokale. Ajo shprehet për këngën: Shumë mikesha të miat të cilat kanë një histori të dhimbshme, më kanë shprehur se gjejnë veten te kjo këngë. Ndonjëherë s'ka nevojë të jetë një baladë që të të sjellë ndërmend historinë e dashurisë. Edhe jashtë, këngët ritmike ose hip¬hop kanë në thelb dashurinë.

Ajo është femër shumë sensuale dhe ndjehet e tillë. Ertila ka dhënë intervistë edhe më pare për Radio Ejani me gazetaren Eda Merepeza.

Ertila shprehet me plot vetbesim në shumë intervista se nuk ka rival,madje thekson se nuk ka një të dytë si ajo. Secili nga këngëtarët ka veçantit e tij dhe nuk besoj se duhet e ndjehem e kërcënuar nga rivalët, shton Ertila. Përveç punës ajo ka gjetur kohë edhe për të kaluar pushime verore së bashku me të fejuarin e saj i cili nuk jeton në Shqipëri. Por kur ajo pyetet mbi këtë marrëdhënie në distancë, ajo nuk heziton të theksojë se distanca nuk e ka lëkundur aspak dashurinë e tyre. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China