20150926CultureBeatPj2 |
Ky është një grup i përbërë vetëm nga vajza. Ata janë kineze dhe grupi mori emrin "12 girls band" pasi aq ishte numri i antareve para audicionit të së trembëdhjetës. 12 vajzat përdorin vegla muzikore tradicionale kineze për të luajtur si muzikën kineze edhe atë perendimore. Ky grup i këndshëm vajzash u formua më 18 qershor të vitit 2001, vajzat u përzgjodhën nga 4000 konkurent. Secila nga femrat është e trajnuar në mënyrën klasike dhe me kujdes të veçantë. Për krijimin e grupit pati shumë diskutime mes konservatoreve të ndryshme të Kinës pasi Wang Xiao-Jing pati idenë për të krijuar një grup të përbërë nga 12 vajza. Në mitologjinë kineze janë 12 karficat që përfaqësojnë natyrën femërore. Për projektin e ri vajzat u frymëzuan nga arti i Yue Fang, i asamblesë së luajtuar në Tang Dynasty gjatë viteve 618 deri në 907pas krishtit.
Grupi debutoi kompozimin e tyre modern me vegla muzikore të vjetra tradicionale kineze në Kinë dhe Japoni në vitin 2003. Albumi i tyre kryesoj listat muzikore të Japonisë për 30 javë me albumin e tyre të titulluar "Eastern Energy," i lançuar në Amerikën e Veriut në 2004-ën.
Versioni i koverit të këtij albummi u promovua në koopertinat Coldplay's "Clocks" dhe Enya's "Only Time" përfshirë një komerçialitet masiv televiziv.
Vajzat përdorin vegla të ndryshme tradicionale kineze si erhu , pipa , guzheng , yangqin, dizi, dhe xiao. Në raste të rralla ata përdorin edhe duxianqin (vegël me një tel) dhe hulusi.
Në korrik të 2003-shit, albumi i tyre i parë në Japoni Beautiful Energy, arriti majat e J-pop chart. Ata fituan Japan Gold Disc Award në vitin 2004.
Grupi i përbërë nga 12 vajzat në 2004-ën ishin në një turne në SHBA të titulluar Miracles tour dhe sërish në 2005-ën.
Në korrik të 2007-ës 12 vajzat performuan në Chinese leg të Live Earth në Shanghai, ku u shoqëruan nga këngëtarja meksikane Lila Downs.
Sopranoja italiane Giorgia Fumanti performoi së bashku me grupin në tetor dhe nëntor të vitit 2007, në turin e tyre në Amerikën e veriut. Gjatë turit, ato performuan në pjesën perendimore, lindore dhe pjesën bregdetare të SHBA-së si dhe në Kanada.
Disa nga albumet e tyre janë:
• Meili Yinyuehui 魅力音乐会 (CD, 2001 - limited Press) - Original Debut CD
• Joshi Juni Gakubou - Beautiful Energy (CD and DVD, 2003) - first Japanese album
• Kikou - Shining Energy - (CD and DVD, 2004) - second Japanese album
• Eastern Energy (CD and DVD, 2004) - first USA album
• Tonkou - Romantic Energy- (CD and DVD, 2005)
• Romantic Energy (CD and DVD, 2005) - published in the US (Raela Hafizi)