PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Teatri i Madh i Harbinit-një mrekulli arkitekturore
2015-10-08 09:12:34 CRI Komenti juaj Printoni

Teatri i Madh i Harbinit-një mrekulli arkitekturore

E vendosur në një peizazh imponues, rrethuar nga natyra e pasur në gjelbërim dhe ujra godina e Harbin Grand Theatre (Teatrit të Madh të Harbinit) në provincën verilindore të Kinës Heilongjiang është një nga më të veçantat jo vetëm në Kinë, por edhe në botë.

Kjo qendër arti e qytetit të Harbinit ndodhet në veri të lumit Songhua. Projekti është zbatuar në një sipërfaaqe prej 1.8 kilometër katrorë me një sipërfaqe ndërtimi prej 79 mijë metra katrorë. Kjo ndërtesë madhështore ndodhet në pjesën veriore të Ishullit të Diellit (Sun Island), që është një zone natyrore në veri të qytetit Harbin.

Në shkurt të vitit 2010, firma e arkitektëve MAD fitoi tenderin për projektin e qendrës kulturore të ishullit.

Me ndikim nga kultura kineze dhe ruse, Harbini njihet si kryeqendra muzikore e veriut të Kinës. Ndryshe nga qendrat e tjera kulturore që zakonisht ndodhen në qendër të qyteteve të mëdha, Harbin Grand Theater duket si një vazhdimësi e shpirtit human të këtij qyteti.

Bashkë me ndërtesa të tjera si Harbin Labor Recreation Center, Harbin Great Square dhe the Wetland Park edhe ndërtesa e re qendrës kulturore krijojnë zonën kulturore të këtij qyteti, të integruar në mjedisin e mrekullueshëm natyror. I rrethuar nga lumenj, Ishulli i Kulturësgjatë dimrit ndryshon tërësisht pamjen e tij pasi temperaturat në Harbin shkojnë nën 0 gradë dhe lumi Songhua ngrin. Pamja e kompleksit arkitekturor i ngjan një përralle dimri.

Qendra Kulturore ku përgfshihet dhe godina e Teatrit ka shumë hyrje për publikun dhe i jep asaj edhe më shumë madhështi në pamje por dhe prakticitet në funksionim.

Kjo godinë është konceptuar nga arkitektët si shumëfunksionale. Përveç interierit të saj ku ndodhet salla e shfaqjeve por edhe hapësira të tjera për publikun dhe stafin apo artistët në kulmin e saj ofron një pamje magjepsëse dhe të duket vetja sikur je ngjitur në lartësinë e një mali.

Kjo godinë kaq e veçantë duket sikur ndjek vetë ritmin e natyrës përreth. Ndërtesa ka dhe elemente të bardha alumini që përshtatet mjaft harmonishëm me dizenjimin e saj dhe që gjatë verës apo pranverës I japing nuancat e akullit apo të dëborës. Pjesa e sipërme prej xhami e ndërtesës shfrytëqon për ndriçim dritën natyrore, duke u kthyer në mbrëmje në një pamje të mrekullueshme të qiellit të ndriçuar nga yjet dhe hëna.

Ndërsa gjatë ditës nevoja e ambjenteve të brendëshme për ndriçim realizohet nga energjia e ruajtur nga efektet special. Godina e Grand Theater është krijuar nga dy hapësira teatrore. Në hapësirën e madhe mund të qëndrojë një public prej 1600 vetësh dhe ka një galeri prej dy katesh. Ndërsa në brendësi të kësaj salle të veshur me dru akustika është mjaft e mirë për shfaqjet e ndryshme. Veshja drusore dhe ngjyra e bardhë e mureve të sallës krijojnë atmosferën e veçantë të malit dhe pyllit. Ndërsa skena e kësaj salle teatri është konceptuar jo vetëm për shfaqje të llojit perëndimor por dhe për operan tradicionale kineze. Niveli i akustikës dhe ndriçimit të kësaj salle është ndër më modernët.

Salla e vogël e teatrit përbëhet nga 400 vende dhe do të shërbejë për vënien në skenë të pjesëve më të vogla tratrore apo muzikore, si koncerte me muzikë dhome, pjesë teatri, pjesë operistike etj. Sallat e shfaqjeve janë të pajisura me ekrane të mëdha me pamje të ndryshme që gjatë shfaqjeve konceptohen sipas pjesës që prezantohet për publikun. Këto ekrane të mëdha I japing një pamje shumë profesionale pjesëve teatrore apo operistike që luhen nga trupat në këtë teatër. Këto ekrane krijojnë një hapësirë të madhe dhe japin efekte dramatike për Grand Theater.

Qendra e artit i shërben kulturës dhe artit të këtij qyteti dhe promovimit të saj. Ndërkohë një liqen artificial ndal godinën e Grand Theater me Qendrën e Kulturës dhe të Arteve, të ndërtuar sipas konceptit budist të zbrazëtirës. Në afërsi të urës që lidh dy ndërtesat vizitorët mund të arrijnë në Labor Recreation Center. Kjo ndërtesë zë një sipërfaqe prej 41 mijë metra katrorë dhe konsiderohet si pjesë përbërëse e Grand Theater. Ndër funksionet e saj përfshihen sallat për trajnimin e stafit, sallat e konferencave, të formimin kulturor, sallat e ekspozitave, hotele si dhe një hapësirë kateringu.

Të gjitha pjesët e këtij kompleksi modern arkitekturor janë në funksion të vizitorëve dhe shkurtojnë distancën midis njeriut dhe natyrës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China