PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi i librit në Pekin dhe preferencat e lexuesve
2015-10-08 09:15:00 CRI Komenti juaj Printoni

Panairi i librit në Pekin dhe preferencat e lexuesve

Kompania më e madhe e shitjes online të librave në Kinë ka publikuar raportin e saj të fundit lidhur me Panairin e 22-të Ndërkombëtar të Linrit në Pekin, të zhvilluar ditët e fundit ku thuhet se të rinjtë po fokusohen gjithnjë e më shumë te leximi.

Vëzhgimi i JD. Com bazphet në rritjen e vëllimit të shitjeve online të librave nga viti 2014 deri në gjysmën e vitit 2015. Në krye të librave më të shitur qëndrojnë librat "Princi i vogël" i shkrimtarit francez Antoine de Saint-Exupéry, i ndjekur nga librei "Vajza e vogël" me autor japonezin Tetsuko Kuroyanagi dhe "Shtëpia prej kashte" e kinezit Cao Wenxuan.

Sipas raportit të JD.com 60 % e librave online për fëmijë janë të përzgjedhur nga prindërit e tyre. Studjuesit thonë se në këtë rast prindërit jo vetëm u këshillojnë fëmijëve libra të lexuar më pare prej tyre, por ata i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe gjuhës së zgjedhur të këtyre librave si dhe ngjarjeve emocionuese në përmbajtjen e tyre. Një vend të rëndësishëm në listen e librave më të shitur online zenë dhe ato që kryesisht janë libra trajnimesh në fusha të ndryshme. Kështu në raport theksohet se librat për kalifgrafinë kineze, apo për pikturën zenë 56% të të gjithë librave të trajnimit të shitura online nga JD com.

Krahas 20 librave më të njohur tradicionalë për të rinj në gjuhën kineze shitje ka patur dhe "Koleksioni për 100 mbiemrat më të përhapur në Kinë. Kinezët e lindur në vitet 2000 parapëlqejnë filmat vizatimorë amerikanë dhe europianë, një pjesë e madhe e të cilëve janë dhe libra, që kanë shënuar një numër të madh shitjesh online. Ndër to në raport renditen " Historia Frozen", seritë e "Princeshës Barbie" apo "Poni i vogël".

Sipas Yang Haifeng, manaxher i përgjithshëm i departamentit të librave dhe audiovisual në JD.com, raporti ka për synim të paraqesë referencat e botuesve si dhe ti ndihmojë ata të kuptojnë më mirë trendin e leximit tek të rinjtë. Në të ardhmen JD.com premton se do të jetë më i madh numri i librave online për të rinj dhe fëmijë.

Ai ka thënë për mediat kineze se "me ndikimin e Panairit Ndërkombëtar të Librit shumë botues dhe lexues po i kushtojnë vëmendje Panairit dhe marrin pjesë në të. Kjo veprimtari po bëhet më e madhja e shkëmbimit kulturor si dhe e promovimit të leximit. Për këtë arsye ne vendosëm të botonim raportin e JC.com gjatë zhvillimit të Panairit.

Në panairin e sivjetëm ndërkombëtar të librit në Pekin, si më i madhi i këtij lloji në Kinë morën pjesë 2,270 botues nga 82 vende dhe rajone të botës. Në stendat e Panairit u vendosën 270 mijë botime në një sipërfaqe prej 66 mijë metra katrorë në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve.

Ndër pjesmarrësit në Panairin e sivjetëm 1,305 ishin nga jashtë me një rritje prej 6.3% të tyre nga viti në vit. Në edicionin e sivjetëm anëtar nderi i Panairit ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa për here të pare morën pjesë në panair Serbia, Rumania, Sri Lanka dhe Kazakistani.

Panairi u organizua nga Administrata e Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit si dhe nga Korporata e import-eksporteve të librave e Kinës. Këtë vit në ambjentet e panairit ishte krijuar për here të pare dhe Salla e Fëmijëve ku u ekspozuan mbi 10 mijë libra me vizatime për fëmijë në 13 gjuhë.

Nuk munguan gjatë ditëve të panairit takime me shkrimtarë kinezë veprimtaria "Mbrëmja e shkrimtarëve", "Salloni i letërsisë", shkëmbime të poetëve kino-suedezë, krahas forumit të shkrimtarëve kinezë dhe indianë. Në stendat e ndryshme të panairit lexuesit përveç zgjedhjes së librave paten mundësi të ndiqnin nga afër këto veprimtari letrare. Ndërsa për fëmijët ambjentet e krijuara ishin vërtet magjepsëse, duke sjellë në vëmendjen e tyre mjaft personazhe të librave të njohur, të filmave vizatimorë por dhe duke mos munguar argëtimi, aq i dëshiruar nga vetë fëmijët që nisin aventurën e bukur të leximit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China